Forumi Horizont | Gjithsej 67 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 23 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)
Vrasje brenda familjes.
Vrasja brenda familjes vazhdon te trondise.
Javen qe shkoj ne Shkoder pas nje debati mes dy vellezerve njeri prej tyre plagosi me thike dhe nga tronditja per aktin qe kishte bere hidhet nga dritarja duke gjetur keshtu vdekjen.
Kurse sot objekt i nje lajmi te tille trondites eshte Pogradeci.
Nje vajze adoptive 29 vjece ka vrare gruan qe e ka rritur sikur te ishte vajza e saj.
Per te lexuar artikullin e plote kliku ketu:
http://top-channel.tv/artikull.php?id=173812&ref=fp
Re: Nuk jane lajme nga Shqiperia po hajt me....
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Lajme te fresketa shqiptaresh pi Italie
26/01/2010
Feltre (Belluno) - Prifti le detyren sepse dashurohet me nje shqiptare. Giulio Antoniol shprehet se po pret te behet baba, pasi dha doreheqjen nga Kisha. Ai thote se thjesht ka rene ne dashuri dhe do i hyje jetes familjare me vajzen shqiptare.
Keshilli i Evropes ndeshkon Shqiperine
Europa ndëshkon mazhorancën pas veprimit të njëanshëm të saj për të emëruar përfaqësuesit e opozitës në delegacionin që do të përfaqësonte Shqipërinë në një nga organizmat më të rëndësishëm të kontinentit. Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, institucion që është krijuar për të promovuar dhe mbrojtur demokracinë dhe të drejtat e njeriut, ka vendosur dje që t’i heqë të drejtën e votës delegacionit që ka emëruar kryeparlamentarja, Jozefina Topalli, për ta përfaqësuar Shqipërinë në Strasburg. Në mënyrë të njëanshme në fundjavën e shkuar, kreu i legjislativit ka caktuar delegacionin shqiptar ku shënoheshin emrat e: Ilir Rusmalit, Arenca Trashanit dhe Lajla Pernaskës nga PD-ja, Shpëtim Idrizit nga opozita dhe si zëvendësues ka emëruar deputetin e PS-së, Kastriot Islamin. Vendimi i Topallit, si fillim, ka shkaktuar kundërshtimin e Idrizit dhe Islamit, të cilët nuk e kanë pranuar këtë rol, por më pas edhe reagimin e Europës. Dy monitoruesit e Shqipërisë, finlandezi Laasko dhe britaniku Wilshire, kanë propozuar menjëherë një rezolutë për të kthyer në “nul” vendimin e Topallit.
Dhe kështu është bërë dje pasdite. Strasburgu i ka hequr të dërguarve të Kuvendit të Shqipërisë të drejtën e votës duke marrë vendimin më të rëndë ndaj Shqipërisë, që është ekzekutuar nga Këshilli i Europës. Argumentimi i Këshillit të Europës për vendimin e marrë ka qenë se, me këtë akt “delegacioni i Shqipërisë nuk shkoi në përputhje me vlerat europiane”. Vendimi i djeshëm i Asamblesë Parlamentare është marrë shpejt dhe pa dhënë detaje të mëtejshme, të cilat pritet të bëhen të ditura në një seancë speciale për Shqipërinë që do të zhvillohet ditën e enjte, më 28 janar, ku dhe do të miratohet rezoluta për standardet demokratike të vendit tonë. Heqja e së drejtës së votës së delegacionit shqiptar bëhet pikërisht kur projektrezoluta thekson se mungesa e opozitës në Parlament rrezikon që Shqipëria të emërojë delegacionin zyrtar në Asamblenë Parlamentar të Këshillit të Europës. Ky është vendimi i dytë ndëshkues i Strasburgut ndaj Shqipërisë, më saktë ndaj Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli. I pari ishte një vit më parë, kur Asambleja “ngriu” delegacionin shqiptar pas shkarkimit të kreut të delegacionit, deputetit të Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj. Edhe pse duket si një vendim i njëjtë, akti i djeshëm i Strasburgut përbën realisht një hap më tej, pasi jo vetëm “ngrin”, por dhe heq të drejtën e votës pa limit kohor deri në arritjen e konsensusit politik në Shqipëri. Ish-kreu i delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, tha dje se “ky është dëmtim i rëndë i imazhit të Shqipërisë. Kjo ndodh për herë të dytë brenda harkut kohor të një viti. Do të thoja është antireklama më e mirë për Shqipërinë, nga ata që kemi zgjedhur për të drejtuar këtë vend”.
Rezoluta
Më 27 janar, në orën 15:30, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës do të mbajë një seancë speciale për funksionimin e institucioneve demokratike në vend, si dhe zbatimin e standardeve të KE-së nga Shqipëria. Në këtë seancë do të prezantohet një projektrezolutë nga dy reporterët për Shqipërinë, përkatësisht finlandezi Jaakko Laakso dhe britaniku David Wilshire. Në tekstin e këtij dokumenti theksohet se “komuniteti ndërkombëtar nxit me forcë qeverinë shqiptare dhe opozitën t’i japë fund krizës aktuale dhe të marrë përgjegjësitë që i takojnë për të proceduar me reformat vitale. Qeveria duhet të ndërtojë pa u vonuar, komisionin e hetimit të zgjedhjeve parlamentare të qershorit 2009 dhe opozita të rikthehet në Parlament e të kryejë funksionin e saj. Autoritetet shqiptare duhet të ndërmarrin një reformë legjislative, e cila duhet të jetë në bashkëpunim të plotë me Komisionin e Venecias.
Re: Po cfare mora vesh une se
Citim:
Po citoj ato që tha Indrit
Kane filluar kuotimet neper pikat e basteve ne lidhje me rrahjen e ardhshme te Mero Bazes:
1- Brenda muajit Shkurt 10.5
2- Ne diten e festes se grave, pra 8 Mars 20.5
3- Ne diten e rrenave, 1 Prill 25
4- Gjate nje fatkeqesie tjeter shkaktuar nga qeveria Berisha 2.5
5- Nese gjeni cili do jete autori 9
Futboll Shqiptaresh 2
Derbi degjeneron në sherr, grushta në fund të takimit
Derbi mes Tiranës dhe Dinamos degjeneroi në sherr dhe situata dhune në fund. Pas një përplasje mes Mukës e Bakajt, lojtarët u përfshinë në një sherr masiv me njëri-tjetrin, ndërsa në fushë hynë edhe tifozë. Në fund, drejtuesit e Tiranës akuzuan rëndë Federatën e Futbollit, duke e quajtur atë të korruptuar.
Video: http://bw.balkanweb.com/TV/index.ph...d_ansalive=1680
26/01/10 Balkanweb
P.s. Lind pyetja: cfare probabiliteti ka ne shkalle boterore qe brenda 7 ditesh te kete dy skandale kombetare, nje ne Tirane nje ne Vlore, dhe nje nderkombetar me Real Madridin.
Jo jo Fajtor.
Duhet ti shtosh dhe ate te Vlores, ku kryetari i bashkise me disa shoqerues te tij, hyri ne fushe pasi qe dhene nje penallti ne dem te Flamurtarit.Thjesht per nje bisedim miqesor me arbitrin.
Pas bisedimit miqesor qe zgjati nja 10-15 minuta. Arbitri e anulloi penalltine.
Qe ti pergjigjem pyetjes tende.
Ne rang boteror nuk asnje shans.
Por Shqiperia eshte vend cudirash.
Dhe per Shqiperine keto gjera jane thjesht "onother day at the office"
Nje eskursion neper lajme...
25/01/2010
Mat, atentat me municione nga oxhaku i shtëpisë
Atentati me municione nga oxhaku i shtëpisë rrezikoi jetën e tre anëtarëve të familjes Keta në Xibër Murrizë të Matit. Ngjarja ka ndodhur rreth 4 netë më parë, kur persona të paidentifikuar hodhën fishekë dhe granata në shtëpi, shpërthimi it ë cilave shkaktoi dëmtimin e orendive, ndërsa fatmirësisht nuk ka patur të lënduar. Policia eshte lajmeruar por nuk ka shkuar ne vendngjarje.
http://bw.balkanweb.com/TV/index.ph...d_ansalive=1679
24/01/2010
Paskuqan, dhunohen mbi 170 varre
Përvec kapakëve të pusetave tashmë mbledhësit e metaleve nuk falin as varrezat. Mbi 170 varreve në lagjen Babrru të Komunës Paskuqan u janë vjedhur pjesët metalike, por ende nuk ka asnjë përgjegjës.
http://bw.balkanweb.com/TV/index.ph...d_ansalive=1650
25/01/2010
Pukë, vdhen telat e korentit. Fshati pa drita.
Një fshat i tërë në Pukë po vuan mungesën e energjisë elektrisë pasi persona të paidentifikuar kanë vjedhur duke këputur përcjellësit elektrikë të zonës, me qellim shitjen e tyre. Banorët thonë se nga ky shkak, janë penalizuar me errësirën prej një jave, ndërsa i bejnë apel policisë të gjejë autorët e vjedhjes së telave, OSSH t`u rikthejë energjinë e munguar.
http://bw.balkanweb.com/TV/index.ph...d_ansalive=1664
19/01/2010
Në vetmi mes varfërisë ekstreme
Varfëria nuk njeh kufij në familjen Deliu, të cilët jetojnë vetëm me një thes miell, ndërkohë që sipas tyre komuna dhe bashkia janë treguar tërësisht indiferentë.
http://bw.balkanweb.com/TV/index.ph...d_ansalive=1562
14/12/2009
Tropojë, jeta mes lagështirës në mjerim të plotë
Rastet e varfërisë ekstreme vazhdojnë të dalin në pah cdo ditë në rrethe të ndryshme të vendit. Këtë herë News24 bën pubike historinë e një familje nga Tropoja ku 4 fëmijë, nëna, dhe gjyshja e tyre jetojnë në mjerim të plotë mes lagështirës së një dhome të ish hotelit të punëtorëve në qytetin e Bajram Currit.
http://bw.balkanweb.com/TV/index.ph...id_ansalive=994
27/11/2009
Familja në varfëri ekstreme, aty ku Bajrami festohet me misër
Historia e një familjeje nga Mati, që jeton tej kufijve të varfërisë bën realitet legjenden e misrit. Duket se ky është ushqimi i vetëm bazë, që njohin fëmijët e kësaj familjeje të varfër.
http://bw.balkanweb.com/TV/index.ph...id_ansalive=711
24/01/2010
Maqellarë, familja në varferi ekstreme. Ndihmohet pas apelit në News 24
Një familje të varfër nga Maqellara e Dibrës ka gjetur ngrohtësinë dhe ndihmën ekonomike nga një tjetër familje shqiptare që banon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nodh pas një apeli në BalkanWeb. Bamirësit kanë kërkuar të mbeten anonime.
http://bw.balkanweb.com/TV/index.ph...d_ansalive=1652
22/01/2010
Berisha, niveli i varfërisë pësoi rënie
Kryeministri Sali Berisha deklaron se vendi ynë ka shënuar një rënie drastike të nivelit të varfërisë, nga 70 % që shënonte para 18 viteve ne 12 %.
http://bw.balkanweb.com/TV/index.ph...d_ansalive=1617
E moret vesh pse po vdes shefi i krimeve te Lushnjes?
Qe thoni ju ky ishte nga Fieri. Mëngjesin e djeshëm, para se të nisej për në Lushnjë, 31-vjeçari ka shkuar për të pirë kafe në një lokal në lagjen "Apollonia", që është në pronësi të kunatit të tij. Në lokal ka nisur të debatojë me klientin Robert Genica. Ky i fundit ka hedhur bishtat e cigareve në tokë, ndërsa Altin Hadëri (polici) i ka thënë Genicës që të mos i hidhte cigaret mes lokalit.
Keshtu ka filluar sherri mes tyre, duke degjeneruar në konfrontim me armë jashte lokalit. Në çast, i riu Robert Genica ka qëlluar me një pistoletë artizanale efektivin e policisë dhe më pas është larguar me shpejtësi të madhe nga vendi i ngjarjes. Krismat e armës kanë shkaktuar panik tek kalimtarët e rastit, ndërsa policia është vënë në alarm. Shefi i krimeve kishte marrë plagë në bark, dhe plumbi kishte depërtuar deri në shtyllën kurrizore.
Policia e Fierit ka shpallur në kërkim të riun Robert Genica, i cili njihet si person problematik në Fier. Me gjithë kërkimet e bëra, deri në orët e vona të mbrëmjes të së hënës nuk u bë e mundur vënia në pranga e autorit të krimit. Ndërkaq, blutë e Fierit po bashkëpunojnë me homologët e Vlorës, Gjirokastrës dhe Durrësit për kapjen e Genicës.
Pra sherri filloi...
... nga mungesa e civilizimit.
Konkluzioni: shqiptari do plumb per te mesuar ku hidhet cigarja. Imagjino per gjera te tjera.
Re: E moret vesh pse po vdes shefi i krimeve te Lushnjes?
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Konkluzioni: shqiptari do plumb per te mesuar ku hidhet cigarja. Imagjino per gjera te tjera.
Citim:
Po citoj ato që tha cedrus
...Dhe per ironi te fatit plumbin e ha ai qe kerkon te zbatohet ligji.
Na ka bere keq komunizmi. Ne vetem me dhune marrim vesh, ndryshe....
Fatkeqesisht ne Shqiptaret ne pergjithesi jemi njerez pa kulture.
Citim:
Po citoj ato që tha Debora*
Na ka bere keq komunizmi. Ne vetem me dhune marrim vesh, ndryshe....
Fatkeqesisht ne Shqiptaret ne pergjithesi jemi njerez pa kulture.
![]()
Shqiperia e koherave paraqitet e sakte ne Euronews
Shqiperia nuk njihet vetem si vendi me i varfer dhe me probleme te shumta ne Evrope. Rrjeti i njohur televiziv “Euronews”, e ka permendur Shqiperine e sotme dhe duke e dhene me nje histori te hershme qe prej koheve me te vjetra deri ne ditet tona. Sipas “Euronews”, Shqiperia dhe Greqia jane dy vendet me te vjetra ne Europe, ku i pari rrjedh prej popullit Ilir, te cilet kane patur zonen e tyre qe nga rrjedha e lumit Sava ne veri dhe deri ne detin Jon ne Jug.
Shqiperia ka qene nje vend i mrekullueshem me shume kulture dhe nje nga vendet me te mira ne Ballkan se bashku me Maqedonine dhe Greqine.
“Euronews” transmeton edhe faktin se Greket e quajne Piron si pjese te tyre, por ne fakt kjo eshte vecse nje deklarate false, pasi sipas dokumentave, greket e lashte, Epiriotet i quanin “njerez barbare”, gje e cila kuptohej me idene se ate nuk ishin greke.
http://www.hermesnews.org/articoli/16117---.asp
Citim:
Po citoj ato që tha Debora*
Na ka bere keq komunizmi. Ne vetem me dhune marrim vesh, ndryshe....
Fatkeqesisht ne Shqiptaret ne pergjithesi jemi njerez pa kulture.
![]()
Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
O debora po ti sje aq e vogel moj goce sa mos mbash mend se ne kohen e enverit cdo te shtune ne mengjes e te diel dilje e fshije lagjen e mblidhje plehnat e nuk guxoje te hidhje plehna nga ballkoni se mblidhej keshilli i lagjes e te vinin nje fleterrufe qe te cuditeshe ...komunizmi kishte rregull u prish qekur nuk eksiton me ne shkolla e ne familje "edukata morale e civile " do jete mesuar ne familje ai dhe e ben ...po prit se mbas 24 oresh do dali qe ska qen cinarrja shkaku jane te thella keta pune
Re: Shqiperia e koherave paraqitet e sakte ne Euronews
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Shqiperia ka qene nje vend i mrekullueshem me shume kulture dhe nje nga vendet me te mira ne Ballkan se bashku me Maqedonine dhe Greqine.
Me kete fill qe ke kapur ti faje, do e mbarosh lemshin fare.
Iken ne Itali sojllinjte dhe mbeten ketu raja-ja. Pra mbeten ata qe nuk e kishin nivelin e duhur ekonomik qe te zhvillonin elemente te tjera sociale. Khe.
Ndoshta.
Turku nuk na tha qe te hidhnim fletet e preshit nga Penxherja e ballkonit, as qe te peshtynim pertoke, pasi ndillnim mire qurret dhe me zhurme. Yak.
Turku shprishi bashkesine duke vene vellane kunder vellait dhe kjo ka sigurisht pasoja.
Kam nje gje per menyren filozofiko-cinike si e kape diku me siper problemin:
Me pelqen vertet. Keshtu ndodh ne te vertete.
Vjen dikush ne dyqan, te themi. Nxjerr paketen dhe i jep nje cigare te zotit. Ky nuk ja pranon. Ai e bxez dhe si cfryn tymin i thote: Po ti nuk e begenis nga une apo si?
As qe i shkon ndermend qe cigaren edhe po ta kishte te ndezur, duhej ta kishte fikur qe perjashta.
Citim:
Po citoj ato që tha cedrus
Me kete fill qe ke kapur ti faje, do e mbarosh lemshin fare.
Iken ne Itali sojllinjte dhe mbeten ketu raja-ja. Pra mbeten ata qe nuk e kishin nivelin e duhur ekonomik qe te zhvillonin elemente te tjera sociale. Khe.
Ndoshta.
Turku nuk na tha qe te hidhnim fletet e preshit nga Penxherja e ballkonit, as qe te peshtynim pertoke, pasi ndillnim mire qurret dhe me zhurme. Yak.
Turku shprishi bashkesine duke vene vellane kunder vellait dhe kjo ka sigurisht pasoja.
Kam nje gje per menyren filozofiko-cinike si e kape diku me siper problemin:
Me pelqen vertet. Keshtu ndodh ne te vertete.
Vjen dikush ne dyqan, te themi. Nxjerr paketen dhe i jep nje cigare te zotit. Ky nuk ja pranon. Ai e bxez dhe si cfryn tymin i thote: Po ti nuk e begenis nga une apo si?
As qe i shkon ndermend qe cigaren edhe po ta kishte te ndezur, duhej ta kishte fikur qe perjashta.
Re: Re: Shqiperia e koherave paraqitet e sakte ne Euronews
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Dmth u siguruam qe e kaluara ishte madheshtore.
Po pastaj cfare ndodhi me keto vende? Ku shkoi kultura?
Opssss, na pushtuan turqit, ata e kane fajin.Po ca dhe iken ne Kalabri, ca te tjere iken ne Itali, Greqi, Kanada, USA, Belgjike, Londer, etj. Me tere keta te ikur e te ardhur, me siguri nga Iliret vijme, ishim vend madheshtor. Ne, qe tani vritemi per nje cigare.
Gjendja civile: Per kombesine perdorim regjistrin
Etnia e shqiptareve eshte e dokumentuar me regjistra permes dokumentave qe nga viti 1950 e deri ne ditet e sotme.
Ne regjistrin themeltar te vendit, cdo qytetar regjistrohet ne baze te etnise se ciles i perket dhe nese prinderit i perkasin etnive te ndryshme, ata vendosin se cilen kombesi do te mbaje femija. Te dhenat qe pretendohet te mblidhen nga pyetesori mbi regjistrimin e ri te popullise per etnine nuk jane te sakta, pasi qytetaret jane te lire te deklarojne kombesine pa e faktuar ate.
http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=173867&ref=fp
______________________
E di ca skuptoj une qe kjo eshte tema me e nxehte aktuale dhe me me spec dhe se kuptoj kete heshtje te politikes shqiptare po e po por edhe te shoqerise civile apo dhe ne forumisteve ketu... nejse mendimi im ky
Air Force eshte bere rurrealist dhe une nuk para marr vesh nga keto modernet.
Nejse, seicili ka hisen e tij or lum miku. Puna eshte se Otomani na ndryshoi aq shume strukturen sociale sa akoma jemi sic kishim qene ne kohen e Dovletit.
Angel, c'eshte e dime, pa per t'u bere duhen nja trte breza
Jo mjafton vetem 1 je e vogel fare .... zhdukja e kesaj shtrese politike ne vend .... ke per ta pare ndryshimin pastaj
Nuk e kuptoj se çfare tragjediet ka ketu, kushdo njeri deklaron ate qe ndihet. Tragjike eshte te pengohet ky censiment i kerkuar nga Europa.
Ta besh me rregjistrin e vjeter besoj nuk ka kuptim pasi shyoqeria ka ndryshuar Gjithashtu nuk besoj se luhet me kombesine sepse ate nuk mund ta ndryshosh kurre por vetem nenshtetesine edhe po ta heqish nenshtesine shqiptare ne pashaporte shkruhet kombesia shqiptare psh.
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Jo mjafton vetem 1 je e vogel fare .... zhdukja e kesaj shtrese politike ne vend .... ke per ta pare ndryshimin pastaj![]()
Citim:
Po citoj ato që tha cedrus
Ba?! Po si ta zhdukim me? Kush ta zhduke? Ne po i votojme prape te njejtet njerez qe na e leruan njehere.
Ju Angjel sikur nuk e kini miresine te shikoni popullin e dashur
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Jo mjafton vetem 1 je e vogel fare .... zhdukja e kesaj shtrese politike ne vend .... ke per ta pare ndryshimin pastaj![]()
Citim:
Po citoj ato që tha AIR-FORCE-ONE
Poooooooo po kur do te realizohet kjo gje kurre ,ai popull nuk ngrihet ne kembe ,e harrova u shty seanca e gjygjit te Gerdecit sepse 80 avokate kishin shku te shikoshin Derbin Inter Milan .....
E mbyten ate popull po ne gjume eshte ai popull ---------
Ku je Pinocetja e Forumit ,se ai i hypte ne avion dhe i hidhte kur flinin gjume dhe u zgjonin komunistet ne ajer .....
A po don kete te filmi Skenderbue cfar vend shejtanesh ,ku dhe Grate nuk di te qajne ,po per te vra te heqim mqafe .......
Nuk zgjidh gje me te heqme qafe. Kedo te heqesh qafe, Salen, Nanon, Ramen, Meten, te gjithe bashke, muzika do vazhdoje njesoj, sepse tashme eshte ne kulture llogjika e pushtet-perdorjes.
Duhet te ndryshoje kultura qe te ndryshojne ata lart. Ndryshe, kedo te vesh ne pushtet, do sillet identik njesoj.
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Nuk zgjidh gje me te heqme qafe. Kedo te heqesh qafe, Salen, Nanon, Ramen, Meten, te gjithe bashke, muzika do vazhdoje njesoj, sepse tashme eshte ne kulture llogjika e pushtet-perdorjes.
Duhet te ndryshoje kultura qe te ndryshojne ata lart. Ndryshe, kedo te vesh ne pushtet, do sillet identik njesoj.
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Nuk zgjidh gje me te heqme qafe. Kedo te heqesh qafe, Salen, Nanon, Ramen, Meten, te gjithe bashke, muzika do vazhdoje njesoj, sepse tashme eshte ne kulture llogjika e pushtet-perdorjes.
Duhet te ndryshoje kultura qe te ndryshojne ata lart. Ndryshe, kedo te vesh ne pushtet, do sillet identik njesoj.
Citim:
Po citoj ato që tha AIR-FORCE-ONE
Ku je Pinocetja e Forumit ,se ai i hypte ne avion dhe i hidhte kur flinin gjume dhe u zgjonin komunistet ne ajer .....
A po don kete te filmi Skenderbue cfar vend shejtanesh ,ku dhe Grate nuk di te qajne ,po per te vra te heqim mqafe .......
![]()
E dini si ka thon Sala..vetem nje here kam rene nga kali..kur isha i vogel ..
-----------------------------------
Sa te jete gjalle ky bilioneri kosovar Hajdar Bajraktari ketu ne New York.. se besoj se e le kariken kollaje...Ky me kongresmenin Eliot Engel dhe Hillerin e ndihmoi shume per zgjedhjet.. pse thone.. paraja ben hatane...kutite nuk hapen kure...
Fakti qe pushteti shihet si lopa e mire ne vend te asaj qe duhet te jete ne sherbim te qytetarit tregon mungese kulture.
Ne kete rast kultura ka te beje me ate qe nuk kemi kulture te mirefillte politike.
Mire e tha Fajtori nuk behet duke ndryshuar njerzit por duhen ndryshuar mentalitet.
Pershendetje Saranda.
E vertete se ka mbetur ajo shprehja per malokun vetem se po ti hyme me themel historise fatkeqsisht tiranet me te eger kane qene nga jugu.
Nuk e bej per te mbrojtur askend me fjale por besoj se duhet hequr edhe ky mentalitet i gabuar maloku, labi apo laluci etj
Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Fakti qe pushteti shihet si lopa e mire ne vend te asaj qe duhet te jete ne sherbim te qytetarit tregon mungese kulture.
Ne kete rast kultura ka te beje me ate qe nuk kemi kulture te mirefillte politike.
Mire e tha Fajtori nuk behet duke ndryshuar njerzit por duhen ndryshuar mentalitet.
Pas disa kritikave te mara nga Fatos Lubonja dhe Mustafa Nano per menyren qesharake sesi harxhon leket duke ia dhuruar Realit dhe per sjelljet prej gangsteri, Taçi,bizesmeni me i madh i te gjitha koherave, u jep pergjigje te dyve njeheresh ( !!!!) duke shpalosur kulturen e tij te pafundme me latinizma teper te goditura !!!!!
Deri në Nëntorin e kaluar, kur gënjeshtrat e kolegut tuaj, Z.Baze më bënë që të gjendesha i burgosur padrejtësisht, mora mbi vete fajin e mos përgjigjeve dhe mos paditjeve ndaj polemistëve për shpifje (me qëllim po përdor fjalën "polemist", sepse "gazetarët" punojnë mbi fakte dhe investigime). E mësova në mënyrën më të vështirë, Nëntorin e kaluar, që zakoni im I vjetër i mos përgjigjeve ndaj fyerjeve dhe paditjeve ndaj shpifjeve, mund të dëmtojë familjen time dhe shume miq dhe kolegë të mi, të cilët më kanë dhënë besimin e tyre. Që prej atëherë, unë kam vendosur të ndryshoj. Unë nuk do të qëndroj më indiferent ndaj fyerjeve dhe do të përdor të gjitha mjetet ligjore për t'i dhënë fund shpifjeve.
Ju të dy kritikoni me forcë vendimin e kompanisë sime për të sjellë Real Madridin që të luante me një nga skuadrat tona (siç mund të ishte ajo e Gramozit ). Ju të dy kujtoni shumën e tepruar të parave që Taci Oil do t'i kishte paguar Real Madridit që të vinte dhe të luante këtu në Tiranë. Nëse do ju kishte interesuar që të pyesnit, unë do ju kisha dhënë përgjigje pyetjeve tuaja duke ju konfirmuar që nderi i të paturit Realin ne Tirane ka qenë fryt i marrëdhënieve miqësore dhe profesionale që na lidhin me drejtuesit e këtij Klubi. Po kush po vret mendjen, përderisa ju nuk jeni gazetare, ju nuk kontrolloni fakte! Po, Z. Nano, paratë e fituara nga shitja e biletave të ndeshjes kanë shkuar për ata që kanë vuajtur nga përmbytjet në Shqipërinë e Veriut. Po ju zoti Nano? Çfarë keni bërë për ta? Rehat ne Tiranë, a keni bërë ndonjë gjë? Është e lehtë të kritikosh, por për të bërë, madje edhe pak, është më e vështirë. Sigurisht, unë mund edhe të mos organizoja asnjë ndeshje këtu në Tiranë, dhe unë mund të përballoja privatisht të shijoja në mënyrë egoiste dhe diskrete aq ndeshje të Real Madridit sa të dëshiroja, dhe ju as që nuk do ta dinit. Kjo ndodh vetëm se unë dua që buxheti i marketingut të grupit Taci Oil t'i shërbejë sigurisht imazhit të kompanisë, por edhe atij të mbarë vendit. A i përbuzni aq shume juve vendin dhe qytetarët tanë sa që të mendoni se ata nuk e meritojnë një ndeshje të Real Madridit në shtëpinë e tyre?
Ju të dy vazhdimisht supozoni se si e kam krijuar unë biznesin tim, por as nuk behet fjalë që të investigoni! Z. Lubonja ka një përgjigje: "një vend në duart e gangsterëve si ky baron nafte". Për z. Nano "nuk kam ndonjë kureshtje kushedi se çfarë për të njohur gjëra nga bota e rrëmujshme dhe e mistershme e sipërmarrjes shqiptare". E vërteta është se unë kam punuar jashtëzakonisht për më se tetëmbëdhjetë vjet, 12-16 orë në ditë, me shumë pak fundjava, dhe pa pushime. Por kjo nuk është mjaftueshëm për ju, kështu që ju duhet të fyeni, dhe jo vetëm mua, por të gjithë sipërmarrësit e këtij vendi, ata që bëjnë gjëra me duart "e tyre të pista". Për shkak të vendimit që kam marrë të cituar më sipër, mos u ndjeni të befasuar kur të gjendeni të paditur, pasi unë nuk do të toleroj më që të quhem (shprehimisht ose me nënkuptim) një "gangster" apo një "bos i mafias". Unë do të përdor të gjitha mjetet e Drejtësisë dhe ligjit për të ndaluar çdokënd të më fyeje mua, jo aq shumë për vete, por për familjen time, miqtë e mi dhe kolegët e mi që lëndohen nga këto akuza të pajustifikuara.
"Panem et Circenses"! Po, vërtet, Grupi Taci krenohet që siguron, brenda kufijve të tij modest, "Circenses" cilësor. Por në artikujt tuaj te hidhur, ju keni harruar "Panem"! Grupi Taci (duke përfshirë ARMO-n) tani punëson rreth 2,000 punonjës, që përfaqësojnë 2,000 familje në këtë vend. Në vitin 2009 Grupi Taci & ARMO është renditur si taksapaguesi më I madh. Për të marrë këto fakte nuk kishit nevojë për të investiguar shumë, mjafton t'i drejtoheshit autoriteteve përkatëse dhe vetë Grupit Taci. Por jo, ju ishit shumë të zënë, duke mbushur stilolapsat me helm dhe xhelozi. Unë ju ftoj të dyve që të vizitoni me mua rafineritë tona në Ballsh dhe në Fier, dhe të flisni lirisht me punonjësit tanë. Unë jam I bindur se ata nuk kanë nostalgji për ditët kur kompania e tyre ishte shtetërore. Ju do të shihni se çfarë sfide kemi trashëguar nga komunizmi dhe investimet e jashtëzakonshme që ne tani duhet të kryejmë për të kapur dhjetëra vite, në të cilat nuk është investuar pothuaj fare. Po, kam krenarinë e të qenit një sipërmarrës, dhe që duhet të investoj një shumë të madhe parash për të kapur hapin e dhjetëra viteve te keq menaxhuara. Por kam frikë, se ju do të duhet të jeni të gatshëm të ndotni këpucët dhe të largoheni nga komoditeti tuaj për të vizituar botën reale!
Z. Lubonja, Shqipëria nuk ka nevojë për një ose dy "Taci, Naci". Shqipëria ka nevojë për dhjetëra "Taci, Naci" për të ndihmuar këtë vend. Ju jeni të shqetësuar për reputacionin e vendit tonë? Çfarë mendoni ju se bëni duke quajtur çdo sipërmarrës të këtij vendi një "gangster" ose duke aluduar për botën kumbuese të sipërmarrjes si "atë të rrëmujshme dhe te mistershme të sipërmarrjes shqiptare"? Ju vetëm ngushëlloni ata jashtë vendit që e lidhin vendin tonë me aktivitete mafioze, dhe ju vetëm ngushëlloni një stereotip te mefshte. Por është e vërtetë që ju mund t'ju ketë marrë malli për ditët kur gjithçka ishte shtetërore dhe në duart e një partie të vetme. Kjo është politike, dhe unë nuk jam i interesuar për ketë dhe vazhdoj të jem vetëm një sipërmarrës. Romakët thane: "A bove ante, ab asino retro, a stulto undique caveto'' (kini kujdes nga demi para syve, gomari në shpinë dhe budallenjtë përreth). Nga tani e tutje unë nuk do t'i lejoj te kalojnë këto lloj artikujsh pa përgjigje.
Z. Lubonja citon Churchillin (një ironi!). Për veten time unë do të ndjek këshillën e Sir Winston (pasi mbi te gjitha ai ishte një nga mbrojtësit më të mëdhenj të demokracisë dhe kapitalizmit): "Suksesi është përfundimtar, dështimi nuk është fatal: është guximi për të vazhduar që ka vlerë".
Para dy muajsh taksapaguesi me i madh ishte Koco Kokedhima i Shekullit. Tani Rezart "mero baze" Taçi thote jam une.
Ore mire qe ekzistojne keta heronj. Fale miqesise me klubin e Madridit paguajne nga 2.5 milione euro qe ti japin kupen e famshme Taçi.
Dhjetra duhet te kemi nga keta. Cdo skuader e botes te kete nga nje kupe Taçi dhe dhjetra milione euro te shperndahen per te krijuar kupa kapadajlleku.
Re: Re: Shqiperia e koherave paraqitet e sakte ne Euronews
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Me tere keta te ikur e te ardhur, me siguri nga Iliret vijme, ishim vend madheshtor. Ne, qe tani vritemi per nje cigare.
Sa u gezua minatori kur pa copen e mineralit mbi tryeze! :p
Re: Re: Re: Shqiperia e koherave paraqitet e sakte ne Euronews
Citim:
Po citoj ato që tha trojani
Fajtoro e ke gabim.
Jo per nje cigare, por per nje bisht cigareje.
Gjykata Kushtetuese rrëzon marrëveshjen e ujrave detare me Greqinë.
Vendimi është marrë mbrëmjen e sotme rreth orës 20:30, ndërsa detajet mbeten ende mister. Gjykata Kushtetuese e përbërë nga 9 anëtarë ka pranuar kërkesën që Partia Socialiste depozitoi rreth 3 muaj më parë për të pezulluar marrëveshjen mes qeverisë shqiptare dhe shtetit fqinj.
Lajmi është bërë i ditur nga burime të sigurta të NEWS24, ndërsa pritet që vendimi të publikohet zyrtarisht gjatë ditës së nesërme.
Skandali i faljes së ujrave të Jonit, u zbulua nga televizioni News24 dhe Gazeta Shqiptare. Pas investigimeve të njëpasnjëshme, u vërtetua me fakte se marrëveshja e firmosur gjatë vizitës së kryeministrit grek Karamanlis në Shqipëri, shkel sovranitetin kombëtar duke i dhuruar hapësira detare vendit fqinj.
Në studimin e publikuar të Kolonelit Myslym Pashaj sqarohet se si marrëveshja ndërpret në mënyrë tërësore, të drejtën e Shqipërisë për një pjesë sovrane në ngushtesën e Otrantos, cënimin e detit shtetëror dhe hapësirës së afërt vijimore, si dhe hapësirës së veçantë ekonomike.
Pas këtyre publikimeve shpërthyen reagimet e menjëhershme të shqiptarëve nga e gjithë bota, përmes organizimit të peticioneve online kundër ratifikimit të marrëveshjes në Parlament.
Pakti u miratua nga komisioni parlamentar i ligjeve me 25 shtator, ndërsa cështja u dërgua në Gjykatën Kushtetuese pas ankimimit të bërë nga opozita shqiptare
.
a ngatrrova teme na falni .....
Si ka mundesi qe nga gjithe ballkani i cili ka qene nen perandorine Osmane , eshte kthyer vetem Bosnja dhe Shqiperia ne muslimane?!
Na kishe munguar Saranda Hi...
Citim:
Po citoj ato që tha sarandaebukur
Gjykata Kushtetuese rrëzon marrëveshjen e ujrave detare me Greqinë.
Vendimi është marrë mbrëmjen e sotme rreth orës 20:30, ndërsa detajet mbeten ende mister. Gjykata Kushtetuese e përbërë nga 9 anëtarë ka pranuar kërkesën që Partia Socialiste depozitoi rreth 3 muaj më parë për të pezulluar marrëveshjen mes qeverisë shqiptare dhe shtetit fqinj.
Lajmi është bërë i ditur nga burime të sigurta të NEWS24, ndërsa pritet që vendimi të publikohet zyrtarisht gjatë ditës së nesërme.
Skandali i faljes së ujrave të Jonit, u zbulua nga televizioni News24 dhe Gazeta Shqiptare. Pas investigimeve të njëpasnjëshme, u vërtetua me fakte se marrëveshja e firmosur gjatë vizitës së kryeministrit grek Karamanlis në Shqipëri, shkel sovranitetin kombëtar duke i dhuruar hapësira detare vendit fqinj.
Në studimin e publikuar të Kolonelit Myslym Pashaj sqarohet se si marrëveshja ndërpret në mënyrë tërësore, të drejtën e Shqipërisë për një pjesë sovrane në ngushtesën e Otrantos, cënimin e detit shtetëror dhe hapësirës së afërt vijimore, si dhe hapësirës së veçantë ekonomike.
Pas këtyre publikimeve shpërthyen reagimet e menjëhershme të shqiptarëve nga e gjithë bota, përmes organizimit të peticioneve online kundër ratifikimit të marrëveshjes në Parlament.
Pakti u miratua nga komisioni parlamentar i ligjeve me 25 shtator, ndërsa cështja u dërgua në Gjykatën Kushtetuese pas ankimimit të bërë nga opozita shqiptare
Re: a ngatrrova teme na falni .....
Citim:
Po citoj ato që tha AIR-FORCE-ONE
Si ka mundesi qe nga gjithe ballkani i cili ka qene nen perandorine Osmane , eshte kthyer vetem Bosnja dhe Shqiperia ne muslimane?!
...
Re: Re: Re: Re: Shqiperia e koherave paraqitet e sakte ne Euronews
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
E bejme keshtu me mire.
Ti me jep nje studim te mirefillte shkencor qe mat ngjashmerite gjenetike te gjithe Evropes dhe Azise deri ne Persi. Nese Shqiptaret dalin ndryshe nga greket, turqit, etj, ne pjesen me te madhe te gjeneve (pra nese nuk jane perzjere dhe aq shume me kusurin e botes) atehere do te jap te drejte.
Prejardhja historike eshte nje dokerr qe i duhet nacionalisteve qe ti bejne qejfin vetes. Nuk ka llogjike ne bote qe te thuash me siguri vij ketej apo andej kur kane kaluar qindra breza dhe çdo cep i botes eshte perzjere me njeri tjetrin. E tani do na dilkan shqiptaret aliene qe vijne drejt nga e kaluara e lavdishme, kur edhe qytetet shqiptare kane emra turke (Elbasan).
'Stop perçeve në publik'
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
E di une ku do te dalesh ti ketu me siguri te Armenianet ose te ADNja e njejte por sjam dakort me ty hic![]()
___________________________________________
Caucasian Albanians, not to be confused with Albanians of the Balkans, were one of the Northeast Caucasian peoples[3][6], the ancient population who ruled over the central and eastern Transcaucasia before the common era.
(3)Historians argue that after the Caucasian Albanians were Christianized in the 4th century, the western parts of the population were later assimilated by the ancestors of modern Armenians, and the eastern parts of Caucasian Albania, the territories of the modern Azerbadjan were absorbed and Islamized by the Turkic peoples. Some Azerbaijani historians in contrast view the ancient Caucasian Albanians as the direct predecessors of the modern Azerbaijanis.
Bosworth, Clifford E. Arran. Iranica.
(6)Chorbajian, Levon; Donabédian, Patrick; Mutafian, Claude (1994). The Caucasian Knot. Zed Books. pp. 54. ISBN 1856492885. "The Caucasian Albania state was established during the second to first centuries BC and, according to Strabo, was made up of 26 tribes. It seems that their language was Ibero-Caucasian."
________________________________________
Nderrimi ose aderimi ne nje fe i nje popullsie ne menyre masive nuk eshte i rastit ose nje bindje fetare origjinale, ne fakt eshte nje kundershtim i kushteve ne te cilat ishin.Perandoria Osmane ne fakt u krijua dhe funksionoi mbi sistemin e mileteve (popullsive) te ndara sipas religioneve dhe po te quhet presion konvertimi, ky presion ishte i njejte kudo ne Ballkan dhe jo vetem ne Bosnje dhe Shqiperi.
Mgjate une mendoj qe ruajtja e identitetit kombetar, pra si kundervenie ndaj ekspansionit serb gjate viteve, si dhe oportunizmi (per te mos u vrare e prere e per 1 jete me te mire) duke qene ne nji fe me pushtuesin kane qene 2 nga faktoret kryesore. (shkurt sakte e pa gabime)
Re: Re: Re: Re: Re: Shqiperia e koherave paraqitet e sakte ne Euronews
Citim:
Po citoj ato që tha cedrus
Ti Fajtor pse nuk me vjen me kondra?
Mmm me pelqen ky postim qe ka te beje me nakatosjen.
Kotka si thua ti?
Re: Re: Re: Re: Re: Re: Shqiperia e koherave paraqitet e sakte ne Euronews
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Qe te dalesh kondra dikujt duhet te rezultojne dy faktore:
1. Ta marresh ne konsiderate.
2. Te kesh pikeveshtrime te kunderta per diçka.
Kur kane perkuar keto te dyja mbi aspektin nacionalist?
![]()
![]()
Citim:
Po citoj ato që tha AIR-FORCE-ONE
Po pse jemi ketu te shkembejme opinonet ,nuk duhet te jemi te gjithe me nje mendje .....
Gjithsej 67 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 23 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.