Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)
Postuar nga Fajtori datë 27 Shtator 2010 - 05:50:
Citim:
Po citoj ato që tha kurti
e shikoj si nje popull cool, unik
Si puna e Britney Spears dmth? 
Nuk besoj se mund te thuhet 100% e shqiptareve jane kafshe, siç nuk mund te thuhet 100% e grekve jane te keqinj.
Ky muhabet me kujton diskutimin me nje shok napoletan. Ai thoshte qe s'kam te drejte te jap mendime mbi popullsine e nje vendi se do kete gjithmone perjashtime. I pergjigjesha se eshte natyrale qe njeriu formon mendime ne baze te eksperiences. Kur shikon se mesatarisht rruget e nje qyteti jane me te piseta se rruget e nje tjetri do arrish ne konkluzionin se qyteti i pare eshte i piset. Eshte autmatike, truri i njeriut eshte bere qe te gjeje rregullsite dhe te kategorizoje boten qe e rrethon. Edhe racizmi apo paragjykimet jane pjese natyrale te mendimit te njerezve (teme tjeter kjo). Kjo vlen edhe per njerezit, per impaktin qe ke me ta, me trafikun, me burokracine, etj. Angeldevil thote se doktoret ne Shqiperi jane kafshe. Kete nuk e thote ne ajer, por sepse ka degjuar dhe provuar eksperienca çnjerezore me doktoret.
Te gjitha keto mund ti marresh me te qeshur, kjo eshte tjeter pune. Mund te thuash ça gallate, vdiq njeri se nuk kishte leke per te korruptu doktorin. Madje ne shume filma italiane te viteve 70 kane problemet sociale tregohen me tallje. Por keto jane zgjedhje, jo zgjidhje. Ti thuash 1000 here te zezes te bardhe nuk ndryshon ngjyren, ndryshon emrin qe therret.
Sot kurti tha qe genjeu ne Shqiperi per punen qe ben. Pse? Sepse ishte ne vend "cool"? Nuk i them kto qe te mbeshtes nxirjen e Shqiperise, por shume gjera kerkojne zgjidhje. Nuk zgjidhen punet duke qene cool, por duke rene dakort per ca parime. Shqiptaret kane probleme sepse nuk bien dakort per gjera te thjeshta. Kam takuar njerez qe ma kane thene troç qe korruptoheshin ne Shqiperi dhe tani shajne Shqiperine se nuk ka shtet te punoje per njerezit. Shqiptaret duhet te bien dakort njehere cfare eshte problem dhe cfare ka gabim secili brenda vetes (te gjithe kemi gjera gabim). Pastaj te pretendojne te jene krenar per vendin e vet. Nuk po flasim per park lojrash, po flasim per nje vend ku mund te jetohet me gjate se dy-tre jave. Kapish?
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.