Forumi Horizont Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 135 136 137 138 139 140 141 142 143 [144] 145 146 147 148 149 150 151 152 153 » ... E fundit »
Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Turisti i shpirtit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1017)


Postuar nga Klodel datë 24 Tetor 2006 - 08:46:

Dikur mendoja qe disa gjera ishin te pazevendesueshme, qe cdo njeri ka hapesiren e vet ne dimensionet e jetes. Sot u binda qe gjithshka eshte relative, jo ne sensin e perzierjes se hapesirave, por ne sensin e relativitetit te peshes se tyre ne kohe te caktuara dhe ne momente te caktuara. Nganjehere e kemi shume te veshtire te pranojme ndryshimin e cikleve, na ze ankthi, frika, pasiguria, trishtimi, dhembim... pa kuptuar se ne te vertete jeta eshte e bukur pikerisht se gjithshka eshte relative, gjithshka ka pranveren, veren,vjeshten, dimrin por serisht pranveren...... pa kuptuar se Zoti ne te vertete me nje durim te jashtezakonshem, fragment pas fragmenti do na coje ne rrugen qe ai ka paracaktuar per ne, edhe nese do duhen disa muaj apo disa vite. DO na beje ne momentin e duhur te kuptojme gjerat e duhura, permes detajesh, fragmentesh, momentesh, situatash, fjalesh. Por gjithnje do e kete parapergatitur rrugen per tranzicionin tone ne ciklin e ri te jetes, duke dhene ate qe cdo kujt i duhet, atehere kur duhet. Sot kuptova teorine e relativitetit njerezor, por e pranova me buzeqeshje... sepse....... pikerisht rruga per tranzicionin me te madh te jetes sime eshte parapergatitur, zbutur, shtruar me shume kujdes nga nje fuqi e mbinatyrshme. Asgje nuk shkon dem dhe asgje nuk humbet, vetem te rikthehet ne menyre tjeter dhe ne forme tjeter... edhe pse me thelbin e njejte. Dhe fale gjithshkaje qe me ka ndodhur, jam kjo qe jam dhe ketu ku jam dhe do jem se shpejti aty ku do jem. gjithshka ka patur ne njefare menyre frutet e veta, dhe nese do hidhja nje sy e do shihja kete udhetim shpirteror te gjate e te veshtire, por plot surpriza qe kam patur deri tani, s'me mbetet vec te buzeqesh dhe te them faleminderit per gjithshka, per te gjithe pasurine shpirterore qe kam fituar dhe kam dhene gjate ketij udhetimi qe ka qene ura per te arritur destinacionin tim por jo destinacioni im i fundit. Sot koha me dha pergjigjen e pyetjes qe i kisha bere vetes shume kohe perpara: qe gjithshka ka qene a bridge to reach a final destination, por pa te cilen kjo nuk do arrihej.

Epilogu i disa kapitujve u shkrua, fillon prologu i nje kapitulli te ri ne jeten time. New life new beginning, new me.


  Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 135 136 137 138 139 140 141 142 143 [144] 145 146 147 148 149 150 151 152 153 » ... E fundit »
Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.