Forumi Horizont Gjithsej 20 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 »
Trego 194 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Informatikë & Programim (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=112)
-- Te rejat me te fundit , mbi informatiken. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16512)


Postuar nga Piktor datë 02 Gusht 2011 - 01:09:

Eee pune e lehte ju duket ju por ata te acer me derguan nje link dhe njezet keshilla nqs do e nderroja ne menyre manuale dhe duhet te pakten nje jave per te arritur rrezultate te sigurta, duke i matur temperaturen here pas here cpu.
Keta ftohesit me uje gjenden neper dyqane apo online?
E forte kjo sepse me kujtoi vespen qe kisha me ftohje me ajer.


Postuar nga Fajtori datë 02 Gusht 2011 - 08:14:

Nuk ka cte duhet ftohja me uje. Perdoret vetem kur ben overclocking ose kur procesori ka probleme me nxehtesine. Plus qe jane te veshtire per tu instaluar. Merr nje te thjeshte me ajer dhe instaloje vete. Por para se ti futesh punes bej nje kerkim per llojin e procesorit (mos ka njeri qe ankohet se nxehet). Instalimi me uje mund te jete sidoqofte i pamundur sepse shume kompjutera s'kane hapesire brenda per te futur pompa e ventilatore shtese.

Nderkohe mos e perdor ate kompjuter se eshte ne rrezik. Nese vertet te duket veshtire instalimi ventilatorit, coje gjekundi, jepi 20 euro + cmimin e ventilatorit. Instalimi nuk do me shume se 20 min pune edhe kur je amator, po te pakten kursen kohen qe do studjoje online si hapet e si futet radatori.


Postuar nga Piktor datë 02 Gusht 2011 - 23:41:

E ndreqa. shkova dhe bleva nje plastike te verdhe qe kishte dy kapse qe mban te fiksuar ventilatorin me gjithe radiator mbi cpu.

Me keshilluan ta mbaj me kapak hapur te pakten per nje jave.


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datë 06 Gusht 2011 - 13:34:

Shume mire duket. Tani mjafton ta mbash te paster se pluhuri eshte armiku nr.1.

Pluhuri mund te shkaktoje xhoko ne aksin e elektromotorrit te ventilatorit dhe vibrimet e shumta cojne ne thyerjen, carjen apo krisjen e skeletit te tij. A'm'kuptove?


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datë 20 Gusht 2011 - 22:47:

Google bleu Motorola Mobility ndersa HP hoqi dore nga linja e WebOS. Kush eshte ne USA mund te kapi ende ndonje oferte nga HP WebOS Tablet per 100$ + sh&p charges.


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datë 25 Gusht 2011 - 14:36:

Steve Jobs heq dore nga Apple CEO...


Postuar nga BIONDIA datë 25 Gusht 2011 - 15:56:

Citim:
Po citoj ato që tha Lord_Of_The_Strings
Steve Jobs heq dore nga Apple CEO...


e pra gjynah sa keq me erdhi kur e pashe te dobsuar aq shume po degjova se do e merrte ne dore krahu i djathte i tij .


Postuar nga Fajtori datë 25 Gusht 2011 - 21:52:

Ky eshte ai tipi qe e la njehere Apple-in dhe firma vajti me koke poshte? Po el e per here te dyte tani?


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datë 25 Gusht 2011 - 22:08:

Aksionet e Apple e pesuan nje renie te lehte mbrem dhe sot u hapen serish me nje minus te vogel...


Postuar nga Admirali datë 26 Gusht 2011 - 00:08:

Post Hmmm

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Ky eshte ai tipi qe e la njehere Apple-in dhe firma vajti me koke poshte? Po el e per here te dyte tani?


Realiteti eshte se nuk e la Steve Jobs, por e shkarkoi bordi drejtues i Apple ne 1985.


  Gjithsej 20 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 »
Trego 194 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.