Forumi Horizont Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 134 135 136 137 138 139 140 141 142 [143] 144 145 146 147 148 149 150 151 152 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Enciklopedi e vogel e filmave italiane (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15881)


Postuar nga Fajtori datë 21 Tetor 2010 - 14:13:

Banditi a Milano (1968)

Regjia: Carlo Lizzani
Skenari: Massimo De Rita , Dino Maiuri
Aktore: Gian Maria Volonte, Tomas Milian

Ne Milanon e viteve 60 ndodh nje grabitje qe do mbetet ne histori. Pas vjedhjes se bankes 4 burra ndiqen nga policia dhe fillojne te qellojne mbi kalimtaret. Per tridhjete minuta Milano kthehet ne arene lufte dhe bilanci eshte i tille. Rreth 34 te plagosur dhe 4 te vdekur mbeten ate dite ne rruge. Kjo eshte historia e vertete e grabitjes qe beri banda e Cavalleros me 25 Shator 1967, nje vit para se te krijohej filmi. Tregimi nuk ndalet vetem tek nje grabitje, por tregon valen kriminalitetit dhe dhunes qe ka filluar ne rruget e Milanos dhe qe do vazhdoje deri ne vitet '70. Kater banditet arrijne te kapen nga policia pas nje operacioni thuajse ushtarak ku marrin pjese 600 police dhe 3 helikoptere.


Eshte film thuajse dokumentaresk qe i qendron fakteve reale me perpikmeri. Ka dy aktore te medhenj, Tomas Milian dhe G. M. Volonte, por xhirimeve i mungon pak aksioni. Psh. mungojne xhirimet nga kendi i rrotes se makines apo perplasjet spektakolare qe shikohen ne filma te tjere policieske te atyre viteve.


Kuriozitete:



Nje fragment:


Mesa shikoj qenka i gjithi ne youtube:
http://www.youtube.com/view_play_li...1&v=ToK1cJAXXjQ


  Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 134 135 136 137 138 139 140 141 142 [143] 144 145 146 147 148 149 150 151 152 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.