Forumi Horizont Gjithsej 16 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 »
Trego 16 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga bota (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=306)
-- si e mendoni politiken e jashtme te SHBA-ve ne presidencen e dyte Bush (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7338)


Postuar nga Klodel datë 05 Shkurt 2005 - 01:04:

Irani - objekti tjeter i nje lufte te mundshme?

Sekretarja amerikane e shtetit, Kondoliza Rajs filloi turneun njëjavor në Evropë mbërriti në Evropë me fjalë te forta kundër Iranit. Vetëm një ditë pasi Presideti Bush i angazhua të vazhdojë bashkëpunimin me aleatët Evropianë për të bindur Iranin të heqë dorë nga programi i tij bërthamor, Rajs tha se Uashingtoni nuk do të pranojë kërkesat për të marrë pjesë në diplomacinë evropiane me Iranin. Ajo kritikoi rekordin e të drejtave humanitare ne Iran duke thenë se mullahët e pazgjedhur të Teheranit, janë të këqinj për popullin e Iranit dhe rajonin.
Sekretarja amerikane e Shtetit Rajs i bëri komentet gjatë rrugës për në Londër në fillim të udhëtimit të saj të parë në këtë post. Washington Posti dhe Nju Jork Times cituan Rajs të ketë thënë se Uashingtoni do vazhdojë të qëndrojë jashtë iniciativës diplomatike të Francës Gjermanisë dhe Britanisë për të bindur Iranin që të heqë dorë nga ambicjet e zhvillimit të armëve bërthamore.

komentet e saj u bënë pasi presidenti Bush, në fjalimin e tij drejtuar kombit shprehu mbështetjen e SHBA-ve për këtë iniciativë evropiane.

Dhe ndërsa intensifikohet retorika amerikane për Iranin, analistët përpiqen të deshifrojnë se cilat janë qëllimet finale të Uashingtonit.
Presidenti amerikan Xhorxh Bush ka refuzuar kohët e fundit mënjanimin opsionit të përdorimit të forcës për neutralizimin e objekteve Iraniane të dzshuara për zhvillimin e armëve bërthamore, ndërkohë që Irani mohon këtë lloj aktiviteti.
Sot pas takimit me Kryeministrin Britanik Toni Bler, rajs tha se SHBA-të në këtë pikë nuk janë duke konsideruar mundësinë e një sulmi ushtarak.
Çështja thjesht nuk është në këtë moment në agjendë. E dini që kemi mjete diplomatike për ta realizar këtë. Irani nuk ështe imun ndaj ndryshimeve që po ndodhin në rajon.
Analistët ende e shohin politikën amerikane ndaj Iranit si të mjegullt, megjithatë janë dakort lidhur me faktin se ka zyrtarë të lartë në Uashington, të cilët sulmet ajrore strategjike ndaj objekteve bërthamore iraniane i shohin si opsionin e tyre të preferuar.
Rajs në një konferencë për shtyp pas takimeve që zhvilloi në Londër, foli për Irakun, Lindjen e Mesme dhe problemet me Iranin, për zgjidhjen e të cilave tha se Shtetet e Bashkuara po përdorin shumë mjete diplomatike.
"Prospekti i armëve nukleare të Iranit është shumë destabilizues për fqinjët e Iranit dhe për arsye shumë të mëdha edhe për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Pikërisht për këtë, mendoj se tani kemi një konsensus të fuqishëm ndërkombëtar se Irani nuk duhet lejuar të vazhdojë në këtë rrugë" .

Marre nga RFE/RL


  Gjithsej 16 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 »
Trego 16 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.