Forumi Horizont Gjithsej 215 faqe: « E parë ... « 131 132 133 134 135 136 137 138 139 [140] 141 142 143 144 145 146 147 148 149 » ... E fundit »
Trego 215 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Të qeshim pak... (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=132)
-- Poezi Për Vajzat - Djemt E Mbarë :) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6780)


Postuar nga durrsak datë 10 Dhjetor 2004 - 22:51:

Une do ta Sfidoj kohen vetem per ty (Perseritja eshte prap per ty)

Koha..... nje fjale kjo qe nuk peshohet, ajo vetem matet
ajo duket sikur thote, hej jam ketu per te te sfiduar
ajo kalon pa u ven re
duke mare dhe duke dhen
me te jete njerezish linden dhe jete mbarojne
Por ajo mbetet ndersa minutat kalojne
ato ecin dhe ecin pa mbarim, ku po shkojme valle ?
Ohh sa trishtim, do te doja ta ndaloja kete kohe qe sfidon njerzimin
qe te kisha kohe qe te beja gjithcka
te kisha koh per te te pare, kohe per te degjuar, kohe per te biseduar
te kisha kohe qe te thoja, erdhi momenti per tu takuar
Por jo, ajo me duket shume larg ashtu si dhe ti.....
Sa do te doja qe ta sfidoja kohen dhe te isha prane teje
dhe te pershperisja me gjysem zeri ne veshet e tu
dhe me embelsi te te thoja, E dashur perse qan.... koha eshte e jona
Dhe brenda kesaj kohe familje krijohen, jete linden
floke thinjen, por.....c'rendesi ka
Me kohen njeriu mund te bej gjithcka!

Por ja qe nuk mundem dhe koha vjen qe une duhet te iki
dhe prapa ngelen vetem bisedat tona
ne te vertet nuk mundem qe ate ta ndaloj
por jo.. kjo nuk me pengon qe te te mos them te Dua

Dhe keshtu vazhdoj te rrij ne pritje
nga nje pritje e palodhur
dua te shtirem por nuk funksionon
dhe tani qe po shkruaj, koha iken , me vjen te uleras qe koha kalon

Perse duhet te jet keshtu valle
ne mendimet i pashprese
thua te kem frike nga koha
Sikur neser do te vdes.....

Te dua, e them se te dua
kete ti nuk mundesh te ma ndalosh
megjithse koha vazhdon dhe shkon
dashurija mbetet, ajo vazhdon dhe mbijeton


edhe sikur vdekja kohen te ma mare
dije zemer, se une te doja
dhe vdekjes shpirtin nuk do t'ia jepja
keto fjale pa do ti thoja

NO COMENT! CONTINUE............. Ndalohet e drejta e vjedhjes, e shfrytezimit, apo e keqkuptimit. Shkruar nga Durrsak 2004 vjet pas Krishtit.

Nje muahh per te gjithe qe jeni ketu, por ne vecanti pe njeren qe e kam si shpirt.


  Gjithsej 215 faqe: « E parë ... « 131 132 133 134 135 136 137 138 139 [140] 141 142 143 144 145 146 147 148 149 » ... E fundit »
Trego 215 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.