Forumi Horizont | Gjithsej 182 faqe: « E parë ... « 131 132 133 134 135 136 137 138 139 [140] 141 142 143 144 145 146 147 148 149 » ... E fundit » Trego 182 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Figura të shquara (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=117)
-- Shqiptari me i madh i te gjitha koherave (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3213)
Citim:
Po citoj ato që tha Balerina
Nuk e di se sa ekonomi ke studiuar, por hidhi nje sy pak ekonomise, qe te te mbushet mendja perseri qe kominizmi e ka fajin qe jemi ne kete gjendje (well, ne bashke me te). Kudo ku vriten intelektualet nuk do te kete zhvillim, sepse nuk praktikohet Darvinizmi social. Shqiperia do te rrinte ne vend numuro, sepse, kujtoni qe thelbi i komunizmit eshte mos-konkurimi. Nuk ka treg te lire, qe te konkurojne njerezit, qe te kene motivim, qe te shkonin siper. Plus, njerezit nuk eshte se ishin te kenaqur, ata mendonin qe ishin te kenaqur. Slloganet qe perdoreshin, jo me kot perdoreshin...e kishin nje efekt mbi njerezit.
Enveri nuk u respektua nga liria e zgjedhjes, por nga prania e frikes. Tani respektohet sepse jeton akoma brezi qe e mban mend ate kohe, kur cdo gje ia jepte qeveria dhe ata vetem zbatonin urdherat sipas parametrave. Akoma egziston ai mentaliteti komunist, prandaj nuk dine njerezit qe ne nje sistem demokratik, eshte detyra e cdo qytetari te lire te cilit te drejtat natyrale i jane marre, qe ta hedhe poshte sistemin.
Ashtu sic ka qene Enver Hoxha nje nga personazhet me te medhenj te shtetit (komplet koicidence) ashtu ka qene dhe Hitleri, mos harro. Ku qendron madheshtia e nje rrugaci qe nuk arriti te mbaronte nje shkolle te larte ne Paris, qe u ndihmua nga burri i motres, por pastaj e vrau ate? Ne syte e mi, nje shtet qe udhehiqet nga nje njeri pa arsimim eshte direkt nje shtet i deshtuar. Po prandaj i hoqi qafe ai intelektualet vitet e para te komunizmit; i perdori dhe si shembuj, plus dhe siguroi jetegjatesine e sistemit qesharak te tij.
Briseide, cfare do te thote qe blihen shume suvenire rreth Enverit? Asgje! E di ti qe libri numer 1 ne Turqi tani per tani ishte nje liber rreth Hitlerit? Po pse, njeri qe respektohet eshte Hitleri? Une e respektoj per oratorin qe ishte, dhe per aftesite e tij per t'ua mbushur mendjen turma njerezish, edhe pse depresioni ekonomik qe beri kerdine neper bote luajti nje rol gjigand. Mos harro, ai depresion ekonomik beri qe gati gjysma e botes te marre nje zgjedhje te deshperuar: komunizmin.
Gjithsej 182 faqe: « E parë ... « 131 132 133 134 135 136 137 138 139 [140] 141 142 143 144 145 146 147 148 149 » ... E fundit » Trego 182 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.