Forumi Horizont Gjithsej 147 faqe: « E parë ... « 133 134 135 136 137 138 139 140 141 [142] 143 144 145 146 147 »
Trego 147 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja Islame (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=183)
-- Islami dhe te drejtat e gruas ne te. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4686)


Postuar nga Indrit datë 03 Korrik 2006 - 00:30:

Re: Te drejtat e gruas ne islam!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! !!!!!!!!!!!!!

Citim:
Po citoj ato që tha Astronauti
Kurani e lejon rrahjen e femrave:


Koran 38/44 Dhe merre ne doren tende nje dege te gjerbert dhe goditni me
te,dhe mos e the betimin……) [C'drejtesi eshte kjo?? A vlen e njejta per meshkujt e padegjueshem?????????]






 

Astronaut perseri je jashte diskutimi sepse nuk e di as vete vfare ke sjelle.

Atehere analizojme vargjet ne teresi:

41. Përkujto edhe robin tonë Ejubin, kur me lutje iu drejtua Zotit të vet: “Djalli më ka goditur me mundim e dhembje!” 
42. Bjeri me këmbën tënde tokës! Ky është (ujë) i ftohtë, lahesh dhe pi. 
43. E nga mëshira Jonë dhe mësim për ata që kanë menduar, Ne ia falëm familjen e tij dhe po aq sa ishin ata. 
44. E, merr me dorën tënde një tufe barishtesh dhe bjeri me to, e mos e thyej betimin! Vërtet, Ne e gjetëm atë të durueshëm. Sa rob shumë i mirë ishte ai dhe i kthyer te Zoti. 


Tani tek kjo sure flitet per disa nga profetet nderkohe kjo ka te beje me profetin Ej-jub qe ne bilbel njihet me Emrin Jobi.

Ky ishte njeri shume i pasur nderkohe e godet nje semundje e rende ngjitese.

I vdiqen te tere femijet, i humbi komplet pasuria qe kishte, sepse qe i semure gati 13 vjet.

Mbeti i ushqyer keq kur nje dite gruaja e tij ankohet per caktimin e Zotit per sproven qe po ju behej dhe Ejjubi u merzit pak.

Nje dite tjeter gruaja e tij, i bie ushqim te bollshem dhe ky u be xheloz dhe e pyeti nga e ka marre?

Ajo u pergjigj se ka shitur gershetat e saj per ti siguruar ushqimin te shoqit.

Gershetat e se shoqes ishin gjeja me e shtrenjte per te, dhe u merzit se tepermi saqe u betua se po te sherohej do ta rrihte me 100 goditje ate.

Zoti deshi qe te sherohej por ama cdo behej me betimin:

Zoti e porositi:Merr ne doren tende nje tufe barishtesh dhe bjeri me to mos e thyej betimin...

Pra Ejubi mori ne dore 100 fije bari dhe e goditi vetem nje here te shoqen lehte.

Pra nuk kane qene thupra por barishte, nderkohe ne kuran thuhet"Dadth" qe do te thote deng barishtesh dhe ky deng ka qene i perbere nga 100 fije bari.
Tani te kthehemi tek e drejta e mashkullit ne aplikimin e mjeteve fizike dhe largimin prej shtratit bashkeshortor.Kjo ka te beje vetem ndaj atyre femrave te cilat shprehin disa lajthitje te caktuara seksuale dhe bashke-shortore. Kryesisht kjo ka te beje me dy ekstravaganca me te
perhapura dhe psikologjikisht te shpjeguara: mazohizmin dhe sadizmin. Ne rastin e pare femra deshiron te jete fizikisht e munduar, kurse ne rastin tjeter, qe ajo ta mundoje bashkeshortin.
Pra, ne keto  raste mund te perdoret nje qortim i lehte por ama te mos e kaloje kufirin e qortimit. duke i lejuar mashkullit
Me qellim qe te mos shkoje ne nje shkatrim te ciftit kurani lejoi qe femren - mazohiste ta sheroje me ilacin qe deshiron ajo,kurse ato jane te rrahurat fizike, ndersafemren sadiste ta sheroje me braktisjen e shtratit bashkeshortor:

“...
E pastaj ne shtrat ndanu nga ato, e madje edhe
rrihni...” (En-Nisâ, 34).

Por ama vlen te theksohet se ky hap vjen kur ka mbaruar cdo menyre tjeter dialogu dhe kushti eshte qe te mos e kaloje e goditura dhimbjen e 100 fijeve te barit.
Mendoj se kjo nuk quhet goditje fizike fare sepse eshte njelloj sikur ta godasesh me pambuk.
Tani lind pyetja nese mashkulli peson keto lajthitje cfare behet?
Ne kete rast gruaja duhet te ankohet ne organet kopetente te shtetit dhe kjo ngaqe nuk ka mundesi te perballet me mashkullin.
Nese do nte ligjerohej kjo do te ishte me keq per vete femren madje edhe e rrezikshme.

 Pra ne kuran nuk mund te thuhet se lejohet dhuna fizike ndaj femres dhe nese nje burre e godet gruan sipas ligjit islam ai burgoset ose rrihet kjo ne varesi te demit qe ka shkaktuar.

Nderkohe tradita e profetit dhe mijera fjale te tij tregojne per nje model trajtimi te femres ne islam, je disa thenie:

1-“Nuk ka dyshim gruaja është e njëjtë , e ngjashme dhe e barabarte me burrin”
2-“ Xhennerti ndodhet nën kembet e nenave”
3_-“Martohuni por mos u ndani, sepse Allahu nuk i do burrat dhe gratë te apasjonuar pas deshirave”
4- Siç keni ju te drejta mbi gratë, kanë edhe ato te drejta mbi ju”
5-Besimtar me iman te plotë është ai që është me i sjellshem, ndërsa me i miri prej jush është ai që është me i mirë për gratë e veta”
6-“Kini frikë Allahun ne trajtimin e grave”
7-“Kjo botë është pasuri, ndërsa pasuria e saj me e madhe është një grua e mirë”
8-“ Ta ushqesh kur te ushqehesh vete, ta veshesh e ta mbathesh kur këtë e bën për vete, mos ta qellosh ne fytyre, mos ta qortosh dhe mos ta lesh vetëm askund përveçse ne shtepi”
9-“Kush deshiron te mbroje virtytin, nëse vdes duke ruajtur sekretin e dashurisë vdes deshmor”
10-“Në lidhje me gratë, njëri tjetrin ta këshilloni me mirësi...”
“Një besimtar një besimtares të mos i hidhërohet kur është i nevrikosur. Nëse nuk i pëlqen ndonjë veti e saj, ndoshta do të jetë i kënaqur me vetitë tjera.”

11-“Besimtarë, më të pjekur në iman janë ata që kanë moral më të lartë. Nga ju, më i vlefshmi është ai, që ndaj grave sillet më mirë dhe është më xhentil.”


[color
=black]Nuk po zgjatem me se mu shkurtuan gishtat.

[/color]
 

 


  Gjithsej 147 faqe: « E parë ... « 133 134 135 136 137 138 139 140 141 [142] 143 144 145 146 147 »
Trego 147 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.