Forumi Horizont | Gjithsej 24 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 23 » ... E fundit » Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Ditet e mia pa ty... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10195)
Aha ha ha ha...
Atiola fajin nuk e ke ti, te terheq shpirti i bukur, dashurohu sa te duash edhe me mua po deshe nje jete kemi, apo jo?
Faleminderit e dashur, gjithe te mirat shpresoj nje dite Adi te jete vetem i joti qofte dhe ne mendjen tende.
Te puth Pleshtja
Edhe une jam nje dashnore e shpirtrave te bukur. Thua ky te jete mekati im, moj pleshtja ime e dashur. Ne qofte ky mekati im, atehere qofsha e bekuar...dhe pafsha Adin dhe Atiolen together
Epo per dashuri kemi nevoje te gjithe - le ti hapim dyert e shpirtrave.
Lum ti ç'mekat te bekuar qe paske, bëme te mekatoj dhe un....
Citim:
Po citoj ato që tha kotka
Edhe une jam nje dashnore e shpirtrave te bukur. Thua ky te jete mekati im, moj pleshtja ime e dashur. Ne qofte ky mekati im, atehere qofsha e bekuar...............![]()
Citim:
Po citoj ato që tha Pleshtja
Sot me mungon; nuk di ku te vë kete nostalgji qe po me merr frymen!!
Sinqerisht gjendem ne nje lemsh te ngaterruar qe nuk po igjej dot as fillimin e as mbarimin....
Sot me mungon; sot nuk kam nevoje per pasion, thjesht dua pranine tende. Dua te te flas, dua te shoh ne sy...
Sot te dua reale, prania jote shpirterore, sot nuk me thote asgje, sot te dua perballë, dua te shtrengoj doren tende, ta mbaj te shtrenguar e te humbem si e marrë ne pranine tende.
Ah, nuk e di, po qaj duke qeshur apo, po qesh duke qare?...
Sot me mungon frymemarrja, sot ti me mungon. Ne djalle vafte gjykimi, gabim apo jo, sot te dua ketu...
Degjon, ekzistenca shpirterore sot nuk me nevojitet...
Ti me mungon; nuk jam as gjallë e as vdekur. Do kisha dashur qe kurre mos te t'kisha njohur, por tani qe te njoh, si te jetoj pa ty?
Nuk jam as e lumtur e as e merzitur, sa here kam thene qe me mungon??? E di, nuk dua ta perseris, por fatkeqesisht mungesa jote eshte me e forte se un... Djalli ta marre, jam munduar ti jap krahe llogjikes, mendjes ti therras - por sot, krahet jane thyer, mendja ka luajtur mendsh; nuk arsyeton me... i mungon, me degjon, i mungon...
Kesaj dites time, Ti sot i mongon.....
E shtrire, koken e leshuar mbi bar, veshtroja qiellin e mbushur me re te bardha... me kishin thene qe dashuria mund te jete ashtu siq e deshiron ti, ama ta deshirosh me gjithe forcen e shpirtit, e pikerisht me shpirt neper dhembe te deshiroja aq shume...sa shpirti filloj te renkonte, me tha mjaft - te kane genjyer; dashuria eshte force e pakontrolluar...
Vjen, te rremben, te perdor, te hedh, te shkund te perplas pa meshire, te djeg, te shkrumbon ashtu siq ka deshire te digjet ne ty... POR, perseri e ka emrin dashuri, eshte e embel MJALTE...
Po ju le per sonte...
Naten e mire.

Ne ditet e mia pa TY...
...Eja, vrapo drejt meje!-Syte e mi shohin vetem TY.E asgjekundi nuk po
perplasem ne nje dite me TY!
Si ka mundesi qe koha vrapon si e marre, e dita behet jave; muaji behet vit,
e viti binjakezohet, trinjakezohet e me ralle...?
Nuk e di arsyen perse une ndihem superiore kudo qe hedh hapin, apo kudo qe shkel,
ne cdo ambjent jam vetem UNE, mbi te gjitha, mbi te gjithe !
Ndoshta buzeqeshja ime ka tromaksur qindra mendje kete fillim shtatori,
qe te gjithe me buzeqeshin embelsisht & te gjithe duan te flasin me mua?
A thua jam kthyer ne mit ne ambjetin ku "murosem" per rreth gjashte ore?!
Apo, jam une ajo qe dhuroj vetem embelsi ngado ku ndesh shikime!?
Cuditem sesa shpejt jam familjarizuar me gjithcka te re, gjithcka te panjohur,gjithcka fixe.
Mbase zemren e kam plot e perplot me dashuri, dhe deshiroj qe me dashurine time
te mbuloj cdo fytyre te trishtuar, apo te pangopur me gjume?!
...-Shpirti im i Larget, me shume sesa kurre te ndjej.
Te ndjej ne bebet e syrit tim, ne driten vezulluese te tyre & ne cdo gjurme qe le korridoreve te gjate, apo sallave te medha(kudo me shfaqesh TI)!
Te ndjej deri ne kocke, aty ku palca e njome e dashurise sime ka nderttuar keshtjellen e dashurise per Jeten,
per TY.
LoVe, Enya.
Re: Ne ditet e mia pa TY...
Citim:
Po citoj ato që tha Enya

Xhamat e makines kercasin sikur po thyhen ne mijra copeza kristali qe bien ketu e atje...
Bresher, toka u zbardh, ndalova per nje çast...dhe ja, memorjaime vrapoj ne strofkullen e kujtimeve, e ku tjeter, perveq se tek TI?
Ja dhe arsyeja perse me pelqen shiu, bresheri, vetetima, stuhia...sepse force e kesaj natyre mbete ne zemren time, e stine pas stine bubullon, ushton, ben zhurme...
Si nje CIKLON vjen shkaterron, iken duke lene germadha kujtimesh...
Nje minut sikur te ishte nje jete, por kaloj, bresheri pushoi, dielli doli perseri, makinat vershuan e ZEMRA u ngroh...
Sa e Çuditshme, te gjej edhe ne DIELL...!!!!
Re: Re: Ne ditet e mia pa TY...
Citim:
Po citoj ato që tha bleta punetore
wow!

Me zgjati doren tek me shikonte ne sy, te lutem, dhe me sy lypqari kerkonte te afrohesha prane tij... nje hap na ndante por t'merresisht ndjeja perjetesine e pameshirshme ne mesin tone... me dukej sikur po lodhesha te arrija deri ti prekja doren, nuk ishte larg, por seq ndjeja nje terheqje, sikur nje dore me thonje te gjate po shkyente lekuren time duke me ndaluar hapin...
Te lutem, ndriçonte ne syte e tij pergjerimi dhe dora e zgjatur ne zbrazetire, te lutem...
Nuk ishim larg, por thonjt e pameshirshem nguleshin ne mishin tim, gerryenin thelle, grrrrrr, perveq dhimbjes zhurma e tyre me rrenqethte trupin... Jepma doren, te lutem, mos me ler keshtu por thonjt e fatit arriten ta ndalonin hapin drejt tij, tani.... shkarravina te pashlyera kan mbetur mbi lekuren time, dhe dy sy lypqari qe fati i braktisi KUSHEDI se ku....
Miredita pleshtja ku je ti sot qe nuk ke shkruar dicka
shpresoj te lexojme
te flas ne ditet e mia paty dh vete se di mund te them qe ehte gjeja me e veshtire qe me eshte dhene ne kete jete ku mund ta dish kam grisur letrat qe is hkruaja per ty doja te tregoja cfare ndieja ne te vertte e tani te gjitha ketu jane bere lemsh ne mendjen time
kam frike te jetoj gjithe jeten kshu me pare ditet me ty kalonin kshu pa i ndier pa e menduar cbeja tani jane bere te gjate gjithje pritje pa pergjigje
dhe deri kur mund te thaush ja plot kemi kaluar qe jemi takuar dhe sa mund te kalojne pa shkuar ne asnje pergjigje me duket cdo gje si gjate si pa mbarim dhe kam frike qe keto ditet pa ty sdo mbarojne kurre
sikur ta dije sa shume nevoje kam per ty tani cdo here cdo moment besoj qe nuk do reagoje keshtu sikur ta dije sa me duhesh tani prane vetes dhe une se di pse ja di veten qe dua te ndjej prane me mungon psene mos ma kerko sarrij vete ta gjej
nuk besoj jo qe ti me urren jo po se di vertte cfare eshte ne mendjen tende sa do doja ta dija do doja aq shume te te beja te ditur qe nje jete pa ty ne mendjen time eshte sikur vdekja sa do doja qe ti ta kuptosh kete sa do doja qe ti te arrije te lexoje brenda shpirtit tim do ndjehesha me e qete te pakten do me njifje me mire e di kur mendoj qe sme njef vertet ndjej dhimbje me shume kur e mendoj qe cdo arrish te me njofesh kurre
ti se kupton dot sa jam munduar ti jap jete kesaj lidhjes tone te mundohem ta shpetoj po te them nuk me ke lene shuem zgjidhje gjithmone ka patur dicka qe me ka ndaluar te ec para nje frike nje ankth sa mundohesha te ecja para kishte dicka qe me ndalonte dhe eshte e vertet
ti ikje shume here nga une pa zhurma pa adrese pa e ditur ku dhe kjo me bente gjithnje te emndoja me bente te dyshoja ne dashurine tone dhe pse shume here pyes ne mund ti them keshtu mund te jete kjo dashuri
dhe me te gjitha keto mund te them me shume se asnjehere cdo dite dhe me shume dhe sope thedhe ne shpirt gjithnje ndjej dhimbje dhimbje qe nuk do arrij kurre ti shuaj dhe kjo ndoshta fale teje te the qe shume here e pyes veten ishte ky takim te me bente te lumtur apo te me bendte te vuaja gjithe jeten dhe shpesh here pergjigja ehste te vuaj sepse thedhe ne shpirt e shikoj qe une sjam e lumtur ti gjithashtu jo dhe vuaj me teper cdo gje qe do doja ehste te jem ne krahet etua tani te shtrengoj fort dua te le pas gjithe cfare ne mendje me ecen dua te jetoj disa caste me ty dhe te them te vertete ndoshta ehste nje emndim i castit se di po sbesoj se do me interesonte cdo ndollte me pas e pres ka shume kohe te jem ne krahet etua e enderroj cdo nate ti e di
shume here kam menduar te ik dhe kurre me mos te kthehem kurre me mos te me lexosh ta dish jo pse nuk doja te degjoja me nga ti po doja te ndaloja keto dhimbje qe kishe mbrenda meje dhe nuk me linin te qete jo te ec perpara dhe nuk me lene as sot kam mbtur sipa koke nukjam ajo qe ec prapa apo qe kthehem prapa ndjehem e lidhur po eid qe sjetoj dot pa ty e ke menduar ndonjehere se ndoshta dh pas 10 vjetesh ti do jesh aty gjithnje ne zemren time ne mendjen time ne shpirtin tim dhe kurre nuk te le te ikesh pergjithmone vetem nje mendim te iki nga ti me ben te vuaj larg fjaleve te tua zemres tende jo se dua kete se dua kurre ti do ejsh gjithmone mendimi im i mengjesit mbremjes drekes e cdo castit per me shume dhe ja tani pyes ku je cben me cilin e di qe je larguar nga une ke kohe e di qe sje me me mua po arrij une te te harroj jo nuk dua sdua ta bej sarrij dot
te dua shpirt kaq mund te them
I dua keto ditet e mija pa ty..., sa shume me pelqejne, kane ate kuptimin e vet dhe mua me bejne te lumtur per dite. Ideja, ideja, ideja... nuk e dija qe do te me ngopte nje dite kaq shume kjo ideja ime, kjo fantazia ime, ashtu sic permendte edhe Kanti, nuk ngopemi me qershine e bukur dhe te shijshme, por me idene qe u ngopem duke ngrene qershine. Kur hame portokallin, lengun e shtrydhim, tulet i pertypim dhe me ne fund mbeturinat i hedhim. Por e famshmja Maria Baker Eddy na mesoi qe eshte ideja e portokallit ...ajo qe mbeti tek neve. Dhe kjo ideja ime i ben ditet e mija pa ty te jene plot me bukuri dhe fantazi, ngopem, ngopem vec me ty me idene qe ti je prane meje, packa se ti je shume larg, teper larg...
Ndofta po te te kisha prane nuk do te ndjehesha kaq e ngopur me idene e ekzistences se qenjes tende magjike, me idene e dashurise time per ty....dhe sa shume me riperteriu kjo dashuri, me largoi nga vdekja ime...une linda perseri, bekuar qofsh ti i bekuar i perendise.
I dua keto ditet e mija pa ty....
Me tha mjaft, nuk dua te degjoj te me thuash me Ti Amo, tashme ajo ndjenje ka vdekur brenda meje, si thua mbetemi shoke?
Oh akoma e ndjej ushtimen e ketyre fjaleve ne veshet e mi, si thua shoke?
E ndjenjat e mia, ç'fare te bej, ku ti qoj, cilin qiell te mallkoj, ciles toke grusht ti bie? Per ke te qendroj neteve me hene ne ballkon duke menduar, per nje shok? Eh kjo jete, mallkuar qofte dashuria e njeanshme, te dhemb, te djeg si krypa ne mishin e prere... Ketu deshe te arrish, vertete? Te rrembeje ndjenjat e mia e pastaj pa meshire ti hedhesh ne koshin e plehrave? Kujdes, bota rrotullohet, do te vije dita te provosh shijen e dashurise se mohuar...oh sa e hidhur, helm ne gojen tende. Por...edhe pse ti u solle keshtu un prap s'te mallkoj dhe as Ti amo, jeta eshte vete hakmarrese, ndoshta ne kete moment pikerisht po hakmerret me mua... por qe pate nje zemer katile...e prap se prap nuk te mohoj te drejten per te jetuar ashtu siq e mendon jeten tende... Nje deshire nuk ta plotesoj dot, qe te mbetemi shoke. Kete s'e bej dot, po te ishim te panjohur dhe te beheshim shoke sikur do te shkonte, por ishim shoke dhe u beme te dashur e tani te kthemi ne shoke???
Me fal por tani nuk mundem, me mire te te humbas se sa te kem ne jeten time e jo pjese te jetes time. Merre diellin tend, mua me pelqen shiu.
OH PLESHTJA, PLESHTJA IME
Cdo gje me duket e purpurt .
Fjalet ,endrat ,ky zgjim ,kjo puhize flladi qe me perkedhel .
Hedh hapat pertej hijes time dhe zhurma e tyre e thyen kete heshtje.
Heshtja iken duke me peshperitur te njejtat fjale ,te njejtat kujtime sillen rrotull meje si kafshe grabiqare qe duan te me shqyejn shpirtin.
Per nje cast ndal hapat dhe kerkoj te degjoj shushurimen e gjetheve dhe te flase me eren ,te behem i lire si ajo.
Mbyll syte dhe kjo atmosfere e purpurt me thote vrapo ,kurre mos u ndal.
Mos ndal as kur je i lodhur nga vetja ,nga bota ,nga pesha e ndjenjes qe here here te jep jete dhe here here te vret.
Sepse ndjenja do te ta marri shpirtin nga pak ,sa me shume te vuash aq me shume mbushet me jete ajo.
Keshtu qe vrapo miku im dhe ndjenjen vrite para se te vrasi .
Te te vrase kjo ndjenje e purpurt pa meshire me kujtimet si torture dhe puthjet si helm i embel tradhetie.
E une nis te vrapoj drejt asgjes me malinkonin e hapave te mi te shurdher ne sfond.
Vrapoj si i cmendur larg vetes ,larg botes , larg ndjenjes qe me vrau.
Pastaj permendem dhe hapat ngadalsoj sepse kam mall per veten ,per boten ,per ndjenjen qe me vrau sepse une e kisha vrare qindra here me pare.
Hapin ndal dhe vetes i buzeqesh ,ashtu ironikisht si e bej gjithmon.
Cigaren ndez ,tymi vjen tek une dhe me fshin syte...
-Kish lindur nje lot i purpurt...
Ps: Mu be shume qejfi qe kur erdha ju gjeta ketu ne ditet e mia ty . Ju kam xhan te gjithave (Enya ,Atilola ,Pleshtja ,Buzeqeshja, Briseide ,Kotka )
Mire se erdhe o shpirt i bukur.
[
Ps: Mu be shume qejfi qe kur erdha ju gjeta ketu ne ditet e mia ty . Ju kam xhan te gjithave (Enya ,Atilola ,Pleshtja ,Buzeqeshja, Briseide ,Kotka ) [/B][/QUOTE]
pse ku ke qen....mos me thuaj qe ishe ktej nga anet e mia e sme ke lajmeruar
Citim:
Po citoj ato që tha diabolic
Cdo gje me duket e purpurt .
Fjalet ,endrat ,ky zgjim ,kjo puhize flladi qe me perkedhel .
Hedh hapat pertej hijes time dhe zhurma e tyre e thyen kete heshtje.
Heshtja iken duke me peshperitur te njejtat fjale ,te njejtat kujtime sillen rrotull meje si kafshe grabiqare qe duan te me shqyejn shpirtin.
Per nje cast ndal hapat dhe kerkoj te degjoj shushurimen e gjetheve dhe te flase me eren ,te behem i lire si ajo.
Mbyll syte dhe kjo atmosfere e purpurt me thote vrapo ,kurre mos u ndal.
Mos ndal as kur je i lodhur nga vetja ,nga bota ,nga pesha e ndjenjes qe here here te jep jete dhe here here te vret.
Sepse ndjenja do te ta marri shpirtin nga pak ,sa me shume te vuash aq me shume mbushet me jete ajo.
Keshtu qe vrapo miku im dhe ndjenjen vrite para se te vrasi .
Te te vrase kjo ndjenje e purpurt pa meshire me kujtimet si torture dhe puthjet si helm i embel tradhetie.
E une nis te vrapoj drejt asgjes me malinkonin e hapave te mi te shurdher ne sfond.
Vrapoj si i cmendur larg vetes ,larg botes , larg ndjenjes qe me vrau.
Pastaj permendem dhe hapat ngadalsoj sepse kam mall per veten ,per boten ,per ndjenjen qe me vrau sepse une e kisha vrare qindra here me pare.
Hapin ndal dhe vetes i buzeqesh ,ashtu ironikisht si e bej gjithmon.
Cigaren ndez ,tymi vjen tek une dhe me fshin syte...
-Kish lindur nje lot i purpurt...
Ps: Mu be shume qejfi qe kur erdha ju gjeta ketu ne ditet e mia ty . Ju kam xhan te gjithave (Enya ,Atilola ,Pleshtja ,Buzeqeshja, Briseide ,Kotka)
Prape jam keq....tani jam me keq nga c'kam qene ndonjehere,se kisha menduar ndonjehere qe mund te isha kaq i brishte,dhe kush une?une qe gjithmone dobesise dhe frikes i vija shkelmin ne fytyre...Gjithmone e kam mbajtur veten per te forte,njeri qe i duron tundimit,por tani me ngjan se gjithe kjo trimeri ka humbur neper shembyllturen tende dhe eshte shnderruar ne shkak dobesie...e sa here me del perpara ti!Diten me ngjan sikur te shoh,sikur ke ardhur te me besh vizite,e naten me mbyt me endra.Se kisha menduar ndonjehere qe mund te isha kaq i brishte,jo jo asnjehere....mesa duket ti ishe dobesia ime,se dija qe mund te vuaja kaq shume,po mos te te kisha.Tani jam me te vertete KEQ.Tani kam nevoje per shoket,jam ne uren e fundit qe e ndan njeriun nga cmendina,dhe ashtu shtrire pres nje dore qe te me heqi merzitjen dhe ta nxjerri nga balta kete mendje te trubullt...PO po ti ishe dobesia ime,ishe ajo qe kur te kisha sdita te vleresoja dhe tani qe te thashe vete ik,me djek si zjarr,po prape ca gjera smund te ti fal,hajd se do kaloje.....shpresoj te kaloj,sigurisht qe do kaloje,thelle thelle do ta gjeje nje pike force,do kaloje....shpresoj
Pse valle duhet ti mendoj keto gjera?Kaq thelle ke hyre me menden time?Jo jo sdua ta besoj,si ka mundesi qe me ndodhi mua nje gje e tille?edhe neuronet sme kthejne me pergjigje,deri ne kujtesen e tyre ke shkuar?Sduhet me te verdallisem me mendjen tek ti,sduhet me te qahem e te rri ftohte,jo jo sduhet....valle gjithe gjerat me te vogla qe bej duhet te me kujtojne ty?sa poshte kam rene,shkruaj gjithcka ne forum duke dashur qe te gjitha keto ti thosha ne fytyre,me ngjan telenovele,por ti e di qe cdo fjale qe shkruaj eshte per ty,por prape sdo duroja dot te shihja ne sy,sdo doja qe te me pergjigjeshe as tani as me vone....asnjehere.Lamtumire zemer,shihemi ne nje jete tjeter......
Per Smeagol...
E di qe sdo te degjosh askend.
Askush nuk mund te thyej jehonen e zerit te saj qe te vertitet neper mendje duke te torturuar shpirtin .
Askush nuk mund te gjej fjalet e duhura per te shfarosur per nje cast trishtimin ,vanitur kujtesen , sheruar plaget .
Askush nuk eshte aq i zoti sa te te kthej per nje cast buzeqeshjen me fjale boshe ,ose te pakten ty cdo fjale do te te duket boshe kur flitet ne lidhje me te .
Ti e di perse ka lindur kjo teme .
E di shume mire sesi i ka kaluar etapat ,sesi pershtjellohen ngjatjet ne fillim brenda meje pastaj neper rrjedhen e se perditshmes .
Lufto miku im ,lufto me egon tende duke i kujtuar kere pas here se asgje nuk eshte me e rendesishme se shpirti yt.
Per asgje nuk mund tja shesesh shpirtin vuajtjes as per nje dashuri qe te ka mbajtur ne jete dhe tani po ta merr frymen nga pak sikur ti te ishe tortura e saj e preferuar .
Asgje nuk eshte me e rendesishme se te jesh vetevetja duke dal jasht kontureve te nje dashurie sado e madhe te jete ajo.
Gabimi yne miku im eshte se ne dashurojm me shpirt ,dhe shpirtit i marrim jete per ti dhene ndjenjes .
Pastaj ndjenja nje dite vanitet dhe per te jetuar kerkon te na vras ,por jo duke na marre jeten se ashtu vdes edhe ajo .
Por duke na marre shpirtin sepse shpirti eshte ushqimi i saj .
Zgjohu nga ky gjume letargjik qe dashuria te fali dhe kujto se endrat jane tradhetare dhe realitetin kane armik .
Buzeqeshi cdo gjeje ,botes,vetes,ndjenjes ,trishtimit,vuajtjes qe ti tregosh se asgje nuk eshte me e fort se ti .
Asgje nuk mund ta shkaterroj perandorin e unit tend ,sepse egoja do te te mbaj ne jete .
Hapi syte miku im .
Don Kishotet e dashurise tashme enden neper faqe romanesh .
Nuk ka me mulli me ere qe ne don Kishotet te luftojm me ndergjegjen .
Ne kemi mbetur Romantiket e fundit dhe vazhdojm te ushqehemi me ndjenja megjithse ndjenjat na marrin frymen.
Zgjohu miku im dhe dil ne dritare .
Atje bertiti botes ,ndjenjes ,kesaj dashurie vrasese vafsh ne djall.
Ne se nuk je i kenaqur ,nese egoja jote nuk eshte ngjallur akoma atehere na dergo ne djalle te gjitheve ,edhe mua...
Te gjithe e meritojm ne nje fare menyre te ikim ne djalle .
Edhe une ,edhe ti...
Edhe dashuria qe loz rulet ruse me fatet tona.
Zgjohu miku im dhe mos harro - Nuk je kurre vetem...
Me te vertete qe ne jemi shume te ngjashem......qe dashurojme me shpirt,dhe jetes ja japim ndjenjes.......ti me shume nga te gjithe e di sesi ndihem....se ne rralle te pare je miku im.....mbase do te vi nje dite kur ti te tallesh me mua....sic un kam bere me ty,duke u munduar te shkulleshim gazit me veten tone.....e mban mend...o ad sa keq paske qene....nje dite do ma thuash dhe ti mua......po jo tani....jo tani....tani eshte koha qe un dhe ndjenjat jemi ne dyluftim te pergjakshem,qe shpresa per te pare nje reze drite ne dritaren time te erret me ngjan nje utopi....ti e di un po hakerrohem edhe me ty,e ke vene re sa shpejt nxehem kot duke u pergjigjur nder dhembe,e di duhet te reagoj e di.....ppo per momentin smundem...e kupton qe sbej dot asgje me vetdije,cdo gje rreth meje ka lidhje me ate....
Gjithmone njerezit me pyesin,ca ke?ke ca kohe qe sje mire?po ca te kem?keshtu jam gatuar un,dhe ti e di se dhe ti ashtu je....
po nejse,me mire po dal...po iki te ballkoni im i perershem i vetmise,te pi nje cigare dhe ta shijoj ta shijoj,se mbase me qeteson pak nervat..
e di qe sjam vetem po per momentin s'arrij dot te mendoj per veten time...
ngice e acar kete vere ne mendjen time.....se dija qe isha kaq i brishte
ti e di.ta thashe dhe me perpara......do vije dita qe un dhe ti do qeshim me mua....sic e kemi bere me ty...
...
Smeagol,
Te lexoj dhe e ndjej dhimbjen tende, e kuptoj, me duket pjese e imja... Sa keq kur ndjehemi keshtu per shkak te ndjenjes me te bukur - dashurise! Sa e çuditshme sepse sikur keto ngjarje te palidhura fare por qe aq shume i ngjajne njera tjetres.... Kjo me ben te besoj se te gjithe nje fat kemi, te gjithe kemi momente te bukura, te shkelqyera deri kur papritmas vjen nje moment dhe gjithçka kthehet ne nje torture te vertete...
Shume fjale te mençura kemi degjuar per dashurine por nje qe me te vertete ka bere rruge ne shpirtin tim eshte "koha" ajo me ritmin e saj te ngadalte dhe torturues se fundi sheron, gjithashtu forca brenda teje, dashuria e vertete...kur dashuron nje person, dashurohesh me vendin ku jeton ai person, madje edhe me diçka qe me pare nuk ja hedhje dot syte por nese gjendet prane atij qe dashurojme pa e marr vesh fillojme ta duam - forca e dashurise. Pastaj kur mbetemi vetem, ndihemi te tradhetuar, nuk e besojme dot qe gjithe ajo dashuri te shuhej ashtu si mos te kishte qene kurr...urrejtja edhe padashur te urrejme, sepse akoma nuk mund ta urrejme por mungesa e madhe, vetedija qe e kemi humbur, na shkaterron, na gerryen shpirtin, ndryshojme rruge, nuk jemi me vetvetja... Kur dashurojme kemi deshire ti therrasim botes, sa shume jemi te dashurar...e kur e humbasim nuk dime nga t'ja mbajme sepse bota nuk na kupton me, bota nuk mund te lexoje ne zemrat tona...
I dashur Smeagol me fal per kete shkrim nese i futa hundet padashje ne jeten tuaj por mendova duke e ndare dhimbjen ne mes shokesh e shoqesh sikur e pergjysmojme... Uroj te qendrosh me ne dhe ne me ty e se bashku ti bejme balle merzitjes.
E une isha nje nga ata persona :o...qe pyesja dhe prisja te dija.
Me vjen keq qe me shaka te kam thene dy fjale ne tel.
Tashme me teper s'me perket te them.
Kur te kesh deshire....Ketu jam
A.
Pershendetje Diabolic,shpresoj te jesh mire edhe ti.Te perqafoj.
Ajo iku...
Ajo iku
dhe pas la si kujtim dy pika lot mbi lekure.
Akoma djegin shpirtin akoma kujtimi eshte tortur.
Ajo iku
dhe puthjet me shume se kurre vrasin.
Akoma djeg afshi i pasionit,shenjat flasin.
Ajo iku
ta kthesh ne jete te lutem mos u perpiq
Hej miku im Nietze gabonte- Dashuria vdiq...
Ne Hije e trupit tim u ktheve, te ndjek si e marre, por ti vrapon para meje...
Frymemarrje e shpirtit tim u bere, dhe sa here ne fyt me mbete...
Sot te ndjek, e dot s'te ze, hije e bardhe qe e imja me sje, frymemarrje e luhatur, e ndare ne mes rikthehu shpirtit mos e ler te vdese....
Hije e bardhe si mundem te mallokoj, je padrone e trupit, pa ty nuk jetoj...
Pa ty, syte nuk shohin, veshet nuk degjojne, goja nuk flet, arsyeja nuk arsyeton... Pa ty kembet nuk ecin, duart nuk veprojne, pa ty zemra renkon...
Hije e bardhe rikthehu ne mua, ose merrma jeten, pa ty nuk e dua....
Hije e bardhe te ofroj jeten time, merre, luaj, shkaterroje beje therrime...
Si te duash vepro, vetem rikthehu, e ne mua JETO.
Perse te shkruaj? mos me lexon! Perse te flas? mos me kupton!
Perse te therras? mos me degjon! e un prap se kuptoj, perse vazhdoj ta bej....
Gjyshes time...
Ti su lodhe kurre .
Kurre nuk the boll.
Kurre su ktheve mbrapa.
As kur kembet ste mbanin.
As kur pesha te thyente kockat me nga pak vuajtje.
Gjithmon e kishe nga nje fjale te embel edhe kur boten e kishe kunder .
Gjithmon na mbuloje kur naten ishim zbuluar .
Nje sy gjume e nje sy hapur.
Na tregoje perralla dhe ne te mahnitur te dinim me shume se asgje tjeter.
Na falje buzeqeshje ,ashtu si vetem ti arrije te beje.
Per cdo perkedhelje na falje nga nje vit jete dhe ne u rritem atje tek gjunjet e tua duke na tundur dhe kenduar ninulla.
Pesha e viteve rrudhat te ka falur e ne cdo rrudhe gjendet nje mrekulli e jotja.
Nuk kishe fuqi te ecje por kur ishim semure vije nga larg dhe me nje puthje na sheroje.
Cdo fjale e jotja ishte mjate per shpirtrat e humbura dhe akoma sot kur degjoj vibrimin e zerit tend mbushem 100 fish me mall dhe dashuri por lotet jane shume pak per ty nena ime.
Nuk ka nje kujtim te bukur qe te mos ta lidh me ty.
Ty qe je ikona e vetme per te adhuruar ,feja e vetme per tju besuar .
Me ka marre malli dhe per nje cast dua te jem perseri femij dhe ti te me tundesh tek kembet e tua duke me treguar dhimbjet e ardhjes nga cameria me shtepite qe digjeshin dhe te vdekurit qe klithnin.
Vetem ti ngele gjalle neno, vetem ti arrite te na rrisesh te gjitheve me aq dashuri duke mposhtur dhimbjen ,duke vrare kujtesen.
Me ka marre malli nane,me ka marre malli shume...
Re: Gjyshes time...

Grandma
Your small body, old and aged but yet so strong
Your small mouth, without teeth that always said
The sweetest words.
Your smile, your small bright eyes
I haven’t seen for so long.
Your amazing soul, your beautiful heart
That I am going to miss for the rest of my life.
Goodbye Grandma, goodbye my precious rose
Goodbye o Perl of the Albanian land,
Goodbye for now, we will see again.
Sorry I don’t see you, in this last day
My heart is broken, what can I say?
I just cry and pray…
Deep down in my heart I know you won’t be alone,
Angels and haven will open the doors
Your husband is there waiting for you,
You know grandma, my dad is waiting too!
We will be together even though we’re far
A look in the sky, you’ll be my brightest star,
I will keep you close deep down in my heart and soul
Goodbye my grandma, goodbye my dearests love.
Ah Diabolic çdridhje solle ne zemren time, edhe 6 dite dhe behet plot nje vit qe qiellit ju dhurua edhe nje YLL, edhe nje ENGJELL.
Me falni qe nuk eshte ne shqip por kur ndodhi ne kete gjuhe me erdhi frymezimi.
Do te vij nje dite...
Do te vij nje dite
ku do te harrohen poezit
ku sdo te na vrasin dashurit
Do te vij nje dite
Do te vij nje dite
ku rrudhat do numerojm me frike
ku mallin per nenes do te kemi mik
Do te vij nje dite
Do te vij nje dite
ku duart do na drishen si gjethe e thare
ku sdo te kemi me as lot per te qare
Do te vij nje dite
Do te vij nje dite
ku sdo te na interesoj me asgje
ku fjala sdo te kete me zè
do te vij nje dite
Do te vij nje dite
ku femijet do te te japin jete
ku asgje me te rendesishme sdo te kete
Do te vij nje dite.
Do te vij nje dite
ku sdo te jemi as une as ti
ku mbi varre do kete lule e nen te hi
Do te vij nje dite.
Do te vij nje dite
ku poezit e humbura do rilindin serish
ku do te jene neper puthje neper libra perendish
Do te vij nje dite
Do te vij nje dite
ku une do te jem fjale,varge ,rime
ku une do te jem enderr,do te jem zgjim
Do te vij nje dite
Do te vij nje dite...
Heq petkun e kujtimeve permbi shpatullat e mia,ato sme ngrohin aspak.
Loz me trishtimin ,grindem me ndergjegjen,pajtohem serish pastaj buzeqesh.
Tashme edhe me cigaren nuk flas mè ,pervecse kur tymi me vret syte dhe sjell perseri deshiren per pak helm.
Kam nisur te jem pak apatik megjithse dashurine e kerkoj gjithkund ,megjithse nga dashuria kam pak frike.
Hapat e mi ndoshta vazhdojn akoma te thyejn brinjet e nje dashurie te humbur.
Zhurma e tyre memece eshte jehone neper veshet e mi te shurdher.
Flas me hijen time here pas here .
Me hijen time vertet.
Cuditerisht ajo nuk lodhet kurre duke me degjuar .
As kur une vras endra .
As kur une vdes brenda.
As kur rilind serish.
As kur humbas dashurish.
Nuk e di perse cdo moment kerkoj nga pak dhimbje qe ta bluaj midis dhembeve .
SIkur te ishte vetembrojtja ideale ,vaksina kunder dashurive vrasese.
Djalli ta marre do e ndez edhe nje cigare tjeter skam cte bej.
Eshte doza e helmit qe trupi ma kerkon.
Tymi ben dashuri me beben e syrit dhe nga dashuri-urrejtja e tyre lind nje lot bastard.
Me mire ta mbyll siparin dhe te harroj keto ditet e mia pa ty ku ti nuk ndodhesh aspak.
Aspak as une ste kerkoj.
Aspak as ti nuk do qe te jesh e di.
E di qè...
Asgje ,asgje...
Vetem ty te kam qe me sheron plaget .
Puthme te lutem engjell shpetom nga flaket.
Kam frike nga erresira me zemer dhe sy nuk shoh.
Me tremb idea qe puthja jote nuk arrin te me ngroh.
Flaket e ketij ferri nuk djegin por te falin acar.
Gishtat e mi kane nevoj te te prekin syte per te te pare.
Nen hapat e mia toka rreshket larg teje.
Vetem ty te kisha ,vetem ty te doja pra meje...
...
E gjeta imazhin tend diku midis copezave te grisura te ditarit qe skam pasur kurre.
U be kohe qe nuk gjendesha balle per balle me te dhe per nje cast malli per ty me pershkoi trupin.
Gjithsesi bera indiferentin sepse pikerisht pas kaq kohesh nuk mund te shfaqja shenja dobesie .
Sa i trisht imazhi yt por sa tundues dhe genjeshtar ne te njejten kohe .
Imazhi yt me flet .
Me flet per ditet kur mposhtnim trishtimet me puthje ,me buzeqeshje ,me nga pak cmenduri.
Me flet per shetitjet tona dore per dore neper rrugicat e ketij qyteti gri ku drite i falje vec ti.
Me flet per kenget tona qe i kendonim nen driten e henes te dehur ,pastaj kercenim ,pastaj benim dashuri,pastaj perfundonim ne spital te dy me bronkopolmoni. (E di...)
Imazhi yt me sjell ne mendje kujtimet me te cilat une kam mbajtur gjalle endren e nje dashurie hyjnore.
Imazhi yt me flet serish pastaj luan me mua ashtu si luaje ti,ashtu si luanim te dy nen shi.
Nen shi ti qaje por une kurre s'arrita ta kuptoja ,isha egoist e di.
Imazhi yt me flet .
Imazhi yt me vret.
Nuk arrij te mbushem dot me fryme,smundem.
Smundem as kur mbyll syte dhe aroma e puthjes tende si fllad me perkedhel shpirtin .
As ajo nuk me ngop,nuk mundet.
Nuk mundet...
.
Re: ...

Dikush fshihej pas hijes tende.
Kerkonte me cdo kusht te kacavirrej mbi te ,ta shtrengonte ne gryke dhe ti vidhte frymen...
Pastaj kufomen ta terhiqte zvarre neper rruget e indiferences dhe ti vinte flaken me nga pak zjarr xhelozie.
Ti ecje shkujdesur pa vene re asgje.
As eren qe te ngaterrohej neper floke nuk e ndieje.
As trishtimin e henes nuk e perceptove.
As mungesen e yjeve .
Ecje me kujtimin e nje dashurie te harruar neper duar.
Hija jote po jep shpirt...
Ajo po te kerkon dhe duke klithur therret emrin tend.
Ti se kthen koken prapa .
Indiferente ne rrugen tende ngopesh vetem me lot .
Jeton thjesht me pasqyra kujtimesh pastaj i thyen i ben cop e cik.
Me copezat e tyre gervish lekuren qe shenjat te mbeten atje dhe ti me kujtimet te jetosh serish.
Dikush ja mori frymen hijes tende .
Ti nuk guxon ti hedhesh as nje shikim meshire,katile... Ti po braktis ate qe kurre nuk te ka braktisur .
Ty te braktisi nje dashuri e verber qe driten e gjente vetem ne vetemohim .
Zgjohu nga kjo letargji shpirtrash te lutem.
Kepute ate gjerdan vuajtjesh te varur mbi qafe si medalioni i nje beteje te humbur.
Dikush i mori frymen hijes tende.
Ishte xheloz dhe ti se vure re aspak.
Askush nuk duhet te jete perkrah teje.
Ky eshte mallkimi qe neper vena te rrjedh si gjak.
Te vrau hijen sepse hije jeton vetem atje ku erresire nuk ka.
Zgjohu mikja ime .
Kete dhimbje copetoje nga pak.
Buzeqesh duke gervishur lekuren ,buzeqesh ndonjehere edhe pa shkak.
Kur qesh , qesh me lot.
Keshtu mund te ngopesh vertet.
Vetem keshtu loti nuk te vret.
Buzeqesh mikja ime dhe ta dish .
Nuk vritet shpirti per drit-hije dashurish.

Eci
kuturu
drejt se panjohures.
Pa nje synim
ku arsyen se njoh
dhe ku shkakun e kam humbur.
Mbi gjoksin tim
shplodhet plaga
e puthjes tende vrastare.
Kembet me sjellin
ne befotrofin e dashuris se braktisur
ku faji eshte jetim dhe fajtoret jane ne kerkim.
Eci
serish drejt dashurive te reja
qe une do ti vras pa me vrare akoma.
Pa dashur zbulova
se te gjitha dashurite e tjera
i kisha vrare po une.
Endesha neper puthje te ndaluara
duke jetuar me pasione te vjedhura
egoist ndaj ndjenjes ushqeja makthe
duke vrare endra, duke arnuar dashuri.
Grindesha me refleksin e imazhit tim
ne pasqyra te thyera ishte djalle tinzar
I gjori djall ...
Mekatar vetem se ishte vetevetja.
I gjakosa kembet duke ecur
neper kristale te thyer dashurish
endja ime nje dite veten do braktiste
dhe gjaku i humbur rrugen do me tregonte serish.
Tashme vazhdoj serish te jem vetevetja
here djalle ,here engjell, here thjesht njeri
ndonjehere humbas pas bjondeve
ndonjehere se ku humbas se di.
Citim:kjo me e bukur.

Citim:hahha paskemi mendime te njejta.:p
Po citoj ato që tha TOEL
pas bjondeve mos humb ti se jane shume te kqija pas tjeter gjeje ska rendesi
komplimente shume e bukur
Thone se edhe engjejt jane bjond por dihet qe engjejt nuk kane gjini.
Keshtu qe zoti beri bjondet ne shembelltyren e engjejve.
Keshtu qe bjondet kam magjin e te berit per vete por nuk kane dhuntin per te te dhene mundesine per ti kuptuar .
Por femrat nuk jane bere per ti kuptuar por thjesht per ti dashur...
Psastaj nuk eshte se une humbas pas te gjithave thjesht pas ndonje bjondjeje ne vecanti :p

.....
Citim:
Po citoj ato që tha briseide
Uh vdeksha...kush mer jane engjellore??Bjondet? Te ka bere efekt spritzi me duket mua :p
Citim:
Po citoj ato që tha bleta punetore
o brisssiii... tra di noi... kaq i rrezikeshem eshte ky djallushi, kaq i rrezikshem??!!![]()
Gjithsej 24 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 23 » ... E fundit » Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.