Forumi Horizont Gjithsej 289 faqe: « E parë ... « 133 134 135 136 137 138 139 140 141 [142] 143 144 145 146 147 148 149 150 151 » ... E fundit »
Trego 289 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Video Muzikore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=357)
-- Videot/kenget me te bukura te muzikes shqiptare. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13423)


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 21 Dhjetor 2008 - 01:14:

Thumbs up Babuçi!

Kozma Dushi - Lot me ty o djale


***Eja o shoku ynë,
të kemi pritur..
Ti ç'ke që rri mënjanë
kaq i mërzitur?***

Ësht' një vajzë
që e dua shumë;
***E ku ka më bukur..***

Por largohet
sa afrohem unë;
***S'qenka vajz' por flutur..***

Sot prapë nga dora ime
s'e mori zambakun;
***Lot me ty or djalo, se ta di merakun..***

Ajo ma prishi gjumin,
zgjoi ëndrrat e mia;
***Mos ju ndaj or djalo,
s'të lodh kjo dashuria..***

Se trëndafili, jo nuk i çel
të gjitha lulet menjëherë.
Ashtu dhe pema e dashurisë...
Të lulëzojë ndonjë pranverë!

(refreni)
Ndaj, erdha përsëri,
ty të kërkova.
Kur dole në ballkon,
sa s'fluturova.
Me mua në një stol
erdhe u ule.
Unë të këndoja këngë,
ti mblidhje lule.

E çele buzën
si trëndafil.
Me synë e kaltër
shkrepe një yll..
-Mirë, -më thanë shokët,
ti qënke flutur,
ma bënë rininë
dhe më të bukur.
---------------

Se trëndafili, jo nuk i çel
të gjitha lulet menjëherë.
Ashtu dhe pema e dashurisë...
Të lulëzojë ndonjë pranverë!
Të lulëzojë ndonjë pranverë!
Të lulëzojë ndonjë pranverë!



Shkarkoni kengen ketu (kliko)


  Gjithsej 289 faqe: « E parë ... « 133 134 135 136 137 138 139 140 141 [142] 143 144 145 146 147 148 149 150 151 » ... E fundit »
Trego 289 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.