Forumi Horizont Gjithsej 64 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 23 » ... E fundit »
Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkivi i Politikes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=322)
-- Perse Greqia urren Sali Berishen? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8622)


Postuar nga Fajtori datë 17 Qershor 2005 - 06:35:

Teper sentimentalizem dhe pak fakte.

Ilirus qe ka publikuar ate lajm eshte i njejti miku im qe ka publikuar dhe lajmin "Greket helmojne ushqimet ne Shqiperi". Merret gjithe kohes me aspektet greke dhe mundohet te publikoje lajme anti-greke.

Se dyti, nese do kishe lexuar qofte edhe nje liber te shkurter mbi marrdheniet nderkombetare do kuptoje se nuk bazohen tek sentimentet e dhunes. Ambasadori grek thjesht nuk duhet te nderhyje ne politiken e brendshme dhe nese e ben qeveria jone duhet te protestoje per nderyrjen. Ki parasysh qe ambasadori amerikan nderhyn shume me teper ne politiken shqiptare, madje dikur merrte pjese ne mitingjet e PD-se, por kjo nuk vihet re. Shikohen vetem gjerat qe kane te bejne me greket. Sidoqofte, pavaresisht se fantazite e urrejtjes cojne tek atentati me arme, politikanet jane me civile dhe gjejne rruge shume me konstruktive sesa vrasja per zgjidhjen e problemit. Nese ke rezerva merru me politikanet tane dhe jo me ambasadorin i cili si diplomat nuk ka pse te komunikoje me nje emigrant qe lufton greket.

Nese nuk eshte per shpirt te grekut per cfare rrijne shqiptaret ne Greqi? Per ndonje shpirt hyjnor? Aq me teper qe tani Greqia eshte ne krize ekonomike dhe emigrantet shqiptare vetem sa i prishin pune. Pse duhet kerkuar komploti ne nje fakt shume te thjeshte: Mijera familje shqiptare hane buke ne saje te emigranteve ne Greqi. Nese une jam Greqia dhe dikush sillet me mua sic po sillemi ne kete teme une do i ktheja te gjithe ne vendlindje. Dhe kjo do ndodhe nese politika shqiptare pas 3 korrikut eshte e tille.

E fundit. Eshte e kote te veme epitete maskilistesh per sjellje normale sic jane takimet nderkombetare. Nese greket rrijne si pula te lagura shqiptaret rrijne si gjela te rrjepur (me vjen ne mend tema Kaposhi im i fares). Kane mijera familje qe rrojne ne saje te emigranteve dhe mbjellin urrejtje per fqinjet. Ne gjuhen popullore kesaj i thone bukeshkale. Do doja vertet te ktheheshin ata 400 mije shqiptare me force ne kufi vetem qe te kuptoje sesa kollaj do fillonte lufta ne ballkan dhe sesa e humbur do ishte Shqiperia. Por eshte gjynah te ndodhin gjera te tilla vetem per te kuptuar se urrejta sjell dhune dhe Greqia eshte e gatshme ta ktheje kusurin. Si gjithmone shqiptaret i kuptojne gjerat pasi kane ndodhur, sic ishte 1997, qe sado me ndihmen greke ishte populli shqiptar aktori kryesor, duke filluar nga Berisha e duke mbaruar tek Zani.


  Gjithsej 64 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 23 » ... E fundit »
Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.