Forumi Horizont Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 131 132 133 134 135 136 137 138 139 [140] 141 142 143 144 145 146 147 148 149 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga AndreaPirelli datë 11 Shtator 2010 - 07:32:

Citim:
Po citoj ato që tha SmoKer
Provoni te udhetoni me Emirates dhe do e shikoni se economy eshte njesoj sikur me qene ne business.

Lajm i fundit ky e



Emiratet hane buke vec ............. po Lufthansa eshte njesh ............ . Austriaku ............ cka ........... kuptohet po te krahasohet me Alitalian ........ edhe belairi eshte me i mire ........... . Me e bukura eshte te shohesh first/bussines class tek alitalia ................ zhuli eshte tre gisht me shume se ne economy .......... dhe terronet qe mbulohen me ato batanijet qe vijne era shurre ............... . Ca ti besh ............. kur s'ka konkurrence ........ ndonjehere do te duhet te udhetosh edhe me te ........... . Per fluturime nderkontinentale, edhe Air Canada eshte e mire.


Postuar nga Fajtori datë 11 Shtator 2010 - 11:48:

British dhe Lufthansa jane goxha te mire, por British ka komunikim me shoqeror dhe te afrushem (ne avion). Austriaku eshte aty afer, po ben gjithe ndalesat ne Viene dhe ky qytet nuk me ispiron fare fare.

Air France e kam provuar vetem 1 here dhe nuk ishte keq, por stafi mund te qelloje goxha harbut.

Delta Airlines eshte akoma me televizoret me dioda, por ka ushqim shume te mire.

Alitalia... firme halli. Per Shqiperi pastaj ka pas shume. Belle Air hahet. Skena te paharrushme kam pare me Albanian Airlines, nje avion i vogel me nje ventilator te vogel si ato qe vihen te kruskoti makinave. Pasagjere ishim dy veta, tjetri ishte me rrip metali, floke me rrica me xhel, vetlla te bashkume dhe kepuce me maje. Hostess ishte nje gru 40 vjeç, e mbarume fare, me buzekuq kllounesh te kuq flake, e cila pertonte qamet te levizte nga pozicioni ku binte fresku per ti sherby ketyre dy vetave qe kishin marre avionin. A harrova, avioni kishte perde si neper autobuza dhe kur u ul gjithe sediljet rane si ato makinat me 1 dere. Leje se ishte per film ai udhetim.


Postuar nga Vizioner datë 11 Shtator 2010 - 13:47:

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius

Dhe Lufthansa ka sherbim te mire por jo me te mire se AA. Se di ne te ka rastisur te fluturosh me Alitalian: lere qe "taljont" s'benin fare check-in bagazhi por i shihje si dhite e egra duke u shtyre ngaqe donin te hipnin e paret ne avion, me nje grumbull leckash neper duar. Akoma s'kam arritur te kuptoj se pse perderisa vendet ishin te prenotuar. Per mua ai ka qene skenar me vete: jorgane ne mbajtese plastike te tejdukeshme duke i futur ne avion, femije te lemerisur, njerez qe s'ju zinte bytha vend por te shkaperdare e te ç'orientuar, banjo te pista,...35min. me gjate neper qiell ngaqe pohonin qe kishte nje stuhi(kur zbritem s'kishte asnje shenje shiu), 3 dite te tjera per te marre bagazhet...bahhhh.



Skam udhetuar ndonjehere me Alitalia dhe nuk mund te flas por, sic tregoni ju as do me shkonte mendja te udhetoja me te!
-Kam udhetuar me Lufthansa per ne Egjypt=Shkelqyeshem.
-Me Condor per ne Mallorca=Kenaqshem
-Me Malev Frankfurt-Budapest-Tirane=Hec ma, pak me mire se me Albanian Airline.
-Me Albanian Airline, Frankfurt-Tirane=Vetem e keqia te te hypi ne ate Avjon, se nga qejfi ma mire me udhetu me Traget. Imagjinoni Avjonin plot me Shqiptare=Sezon pushimesh. Bisedat e tyre me ze te larte si neper Kafenete e shqiperise. Gati te gjithe me Celularet hap-ne vesh duke fol (Biznesmen te medhej mer jahu)!!!

Meqense jemi ke udhetimet ne Shqiperim me shqiptare dhe une jam tani duke pire Kafen e mjesit, po ju tregoj nje ngjarje qe me ka ndodh:
Para pese vjetesh, shkoja shpesh ne shqiperi. gati dy vjet rrjesht, nejta me shume atje se sa ketu. Cdo 3-4 muaj vija ketu per dy jave dhe prap atje. ne nje nga keto udhetimet e mija, qe e bera me Albania Airline, ne sallen e pritjes shume shqiptare. Ulem diku dhe po sodisja njerzit . Pas pak vijne dy djem dhe ulen afer meje. Njeri nga Shqiperia, afer te 30-tave dhe tjetri nga Kosova. Dhe ato ishin njohur ne Aeroport,-sic thane. Fillojme shkembejme ndonje llaf aty, ne pritje per te hipur ne Avjon. Ky Shqiptari, jetonte ne Kolumbi dhe kishte vite pa ik ne Shqiperi,-sic tha, se nuk e di! Kurse ky Kosovari, kishte nje vdekje ne Kosove dhe nuk kishte gjet Avjon tjeter direkt dhe i duhej t'i binte nga Shqipria. Deri ketu cdo gje ok. Dikur, me pyet ky Shqiptari, ke Celular? Po,- i them une. A do i besh nje sms vellait tim qe po me pret ne Rinas, e ti thuash qe jam rruges dhe Avjoni vonohet pak? Me cuditi fakti qe ai s'kishte Celular, kur ska ngel njeri pa pasur edhe nje te thjeshte sa per te folur!!! Nuk para me pelqen te mbaj Celular, me tha, kur e pyeta! Aha,- shpreha une cudine. Do nje Celular ta bleshe,-i them une? Une kur beja keto udhetime, merrja dhe ca cope Celular me vete, disa ishin te porositur dhe ndonjerin per ta shitur. Ma trego nje te thjeshte,- me thote. I tregoj njerin. Ok.,-thote ai, sa kushton? 50 Euro, i them. Ai fut doren ne xhep te pantallonave dhe nxjerr VETEM 500 Eureshe nja 6 cope!!! Cudi qe skishte celular ky!!!!!! Me drejton nje 500-ce. skam ta thyje,-i them, ngaqe une perdor me shume Karten e bankes dhe spara merrja shume Euro me vete, vetem aq sa me duheshin per ndonje Emergjence rruges. Ok.,-thote ai, kur te zbresim ja marr vllajit 50 euro.
-Mos u merzisni qe po tregoj keto detaje, sepse kane rendesine e vet!
Do ja besh sms-ne vllajit, me thote prapß Ok. i them, me thuaj emrin ta veje ne fund te textit, sepse vllaji jot do cuditet duke mos njohur numrin tim! JO,-thote ai, ska problem, pa emer, vetem kaq shkruaj: jam rruges, cdo gje ne rregull, arrij filan ore! Jo, - i thashe une, pa emer nuk e dergoj. " Ky Kosovari, vetem ndigjonte"! me tha emrin( rren apo tamam, se di), dhe une shkruaj ato qe tha ai PLUS shtoj ne fund: Kete sms po e dergoj nga Celulari i nje Shqiptari qe NJOHA RASTESISHT ne Aeroport! Pse e futa kete fjali? Hm....dyshimet qe me dolen nga Eurot 500-ce te tij dhe qe skishte Celular!!! Hypim ne Avjon. Skishte shume udhetare. Cuni, vjen e ulet prane meje megjithse e kishte diku tjeter vendin!!! Hm... Kosovari ne rrjeshtin tjeter, drejt me ne. Dikur, ne mes te udhetimit, i them, e leme punen e blerjes se Celularit. Une duhet te iki shpejt dhe skam kohe te sa te takosh ti vllajin etj. Blej ndonje ne Shqiperi po deshe. Ok. tha ai.
Zbresim ne Rinas. Kosovari mu "qep" mua tani, duke me qare hallin se nuk dinte ku te rrinte ne Tirane, sepse Avjoni per Kosove nisej te nesermen!!!Mua sme priste njeri dhe do merrja ndonje Taxi. Duke pritur daljen e Bagazhit dhe prane meje Kosovari (shqiptari u zhduk sapo zbriti), si me lezet na afrohet nje burre-punonjes i Aeroportit ( Shefi i sigurimit te Aeroportit= nga karta e varur ne xhepin e kemishes plus sic tha). Me lezet afrohet dhe gjen nje sebep dhe hyn ne bisede me Kosovarin dhe me mua. bejme ndonje shaka aty dhe pastaj me pyet se si do shkoja ne Tirane plus Elbasan. Me Taxi,- i them, por ky Kosovari ka hall se sdi ku me nejt, mund ta ndihmosh? Ok. ,-thote ai. Ju coj une ne Tirane me makinen time. Sa kushton,- i them, per ju 15 mije leke, thote! Ok. i them. ma mire me ty, se jemi te sigurte . rruges per ne Tirane, pyet e zhgerryet ky, se me cfare merrem, pse vij kaq shpesh ne Shqiperi etj. Une i flas lirshem, pa problem. Filloji ky, do me bente dhe mbesen per nuse, meqense po i pelqeja si njeri...hahahahaha. Nderrojme dhe numrat e Telefonit me kete e u bame si "miq" . Zbres ne Tirane dhe ndahem. Ky vazhdon me Kosovarin per t'i gjet Hotel.
Te nesermen ne mengjes, ne shqtepi ne Elbasan. ishte ora 10 dhe po pija Kafe duke pare lajmet ne TV.
Spikera e lajmeve: Dje ne Rinas, u kap nje grup trafikantesh Droge qe ishin nen mbikqyrje nga Interpoli qysh prej shume kohesh. DY VELLEZER nga Durrsi, u ndaluan ne hyrje te Durrsit dhe ju gjet ne Makine nje sasi droge. Fap Fotot e vellezerve ne Ekran. hahahahaha, njeri ishte bashkeudhetari im, ai qe skishte-sdonte te mbante Celular!!!!! Spo i besoja syve! Eh, mendova, po ti kisha takuar vellajin per 50 Eurot!!! Kam nejt gati nje jave, ne HALL, ne "pritje" te trokiste dera! Por shyqyr Zotit JO! Ajo fjalia e fundit tek sms-ja me ka shpetuar si dhe lirshmeria ne bisede me Taxistin-Shefin e Sigurimit te Europortit.
-Kosovari, ishte i Interpolit, me sa me thoshte llogjika duke ndigjuar Lajmet ne Tv-

Keshtu ngaterrohet robi ndonjehere, dhe hajde te vertetoje pafajsine ne Shqiperi!
Te mos kisha qene dyshues ne disa DETAJE rreth atij Shqiptarit, kushedi ku do ishja!

Qysh nga ajo ngjarje, nuk afroj me Shqiptare ne bisede nepse Aeroporte, po nuk i njoha me pare!

Prandaj, kjo ngjarja ime, duhet t'ju shtoje dhe ju kujdesin. neqoftese doni te kaloni pushime te qeta ne Shqiperi dhe te ktheheni "shendoshe" ne vendin ku jetoni!

p.s. Sorry per sterrzgjatjen por, mendova se ka vlere per cilindo nga Ne, qe deshiron te beje nje jete normale dhe te qete!


Postuar nga Piktor datë 11 Shtator 2010 - 17:26:

Personalisht preferoj Bellair, biles ne nje rast me ka ndihmuar shume kjo kompani, U kam telefonuar dhe ata me kane mirekuptuar ne rastin e vdekjes se papriteshme te babit ku me dhane garanci se nuk do ta nisnin avionin nga Parma pa mua, pasi kisha ngecur i bllokuar ne trafik afer Bolonjes. Gjej rastin edhe ta falenderoj publikisht.
Persa i perket Alitalias pavarsisht çmimeve te larta qendron shume me lart se shume kompani te tjera qe kam pasur rastin te frekuentoj.


Postuar nga NS-6 datë 11 Shtator 2010 - 17:59:

i bona naften, preva bileten me Belleair para se te ngrihen cmimet me teper...kete rradhe shkoi si shkoi! Tani te shoh sa do jete e mundur te mor leket e biletes tjeter mbrapsh. Do jete e forte nese gjejne zgjidhje problemit...do jete nje lajm Last Minute sepse fundja informacione ste japin

Per sa i perket cmimeve, penalizohemi shume nga fakti qe Rinasi eshte aeroport kryesor dhe cmimet nuk besoj se mund te ulen me teper. Se di sa do ndryshoje kjo gjendje pasi qe te hiqen vizat... ishallah futen edhe kompani te tjera ne loje perndryshe nuk do arrihet kurre me ul cmimet. Per sa kohe qe Star Airways po mbante cmimet e uleta Belleair i uli cmimet, gje qe tregon se kjo mund te behet, por vetem nese ka nje konkurrent ne kete fushe! Te shpresojm se futet ndonje kompani serioze...dhe te arrije te kaloje burokracite tona


Postuar nga AngelDevil datë 11 Shtator 2010 - 19:36:

Citim:
Po citoj ato që tha NS-6
i bona naften, preva bileten me Belleair para se te ngrihen cmimet me teper...kete rradhe shkoi si shkoi! Tani te shoh sa do jete e mundur te mor leket e biletes tjeter mbrapsh. Do jete e forte nese gjejne zgjidhje problemit...do jete nje lajm Last Minute sepse fundja informacione ste japin



ky po qe eshte lajm i fundit lol


Postuar nga NS-6 datë 11 Shtator 2010 - 22:03:

ishte lajm i fresket fare kur e shkrujta...sapo kisha shtyp butonin e blerjes


Postuar nga AngelDevil datë 11 Shtator 2010 - 22:27:

Citim:
Po citoj ato që tha NS-6
ishte lajm i fresket fare kur e shkrujta...sapo kisha shtyp butonin e blerjes


hajd udhetim te mbare tani ... mgjate mos harro te marresh komardaren me vete..... dhe 1 parashute sdo ishte keq

Une ta di se i bie si Magelani kryq e terthor dhe me ate linje nuk udhetoj


Postuar nga AndreaPirelli datë 12 Shtator 2010 - 07:12:

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor

Persa i perket Alitalias pavarsisht çmimeve te larta qendron shume me lart se shume kompani te tjera qe kam pasur rastin te frekuentoj.



Une nuk e di cfare linjash ke perdorur, dhe cilen alitalia ke perdorur ..................... por qe te qendroje lart nje kompani qe:
avionet i ka 30-40 vjecar, me mobilimin origjinal, qe me turbulencen me te vogel te bien valixhet ne koke, qe ka personelin nga me moskokcaresit qe kam pare (kam lexuar dhe per Iberian po nuk e kam provuar), qe i vijne batanijet qe te japin ne qese era shurre, nuk me behet vone per ushqimin si cilesi se nuk kam shkuar ne restorant, qe ne 8.5 ore flight nuk te japin as minimumin e entertainment (nje film, apo muzike) qe te lene 45 min ne avion, ne temperature 35 grade pa ajer te kondicionuar ...................... mahhhhh ............... .


Postuar nga AngelDevil datë 12 Shtator 2010 - 22:36:

Faje ti e lajmerove ? :P

Papandreu: Tirana të mbrojë minoritetin

Është një çështje tepër serioze dhe nuk vlerësoj se këto ngjarje janë thjesht të rastësishme. Për fat të keq shohim fenomene të ngjashme, të një shpërthimi të nacionalizmit nga disa grupe ekstreme, por që fatkeqësisht ndikojnë në konkludime politike që kanë si qëllim të vënë në shënjestër minoritetin grek në Shqipëri, siç ishte ngjarja tragjike e vrasjes së Aristotel Gumës, por edhe veprime të tjera që tregojnë një qendrim armiqësor. Për ne është një çështje tepër serioze, sidomos për marrëdhëniet tona dypalëshe, të cilat duam që t’i kultivojmë në një frymë positive”, tha Papandreu.

Është një çështje serioze për ecurinë europiane të Shqipërisë, për arsye se nacionalizmat nuk ndihmojnë në Ballkan, nuk ndihmojnë në vendet fqinje, dhe dua të çoj këtë mesazh drejt palës shqiptare, se nacionalizmat kanë krijuar gjithnjë probleme, jo vetëm mids shteteve, por kanë shkaktuar edhe viktima në njerëz të thjeshtë. Ne këtu në Greqi, kemi bërë një përpjekje serioze për integrimin e shumë shqiptarëve në shoqërinë greke, ndoshta ka pasur edhe probleme, ndoshta ndodhen edhe ngjarje, por duhet t’u shmangemi këtyre nacionalizmave. Minoriteti grek është një minoritet që duhet të ketë mbrojtjen e shtetit shqiptar për sa i përket të drejtave të tij. Dhe ky është pozicionimi që qeveria greke do të mbajë”, vijoi më tej kryeministri grek.

http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=192137&ref=fp


  Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 131 132 133 134 135 136 137 138 139 [140] 141 142 143 144 145 146 147 148 149 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.