Forumi Horizont Gjithsej 150 faqe: « E parë ... « 134 135 136 137 138 139 140 141 142 [143] 144 145 146 147 148 149 150 »
Trego 150 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia Demokratike (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=213)
-- Petro Marko, iu rrëfej Himarën time (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2833)


Postuar nga RAIMONDI datë 25 Shtator 2010 - 10:27:

----Ne fakt tani po degjoja ne u tube  kengen e Kozma Dushit--ME JU I LUMTUR JAM --- Me preku melodia dhe texti i kesaj kenge te kohes se Enverit ,sepse texti nderthur  shume bukur Dashurine per shoqerine  me Dashurine per Shqiperine,

---- mirpo ne moment qe Kozma Dushi po kendonte vargjet:" ...te gjithe shoket qenkan Mbledhur.......,-------nje shoku im  i ngushte qe eshte ne ITALI doli ketu ne hotmail dhe me uroi Gezuar ditelindjen --hahahahahaaha--- U skandalizova --Cfrare rastesie !!!---Ai lart sic duket po me pergjonte ...... dhe i tha atij shokut tim te dilte...

-----Dhe kenga me preku, biles me perloti,  sepse aty flet per dashurine ndaj Shqiperise dhe ajo vajza qe e ka futur kete video ne ju tube jep pamje nga Shqiperia , nga malet dhe nga bregdeti shqiptar.---Dhe une jam gjysem nga bregdeti shqiptar dhe gjysem nga malet .Dhe mu kujtuan gjyshet e mija njera eshte varrosur ne malet e Laberise - dhe tjetra  atje ne malet e Gramozit pothuajse ne kufi me Greqine, Une i doja te dyja njelloj --Por gjyshja nga Kolonja me ka ritur Une kur isha i vogel veja cdo behar atje ne malet e Gramozit, Atje kam varin e gjyshit ne nje shesh ,qe e quanim Sheshi i madh--Loznim futboll atje kur ishim te vegjel , dhe vinte dhe gjyshja e me shikonte dhe me dukej sikur edhe gjyshi ishte me ne, sikur e ndjeja pranine e tij.....----Gjyshja me tregonte se gjyshi ishte shume krenar, ai thuhej ne Kolonje se edhe kur ju hidhte kripe deleve nuk zbriste nga kali.dhe kjo perdorej si shprehje e Krenarise ne Kolonje,kur thoshin per ndonje qe ishte tip krenari  --AI e hedh kripen  si Sabriu---hahahahahahaha ( se gjyshin e quanin Sabri) 

 --Gjyshi e kishte cifligun ne GREQI, se gjyshi ishte BEJ , dhe vente ne Greqi te merte te ardhurat e cifligut------------- Njehere greket  donin ta vrisnin gjyshin tim dhe kur gjyshi doli nga shtepia ku rinte ndersa ishte ne Greqi, njeri nga greket kishte hipur ne peme dhe e qelloi qe andej. e plagosi ne thember. Gjyshi e pa nga i erdhi plumbi dhe e goditi dhe vrau ate--pastaj direkt iku. Ishte bashke me nipin e tij .....Gjyshja me tregonte per krimet qe greket kishin bere kunder cameve ne Greqi,per krimet qe bene greket ne 1920 kur pushtuan Kolonjen,  me tregonte per komitet e Kolonjes se si luftonin kunder andarteve greke dhe turqve , me kendonte kenget e Kolonjes qe flisnin per Kolonjen e djegur nga greket -, dhe duke me treguar keto histori ajo ne menyre indirekte mbillte tek une dashurine  e pafund per Shqiperine

 Me thoshte mua qe te mesoja shume, dhe ti mesoja permenc vjershat, se gjyshes sime i pelqenin vjershat , kishte edhe shume shoqeri me ANITA TAKEN   dhe te shoqin e saj , Agim PRodanin e kishte kusheri gjyshja. ---Dhe une mesoja shume, poezite i mbaja mend permenc--Me kujtohet tani kur isha i vogel gjyshja me thoshte t e mesoja permenc nje liber ku ishte nje vjershe per KRUJEN E RETHUAR NGA TURQIT ,...... Krutanet ne keshtjelle nuk kishin uje te pinin.Pastaj nje malesor  gjeti nje reke uji qe ridhte diku ne keshtjelle dhe "....pak nga pak e mbushi broken plot...." keto vargje me kujtohen tani.,me kujtohet edhe piktura e maelsorit i perkulur me broken ne dore duke mbushur uje dhe me qylafin e bardhe dhe te vogel ....

 --Mirpo gjyshja kur vinin njerez me hypte mua mbi tavoline dhe me thoshte:"...Moncko na thuaj njecike ate vjershen si e mbushte broken plot malesori .  Dhe une filloja recitmin, sikur kurdisesha  , mbaja mend shume vjershat--dhe gjyshja kenqej kur me degjonte, .Ishte edhe funny gjyshja ,kishte humor te holle, por edhe une e ngacmoja qamet,me vjen per te qeshur tani  me batutat e saj

.........Tani atje rreze malit te Gramozit, ne fshatin Taci i Larte  fshataret kane ikur jane afruar prane qytetit ,por atje kane ngelur varert e gjysherve te mij, Mollet,Arrat , kumbullat atje i ka mbjelle gjyshja ime kur ka qene e re ......--- dhe nje pjese e zemres sime eshte atje ..........  

 -----dhe mu kujtua qe diku ti thua se :".... Ti e do me shume se une Shqiperine "---Hmmm!!!-----Ndoshta ti mund ta duash me shume ,vecse  ajo "dashuria" jote e vret Shqiperine , ndersa DASHURIA ime e mbron SHQIPERINE---------Mendoj une, ndoshta jam gabim--------


  Gjithsej 150 faqe: « E parë ... « 134 135 136 137 138 139 140 141 142 [143] 144 145 146 147 148 149 150 »
Trego 150 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.