Forumi Horizont Gjithsej 63 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 23 » ... E fundit »
Trego 63 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arsimi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=17)
-- Islami Pranohet si Fe Zyrtare ne Evrope (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6471)


Postuar nga ENISS datë 11 Janar 2005 - 01:53:

Citim:
Po citoj ato që tha informatikan
Ndoshta nuk kane shume lidhje, por as pergjigja jote nuk ka lidhje me pyetjen. Nese jo, a mund te na thoni perse? Ndoshta pergjigja eshte e qarte si drita e diellit, prandaj dhe njerezit nuk denjojne te pergjigjen.
...
Po sikur futja e Kuranit ne shkolle do te vendosej pas disa vitesh si nje kusht i BE-se per pranimin e Shqiperise, cfare qendrimi duhet te mbanim? A duhet te zbatonim parimin: nga fryn era kthen veriu? Apo me mire te zbatonim parimin: ne hame bar por parimet nuk i dorezojme? (Dmth per hir te parimeve ne mund te behemi dhe vegjetariane).



O informaticien*, problemi eshte se jo gjithmone mund te marresh pergjigje kur nuk je i qarte per cfare pyet. Nese te dukej se pergjigja ime eshte pa lidhje me temen, aty ne pyetjen tende per te cilen e ke hapur kete teme, nuk je i qarte dhe madje ca kontradiktor. Njerezit qartesohen mbi ate qe do te thuash, dhe pergjigjen, qe mos harxhojne fryme e kohe kot.

Sa per hipotezen mbi kushtin e BE-se per studimin e Kuranit ne shkolla, atehere une do te thoja se ne momentin qe shkruaj kete mesazh mendoj, se
me gjithe perespektiven pozitive qe na ofron BE-ja ne, me mire te hame bar dhe ti permbahemi parimeve.
Besoj se kjo persiper eshte pergjigja ime.
Une po ngre nje tjeter hipoteze dhe do te doja t'iu vija ne pozita te njejta. Atehere ngre nje hipoteze, qe deri diku mund te jete e tille.
Nese per BE eshte ca problem nese shoqeria e nje shteti eshte praktikante e fese muslymane me thuaj ke parim do te mbanit ju nese BE do te veshtiresonte futjen tone e do e vinte kriter Jo studimin e Kuranit ne shkolla dhe te na cilesonte nje shoqeri praktikante te muslymanizmit dhe te na veshtiresonte te bashkoheshim me ta ?

Pershendetje


  Gjithsej 63 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 23 » ... E fundit »
Trego 63 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.