Forumi Horizont | Gjithsej 152 faqe: « E parë ... « 134 135 136 137 138 139 140 141 142 [143] 144 145 146 147 148 149 150 151 152 » Trego 152 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Të qeshim pak... (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=132)
-- NDAL!!....eshte roke!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1511)
historia e nje zonjushe, qe tregon hollesite pasi mori paten.
- 2 janar
Urra!!!! Me ne fund ma dhane patenten. Tani mund ti jap makines pa pase nevoje te degjoj instruktorin qe me thote: Kujdes, mos u fut kundravajtje. Kujdes ate plaken, freno ... frenoooo!!! Nuk arrij ti duroj dot fraza te tilla. Se di si e kam duruar per dy vjet.
- 8 Janar
Autoshkolla ka organizuar nje feste meqe une mbarova. Instruktoret jane mallengjyer. Njeri tha se do mbante nje meshe falenderimi, kurse nje tjetri mu duk sikur po i dilnin lot dhe te gjithe thane qe do ngrene nje dolli per te festuar ngjarjen. Ishte shume e kendshme, po nuk mendoja qe patenta ime te meritonte kaq shume.
- 12 Janar
Bleva nje makine. Per fat te keq mu desh ta lija tek dyqani ku e bleva per ti nderruar prapakolpin, te cilin e demtova kur desha te dal. Ne vend te fusja te parin, futa indietron. Duhet te ishte mungesa e praktikes. Kisha nje jave pa i dhene makines.
- 14 Janar
Ja, ja makina ime. Isha aq e gezuar sa vendosa te bej nje xhiro. Mesa pashe, edhe njerez te tjere kishin te njejten ide me mua, sepse pas meje ishte nje rradhe shume e gjate makinash qe i binin borise si neper dasma. Vendosa te kenaqem me ta dhe ula shpejtesine nga 10 ne 5 km/h. Te tjereve i pelqeu aq shume sa filluan ti binin borive me shume.
- 22 Janar
Komshinjte e mi jane me te vertete rob zoti. Neper lagje kane vene kartela me te shkruajtur me germa te medha "KUJDES NGA MANOVRAT", me kane dhene vendin me te madh per parkimin e makines dhe kane ndaluar daljen e kalamajve ne rruge kur une duhet te leviz me makine.
- 31 Janar
Automobilistet e tjere i bine borive shpesh dhe me bejne me shenja. Une mendoj se eshte gje e bukur po edhe e rrezikshme. Njeri, nje dite donte te me thonte dicka, po une s'po gjeja butonin per te ulur xhamin, dhe duke e kerkuar desh shtypa nje plake. Per fat te mire isha me shpejtesine time normale... 10km/h.
- 10 Shkurt
Automobilistet e tjere kane ca vese te keqija. Jo vetem qe bejne i tufe me
shenja, po gjithe kohes gerthasin. Nuk e di ca duan te thone se kam xhamat e mbyllur, po besoj se me japin udhezime. Them keshtu pasi nje
here degjova njerin qe me thoshte:"Ktheju n'shpi tate". E mrekullueshme.
Si e dinte nga po shkoja? Sido qe te jete, kur te kem gjetur ku eshte butoni per te hap xhamat do zgjidh goxha dyshime.
- 19 Shkurt
Qyteti nuk eshte kurre i ndricuar mire. Sot kam bere xhiron e pare naten. Per te pare mire mbaja ndezur dritat e gjata. Edhe automobilistet e tjere
qe shkembeja rruges kishin te njejtin mendim me mua, pasi sa me shifnin, ndeznin dhe ata dritat e gjata. Njeri ndezi edhe ca fenere te tjere qe i kishte mbi makine. NJe gje s'mora vesh, pse i binin borive. Ndoshta per te trembur ndonje qen a mace, ec e merre vesh.
- 26 Shkurt
Sot pesova aksidentin e pare. Hyra ne nje rotonde, po meqe kishte shume makina (sdua te ekzagjeroj, ishin kater) nuk po dilja dot. Vazhdoja te sillesha rreth rotondes duke pritur momentin e duhur. Kjo beri qe te me merreshin mendet, dhe te shkapetesha per monumentin ne mes te rotondes. Duhet te limitojne qarkullimin ne rotonda. Te lejojne vetem nga nje makine per xhiro.
- 3 Mars
Terslleku spo me shqitet. Ika te marr makinen ne garazh, dhe kur po dilja, ne vend te shtypja frenat, shtypa pedalen e gazit. Bera karrombol me nje makine qe po kalonte aty, duke i prishur komplet anen e djathte. Rastesisht, shoferi ishte instruktori qe me kishte dhene patenten. Burre zoteri, pa asnje dyshim. Ngulja kembe mbi faktin qe ishte i gjithe faji i imi, po ai vazhdonte te thoshte: "O Zot me fal... o Zot me fal....."
Gjithsej 152 faqe: « E parë ... « 134 135 136 137 138 139 140 141 142 [143] 144 145 146 147 148 149 150 151 152 » Trego 152 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.