Forumi Horizont | Gjithsej 43 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 23 » ... E fundit » Trego 422 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Leter e hapur dhe disa pytje drejtuar Janullatosit . (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8824)
Nuk duket as nji nga sahanlpirsit e janullit ktu me shkru....
merren me gjona tvogla si çilimijt.....
Kryepeshkopi grek ndez minoritarët
Deklarata e kreut të kishës ortodokse greke në meshë në Athinë: Të kthehemi nga Vorio Epiri
Kryepeshkopi grek ndez minoritarët
“Qeveria greke të japë pensionin për minoritarët në Shqipëri”
Marko Caka / Athine
Numri një i Kishës Ortodokse greke, Kristodhulos akuzoi dje autoritetet në Tiranën zyrtare dhe qeverinë greke për mosmarrjen në konsideratë të minoritetit grek në Shqipëri dhe shkeljes së të drejtave të minoritarëve.
Kreu i Kishës Ortodokse greke u bëri të qartë autoriteteve zyrtare greke se minoriteti grek në Shqipëri duhet të mbetet në këtë vend, sepse përndryshe, askush në Shqipëri nuk do të flasë më për Vorio Epir nëse nuk ata nuk do të jenë atje për të ngritur flamurin grek. Sipas tij, qeveria greke duhet të rikthejë në vëmendjen e saj dhënien e pensionit prej 300 eurosh në muaj për minoritarët grekë që janë në Shqipëri, për të mbajtur gjallë Vorio Epirin.
“Kur Shqipëria dhe Vorio Epiri rënkonin poshtë thundrës së diktatorit Hoxha të gjithë ne flisnim për Vorio Epirin. Tani që jemi të lirë, trembemi se kemi harruar Epirin e Veriut dhe nuk flasim më as për Epirin e Veriut dhe as për Maqedoninë. Dikur, diçka mori rrugë të bëhej por çdo gjë mbeti vetëm në fjalë dhe njerëzit u përçanë” tha dy ditë më parë kryepeshkopi grek Kristodhulos gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë nga televizioni shtetëror grek në një meshë në Katedralen e Athinës.
Sipas tij, minoriteti grek duhet të qëndrojë në Vorio Epir sepse “përndryshe nuk do të mbesë asnjë që të mbajë flamurin grek”. Sikurse deklaroi dhe vetë, fjalimi i tij i drejtohej vetëm minoritarëve që janë të tiranizuar nga shteti shqiptar.
Por kryepeshkopi grek Kristodhullos, veç autoriteteve shqiptare ka sulmuar dhe qeverisjen greke, e cila sipas tij, nuk po i ndihmon aspak minoritarët grek të Shqipërisë në përfitimet e të drejtave të tyre. “Eshtë e papranueshme që në këtë kohë demokratike, të shkelen të drejtat e minoritarëve në Vorio Epir” tha ai. Kryepeshkopi ka cilësuar si të kundërligjshme edhe ndërprerjen e pensioneve ndaj të moshuarve minoritarë nga ana e qeverisë greke. Deri më tani, dihet publikisht se qeveria greke ka mëse 15 vjet që për të moshuarit minoritarë ka akorduar një pension rreth 300 euro në muaj. Por nëse ata qëndrojnë në Shqipëri, e humbasin këtë të drejtë. “Minoritarët i duam kur janë të famshëm dhe atëherë kur kërkojnë lirinë dhe të drejtat e tyre. Ndërsa kur është për t’u paguar për të drejtën e tyre, kjo nuk merret parasysh nga shteti grek” tha kreu i kishës ortodokse greke. “Diplomacia mund të vendosë në lëvizje këto probleme, por ajo nuk ka asnjë kuptim kur vorioepirotët fillojnë të largohen për në Greqi dhe nuk qëndron asnjë atje për të mbajtur flamurin grek. Vijnë dhe na ankohen se disa që kanë të drejtë pensioni nga shteti grek nuk mund ta marrin se jetojnë në fshatrat e tyre. Pra çfarë duan këta zyrtarë të qeverisë, që ata të ikin dhe të vijnë këtu në Greqi? Pak mend nuk ka në këtë vend? Pra çfarë doni? Të ikin dhe të braktisin Vorio Epirin?” ishin pyetjet e kryepeshkopit drejtuar zyrtarëve të qeverisë së tij. Akuzat e tij vazhduan edhe ndaj autoriteteve shqiptare. “Të drejtat e minoritetit duhet të garantohen nga ata që duhet t’i garantojnë. Është e papranueshme dhe çmenduri që në këto kohë të demokracisë, të shtypen liritë dhe të drejtat e minoritarëve në Shqipëri” tha ai. Akuzat për autoritetet shqiptare bëhen vetëm dy javë pas deklaratës së presidentit grek Stefanopulos sipas të cilit “rruga e Shqipërisë drejt Evropës është një kusht kur autoritetet shqiptare të përmbushin të drejtat e minoritetit që jetojnë në Shqipëri”.
Gazeta më e madhe greke “Eleftherotipia” deklarata e kryepeshkopit grek dedikuar minoritarëve të Shqipërisë i ka cilësuar si mësime diplomatike nga ana e tij dhe duhet të zgjidhen me forma të tjera.
Papulias: Respektim minoritetit
Presidenti Grek Karolios Papulias tha dje gjatë një darke në Janinë për nder të 93 vjetorit të çlirimit të qytetit nga okupimi turk se Greqia mbështet përpjekjet e Shqipërisë për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian. «Progresi i Shqipërisë drejt BE-së gjithashtu do të varet nga respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri, i cili operon dhe duhet të jetë si një urë bashkëpunimi dhe mirëkuptimi mes dy vendeve» tha dje Papulias lidhur me Shqipërinë. Kjo është një deklaratë e bërë edhe kohë më parë nga Papulias për vendin. Presidenti grek i cili herën e fundit që ka qenë në Shqipëri u “tremb” nga protestat e çamëve tha i mëshon shumë respektimit të të drejtave të minoritetit.
Çeshtja çame, molle sherri
Pas vendimit të dhënë nga gjykata e lartë greke për shitjen e pronave të çamëve në Greqi, kanë reaguar menjehërë shoqatat çame në Shqipëri por edhe zyrtarët e lartë të shtetit shqiptar. Kryeministri Sali Berisha deklaroi se çështja çame nuk mund të mbyllet dhe se ende operon në këtë fushë drejtësia ndërkombëtare. Pas takimit Karamalis Berisha në Athinë, dy kryeministrat patën deklarata të kundërta. Berisha tha se çështja çame do të zgjidhej në bazë të traktatit të miqësisë mes dy vendeve dhe kjo ishte diskutuar në takim. Ndërkohë që qeveria greke e përgënjeshtroi deklaratën dhe thanë se çështja çame nuk ishte bërë objekt bisede në takim.
FLISNI GJERA TE PAPJEKURA
Te dashur patriota.
Me shume hidherim lexoj keto qe ju shkruani ne kete forum persa i perket Kryepiskopit te Shqiperise Prof.Dr Anastas Janullatos.
Nuk mund te kuptoj se perse jeni kaq te verber ne mendjen tuaj.
Une nuk dua te zgjatem shume por vetem dua tju kujtoj ju ate pune qe ai ka bere per vendin tone te dashur Shqiperine dhe per kishen Orthodhokse Shqiptare duke e anetaresuar ate ne komunitetin boteror te kishave, nje gje te celen ai Z.Nikolla Marku dhe as Imzot Fan S.Noli nuk e beri dhe as mundi ta benin dot.
Nuk ia vlen te shajme nje njeri te tille i cili na ka nderuar kudo qe shkon neper bote sepse kur prezantohet nuk thote qe jam grek por thote jam "Kryepeshkopi i Shqiperise" dhe ky fakt per ne perben nje nderim te vecante.
Ju lutem mos i ngaterroni gjerat me politiken.
Te gjitha pyetjet qe behen per te mesa kuptoj une behen nga disa injorante te cilet nuk jam ne mireinformuar dhe do te jete me mire te bejne pyetje per te mesuar dicka sesa pyete tendecioze per te share vetem e vetem se ai eshte grek.
Kryepiskopi Anastas zgjidhet president i Këshillit Botëror të Kishave
(Shekulli)
Kryepiskopi Anastas u zgjodh unanimisht President i Këshillit Botëror të Kishave në mbledhjen e Asamblesë së këtij Këshilli, ku merrnin pjesë rreth 700 delegatë, përfaqësues të 348 Kishave (Orthodhokse, Anglikane, Luterane, Presbiteriane, Metodiste, Reformatore, Baptiste, etj.) nga 120 vende të botës, zhvilluar nga data 14-23 shkurt, në Universitetin Katolik të Porto Alegre në Brazil.
Në këtë Asamble, që pati si temë: “Perëndi, me hirin tënd, transformo botën”, morën pjesë mbi 4.000 veta, përfaqësues të kishave e organizatave të krishtera ekumenike, përfaqësues kishash pa të drejtë vote, të rinj e studentë etj., si dhe përfaqësues të Kishës Katolike, që në 10-vjetët e fundit merr pjesë aktive në takimet e KBK. Kryepiskopi Anastas ishte folësi i ceremonisë së hapjes si dhe kryetari i seancës “Pluraliteti fetar: përqafuar apo refuzuar”.
Asambleja zgjodhi 150 anëtarë të Komitetit Qendror dhe 8 presidentë nga kontinente të ndryshme që do të drejtojnë Këshillin Botëror të Kishave në shtatë vitet e ardhshme. Ata promovojnë lëvizjen ekumenike dhe punën e Këshillit Botëror të Kishave në rajonet nga vijnë.
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, është anëtare e KBK që nga viti 1994. Kryepiskopi Anastas ka qenë që nga viti 1963 anëtar në shumë komisione si “Dialog me njerëz të bindjeve dhe ideologjive të ndryshme fetare”, gjithashtu dhe Kryetar i “Komisionit për Mision dhe Ungjillëzim” të Konferencës Botërore për Mision dhe Ungjillëzim në San Antonio Teksas të Sh.B.A 1989 si dhe shpeshherë referues në aktivitete të rëndësishme të këtij Këshilli.
Temat kryesore që u shqyrtuan në këtë Asamble ishin: Drejtësia ekonomike; Rinia në kapërcimin e dhunës; Uniteti i Kishës; Identiteti i krishterë dhe pluraliteti fetar; Problemi i SIDA-s; Amerika Latine dhe problemet e saj.
Këshilli Botëror i Kishave ka ndihmuar Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë gjatë gjithë procesit të ringritjes së saj nga gërmadhat. Ajo ka financuar programe në fusha të ndryshme, sidomos në atë sociale, nëpërmjet organizmit të vet për emergjencat – ACT, për refugjatët kosovarë, duke ndihmuar në bashkëpunim me Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë rreth 33.000 veta me ushqime, veshje, ilaçe dhe ngritjen e kampeve etj. Këto programe vazhduan edhe pas kthimit të tyre në Kosovë.
Me zgjedhjen në postin e rëndësishëm të Presidentit të KBK të Kryepiskopit të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë Prof. Dr. Anastasit, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, por dhe vendi ynë bëhen tashmë të njohur në të gjitha rangjet kishtare e politike kudo në botë.
Të dhëna përmbledhëse për Asamblenë:
347 kisha anëtare të Këshillit Botëror të Kishave, nga më shumë se 100 shtete (kishat protestanete e orthodhokse, ndërsa Kisha katolike është me stausin e vëzhguesit).
4000 pjesëmarrës në Asamble nga çdo traditë e krishterë. 1200 pjesëmarrës “zyrtarë”, nga të cilët 700 delegatë me të drejtë vote.
1800 pjesëmarrës të organizatave ekumenike, famullive, studentë etj.
Qindra sesione lutjeje, prezantim ekpozitash, shfaqje.
Temat kryesorerejtësia ekonomike; rinia në kapërcimin e dhunës; uniteti i Kishës; identiteti i krishterë dhe pluraliteti fetar; Amerika latine dhe problemet e saj.
Si e paska harrruar problemin e vorjo-epirit a thu e ka zene skleroza qillomandron?
Re: Kryepiskopi Anastas zgjidhet president i Këshillit Botëror të Kishave
Citim:
Po citoj ato që tha unforgiven
(Shekulli)
(Orthodhokse, Anglikane, etj.)
ore mos e shani anastasin se nuk e njifni mire o njerez
I keq per shqiptaret...
Citim:
Po citoj ato që tha lantis
ore mos e shani anastasin se nuk e njifni mire o njerez
Pse valle duhet te kemi nje kryeprift grek kur dihet situata e veshtire midis vendit tone dhe "miqve komshinj"?? Pse nuk paska nje prift te sakte shqiperia keshtu??? Historia na ka mesuar se jemi aq te zotet sa te mund te nxjerrim dicka te mire ne drite ndaj une bashkohem me forumistet patriote qe besojne se Shqiperia eshte e shqipetareve.
Citim:
Po citoj ato që tha lantis
ore mos e shani anastasin se nuk e njifni mire o njerez
Gjithsej 43 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 23 » ... E fundit » Trego 422 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.