Forumi Horizont Gjithsej 216 faqe: « E parë ... « 134 135 136 137 138 139 140 141 142 [143] 144 145 146 147 148 149 150 151 152 » ... E fundit »
Trego 216 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Referendum ne forum (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9728)


Postuar nga Stanley datë 18 Korrik 2006 - 20:14:

Citim:
Po citoj ato që tha erzeni_be


IQVlora, ne fakt ishte nje gabim i bere qellimisht per te qene me raliste, me kembe ne toke si thone... sepse vlera e statistikave mbetet te letrat.

Sepse po t'i biesh holle holle: kemi 70% te 3.5 milion shqipatereve ne Shqiperi, 90 % te 2 milion shqipareve ne Kosove, 95% te 800.000 shqiptareve ne maqedoni, totalitetin e popullsise çame te fqinji jone jugor dhe totalitetin e shqiptareve ne Mal te Zi, keshtu qe i bie pak a shume 90% e 7 milion shqiptareve


Nejse se jam plotesisht jashte teme.



Mire more, mua qejfi me behet, te shtuar qofshi. "U shtofshi dhe u shumofshi" - thuhet ne Sherbesen e Marteses se Kishes Orthodhokse.

Po dal edhe une nga tema dhe po them qe jam krenar qe jam Orthodhoks. Sepse vetem Orthodhoksia e ka ruajtur te paster dhe te pacenuar gjithe doktrinen e Krishtere qe Krishti, Apostujt, Eterit e Shenjte, Peshkopet, Martiret, Pohuesit, Ikonografet etj., etj., kane ruajtur ne shekuj dhe qe nuk kane nxjerre ligje dhe dogma ashtu sic ka bere Kisha e Perendimit nen ndikimin e "pagabueshem" papal. Sepse, personi i fundit, duke patur shume respekt per veten e tij, e shpalli kete "vete" te "pagabueshme" dhe cdo fjale qe nxirrte nga goja ishte dhe eshte e padiskutueshme dhe pa qene nevoja qe peshkopet e tjere te thonin mendimin e tyre.
Ndersa ne Kishen e Lindjes ka qene dhe eshte Sistemi Sinodik, ku cdo gje miratohet njezeri dhe nga te gjithe, dhe jo sic t'i teket njerit apo tjetrit. Megjithese nuk po vazhdoj te flas me per kete gje se kam frike se i bie ndonjerit te fiket.
Por, po vazhdoj te flas per Kishen time te Shenjte qe eshte Nje, Katolike dhe Apostolike. Vete fjala "Orthodhoks" do te thote "Lavderim i Drejte", "Doktrine e Drejte", "E Pashtremberuar", "Fanatike", "Origjinale", "E Patjetersueshme" etj., etj.

Megjithese, Erzeni mund te mendoje se kam folur per "Kishen ideale sipas mendimit dhe bindjeve te mia", ashtu sic eshte shprehur vete pas nje mesazhi qe postova une tek nje teme e hapur nga vete ai me teme "Pyetje rreth Doktrines Kristiane".

Une o Erzen flas ato qe jane folur me pare nga te tjeret. Sepse Kisha e Lindjes te njejten gje ka predikuar gjate gjithe jetes se saj. Une nuk mund te flas c'te dua vete, sepse keshtu dolen Herezite dhe Heretiket qe Papa i denoi ne turren e famshme te druve, pa paralajmerim, ndersa Sistemi Sinodik i Lindjes, i denoi me qortim kishtar kanonik.

Nejse, thashe qe nuk dua t'i bjere njeriu te fiket, prandaj domosdoshmerisht, po e mbyll kete postim me shpresen se te gjithe jeni mire.

Shendet dhe Besim te keni.

Stenli.


  Gjithsej 216 faqe: « E parë ... « 134 135 136 137 138 139 140 141 142 [143] 144 145 146 147 148 149 150 151 152 » ... E fundit »
Trego 216 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.