Forumi Horizont Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 23 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)

Postuar nga AngelDevil datë 19 Shtator 2009 - 14:04:

Shif se Pangos ajo i shkoj ne shtepi deri diku nuk kishte faj ai dhe aq me shume kur ajo ishte ish dashnorja e vet kur kerkojme moral duhet te sillemi e te moralshem e fiksi e gazetarja e leshit ne kete rast jane sjelle vete te pamoralshem.

Postuar nga BIONDIA datë 02 Tetor 2009 - 22:19:

Drogohej, rrihte burrin e vjehrrën, dhe më pas kërkon divorcin!
ENTELA RESULI | 02/10/2009 | Kuriozitete |

Kishim dëgjuar që burri të ushtronte dhunë mbi gruan. Po të kundërtën? Që gruaja të ushtrojë dhunë mbi burrin dhe më pas të kërkojë divorc..., rrallë mund të na ketë rënë në vesh. Ka filluar bukur, si nëpër filma, por ka përfunduar trishtuar, gjithashtu si nëpër filma. Një histori dashurie, që pa mbushur ende 7 vjet nga kurorëzimi i saj, është përplasur në dyert e organit gjykues, për ti dhënë fund martesës së çiftit. Por këtë herë jo si gjithë të tjerat. Në një vendim të regjistruar në çështjet civile të Gjykatës së Tiranës, me gjyqtare Elona Gjokën, padia ka për objekt; zgjidhje martese. Këtu historia devijon nga rrjedha e zakonshme. Personi që ka ngritur padinë është gruaja, e cila ka mbaruar studimet e larta për rusisht. A. K 36 vjeç, e lindur në qytetin e Kuçovës dhe banuese në Tiranë dhe i paditur është bashkëshorti i saj, N.K 33 vjeç.
Sipas rrëfimeve të çiftit, kjo martesë ka ardhur si pasojë e një lidhjeje të fortë dashurie mes tyre. Vitet e para të njohjes kanë ecur shumë mirë. Në vitin 2002, ata vendosin ta certifikojnë marrëdhënien e tyre, duke u celebruar në kryeqytet. Por, shumë shpejt, asgjë nuk po shkonte siç ata e kishin menduar. Në seancat gjyqësore, pretendimet e secilës palë për njeri-tjetrin janë të ndryshme. 36 vjeçarja A.K. pohon se: ish-bashkëshorti i saj është njeri i dobët, depresiv dhe nuk punon. Largimi në Greqi dhe më pas ardhja në Shqipëri, gjendja e vështirë ekonomike, kanë ndikuar në mosmarrëveshjet e vazhdueshme të çiftit në fjalë. Ndërsa, nga ana tjetër, bashkëshorti i saj ka një argument krejt ndryshe. Ai pohon se, gruaja e tij ka pasur probleme të rënda me lëndën narkotike, duke qene e varur vazhdimisht nga droga. Droga për këtë çift ka qenë prezente që në fillimet e njohjes së tyre. Nuk kishin kaluar shumë kohë nga martesa, dhe gruaja filloi të shfaqë shenjat e drogimit të saj, ishte e dhunshme dhe agresive. Shante e fyente me fjalë të paimagjinueshme, jo vetëm partnerin, por edhe nënën e tij (vjehrrën). Gjatë këtyre krizave, ajo nuk ka kursyer as të "rrahurën" ndaj bashkëshortit të saj dhe vjehrrës. Krahë në këtë rrugë, i janë bërë edhe familjarët e saj, të cilët e kanë mbështetur dhe në bashkëpunim me ta, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortit.

Postuar nga Deb* datë 02 Tetor 2009 - 22:27:

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA

Wow! Te pakten e kuptoi gabimin dhe po e le te lire burrin. Kurse burrat qe i dhunojne femrat me mire i vrasin se i divorcojne.

Postuar nga Deb* datë 02 Tetor 2009 - 22:29:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Shif se Pangos ajo i shkoj ne shtepi deri diku nuk kishte faj ai dhe aq me shume kur ajo ishte ish dashnorja e vet kur kerkojme moral duhet te sillemi e te moralshem e fiksi e gazetarja e leshit ne kete rast jane sjelle vete te pamoralshem.

Epo vetem nje e pamoralshme mund ta bente ate mi Angel.

I duhej dhene nje mesim i mire jo vetem atij, por te gjitheve atyre qe shfrytezojne postin per te tilla gjera.

Postuar nga Mon Cherry datë 02 Tetor 2009 - 22:33:

grua ta marrsha

Postuar nga Roi datë 04 Tetor 2009 - 20:17:

Me pak privilegje per deputetet.
U hiqen makinat shteterore,kompesohen vetem me leket e naftes !

Ligjvënësit e djathtë dhe të majtë aprovojnë vendimin e qeverisë për heqjen e automjeteve për deputetët, por paralelisht me këtë demokratët skedojnë kërkesat mbi të cilat duhet të zbatohet ky vendim, ndërsa socialistët hedhin dyshimet e para se çfarë fshihet vërtet pas këtij vendimi. Ish-ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, tashmë deputet i Qarkut të Dibrës, Jemin Gjana, mbështet vendimin për heqjen e makinave, por nga ana tjetër kërkon që të gjithë deputetët të mos trajtohen njësoj. "Çmoj se oferta e një pagese të caktuar, në rastin e deputetëve duhet të jetë e diferencuar. Një deputet i Tiranës, nuk mund të krahasohet njësoj me atë të Kukësit. Distanca dhe koha, duhet të bëjë edhe diferencën e bonusit mes deputetëve të Tiranës dhe atyre të rretheve", tha Gjana. Deputeti Gjana thekson se vendimi për heqjen e automjeteve është lançuar përpara zgjedhjeve dhe të gjitha kandidatët për deputetë në listat e PD-së kanë qenë të informuar mbi këtë nismë që do të merrte qeveria e ardhshme. "Duke iu referuar kësaj, mendoj se nga pikëpamja morale, gjithçka është OK", tha Gjana. Por, kampi i majtë, me gjithë aprovimin tregohet më skeptik. Deputeti socialist, Sajmir Tahiri, pohon se megjithëse nuk e ka lexuar vendimin e qeverisë, ky propozim të çon edhe në dyshime. "Në pamje të parë, heqja e makinave për zyrtarët është diçka e mirë nëse shtrihet vertikalisht nga zyrtari më i parë tek ai më i fundit. Ajo që më bën të dyshoj është se kjo mund të jetë një tentativë për të penguar deputetët socialistë për të takuar elektoratin", shprehet Tahiri. Deputeti socialist propozon gjithashtu se do të ishte më mirë që paratë e buxhetit të Kuvendit të përdoreshin më mirë për ekspertizë apo për studime shkencore të ligjvënësve, sesa të shpenzohen para për lukse deputetësh. "Mendoj se më mirë, duhet që buxheti i Kuvendit të shtohej për ekspertizë, apo për studime shkencore sesa për naftë dhe shoferë", tha Tahiri. Projektligji i Ministrisë së Financave prek jo vetëm deputetët, por edhe zv/ministrat e kabinetit "Berisha". Ish-zëvendësministri i Brendshëm, aktualisht deputet i Tiranës nën siglën e PD-së, Gent Strazimiri, thotë se "makina nuk është e vetmja mënyrë për t‘u siguruar deputetëve dhe zv/ministrave transportin. Ka edhe mënyra të tjera si kjo që është përcaktuar nga qeveria". Deputeti Strazimiri e cilëson të drejtë vendimin për heqjen e makinave dhe qëndrimit të tij i bashkëngjitet edhe një tjetër demokrat dhe ish-ministër i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Viktor Gumi. Sipas Gumit, ky është një vendim i drejtë dhe nuk prek aspak statusin e deputetit. Në relacionin e përgatitur nga Ministria e Financave sqarohet se do të jenë të pajisur me automjete vetëm, Presidenti, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, ministrat, kryetari i opozitës, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, drejtori i Policisë së shtetit, drejtori i Shërbimit Informativ dhe krerët e institucioneve kushtetuese. Kryeministri Berisha, duke prezantuar këtë nismë të re të qeverisë, vlerësoi se projektligji vendos standarde të reja në shërbimin e transportit të zyrtarëve dhe funksionarëve të shtetit. Premtimit të fushatës, se do të zhvishte zyrtarët nga privilegjet e transportit, Kryeministri Berisha i ka dhënë formë të prerë në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave. Deputetët, zv/ministrat, dhe të gjithë drejtuesit e lartë të administratës shtetërore nuk do të lëvizin më me automjete të paguara nga shteti, por do të marrin para në dorë për të paguar naftën.

Gazeta Shqip

Postuar nga Tulipani datë 05 Tetor 2009 - 03:41:

Jam une keqdashese apo kete vendim e shikoj si nje input per ta filluar legjislacionin e ri me nje uri me te madhe per korrupsion? Cili nga deputetet e rinj akoma me keq ata te vjetrit do ti pelqeje mos te kete me ato privilegje e meparshme? Besoj asnjeri! Qe keshtu i bie te veterregullohen kuptohet pa futur doren ne xhepin e tyre. Ne ne Shqiperi keshtu i interpretojme gjerat.

Postuar nga BIONDIA datë 16 Tetor 2009 - 18:05:

TIRANË - Diplomatja suedeze në Shqipëri, Elisabet Stamm, përfaqësuese e shtetit që kryeson BE-në ka deklaruar se Shqipëria nuk përfitoi liberalizim vizash vetëm se ka popullsi myslimane. Ajo shpreson se BE do ta bëjë këtë gjë për Shqipërinë në vitin 2010. Ajo edhe një herë jep qëndrimin e Suedisë, se vendi ynë nuk përfiton regjim vizash gjatë presidencës suedeze që përfundon në dhjetor 2009, ndërsa dihet tashmë se vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, me përjashtim Bosnjes, në janar 2010, udhëtojnë Shengen nëpër Europë.
Stamm ka qenë sot e ftuar në një konferencë për integrimin e Ballkanin Perëndimor organizuar nga Forumi për Demokraci, ku edhe u shpreh: "Heqja e vizave nuk është e mundur gjatë presidencës suedeze, por mendojmë se në vitin 2010 kjo mund të bëhet".
E pyetur se nëse plotëson kushtet brenga vitit 2010, a mund të përfitojë Shqipëria, ajo tha se "nuk besoj se Bashkimi Evropian do ta refuzojë një kërkesë të tillë për Shqipërinë edhe pse Shqipëria është paragjykuar deri tani për faktin se është popullsi myslimane". Stamm shprehu edhe mendimin e saj në lidhje me këtë çështje, se të gjithë myslimanët që jetojnë në vendet e Ballkanit, duhet të trajtohen njësoj si të tjerët.

Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 16 Tetor 2009 - 18:14:

Nese ajo eshte shprehur kshu ne kete menyre ,nuk shohe rrolin e saj si Diplomate ....Cfare duhet te bejme te kthejme Shqiptaret ,po kthehen emrat nuk i ven me si dikur ,te gjithe jan me pashaporta te huaj ,me leje qendrime ne Europe ,cfare duhet ti bejme ,un mendoj se ne Europa sna ka dashur dhe sdo na doje ndo nje here ......Dhe ajo eshte e lodhur me Shqiperine reformat krimi vjedhjet e prones private ,jemi shume mbrapa si shtet ,demshperblimi , ngujimet e familjeve , mbrapa shume.....Nejse lejoheni te punoj i qete dhe kete 4 vjecar z.Berisha sepse me ate popull duhet shume vullnett te len pushken ne faqe ,eshte i cik popull dallkauk

Postuar nga Roi datë 17 Tetor 2009 - 01:32:

Ne kemi enderr akoma nje cope vize,ndersa Kroacia,sipas deklaratave te fundit te zyrtarve te Brukselit,,brenda 2010 do jete pjese e Bashkimit Europian !!!

Ehhh,me duket se iki kot Jolly Saliut me ligjin e tij tragjiko-komik .... martesat midis homove !!! Edhe ku...ne Shqiperi !!
Mendoi se do i befasonte te tere ne Evrope dhe se do ja fuste ballkanasve te tjere....donte ti parakalonte ne kthese thjesht sepse donte martonte gay-t me njeri-tjetrin,po e bukura eshte se asnje homo (person fizik apo shoqate) s'ka dal ne Shqiperi te kerkoje ndonje gje te tille ! Nderkohe qe shoqatat e gay-ve ne vende te tjera kane dekada qe perpiqen,kerkojne e enderrojne nje ligj te ketij lloji !! Epo ke pare kshu ti..politike persembrapthi !! Te jep tjetri ate qe ti s'i kerkon,e te ndalon ate qe i kerkon !!

Sa njeri i ceket qe eshte i shkreti ! Kushedi ca brockulle do nxjerri tani,merret vesh ca ligji absurd eshte duke pergatitur...se normale rrugen e drejtperdrejte per ne Be nuk eshte i zoti ta ndjeki !!

  Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 23 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.