Forumi Horizont Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 135 136 137 138 139 140 141 142 143 [144] 145 146 147 148 149 150 151 152 153 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga agata datë 21 Tetor 2009 - 13:14:

Enigma e kufirit, i falëm grekëve tregtinë e Korridorit 8

TIRANE- “Gazeta Shqiptare” vazhdon me botimin e argumenteva bindës kundër ratifikimit të marrëveshjes së kufijve detarë me Greqinë.

"GSH" argumenton sot se me ratifikimin e marrëveshjes së detit mes Greqisë dhe Shqipërisë, qeveria aktuale shqiptare, humbet perspektivën strategjike ekonomike, sidomos të jugut të Shqipërisë.

“Pozicioni gjeografik, i cili është argumenti më i fortë e ndjellës shqiptar në fushën e makroekonomisë evropiane, shumëzohet nga kjo marrëveshje me zero, dhe gjeopolitika jonë ekonomike, dhe ndjellja e investitorëve të huaj me këtë faktor, brenda pak vjetësh do marrë fund”- shkruan sot “GSH” në kryeartikullun e botuar ekskluzivisht “Kufiri, iu falëm grekëve tregtinë e Korridorit 8”

Ekspertë të pavarur mendojnë se me futjen e ujrave territoriale greke mes Italisë e Shqipërisë anijet e mallrave që vijnë në kanalin e Suetit si ato me gaz dhe me naftë do të shmangin portin e Vlorës dhe të Durrësit, (të cilat do të ishin dyert hyrëse të Korridorit 8) pasi kështu shmangin taksat dhe telashet administrative me autoritetet greke për kalimin në ujrat territoriale të tyre. “Anijet do të ndalojnë në portin e Igumenicës nga do të shpërndahen në të gjithë Ballkanin dhe në Europën Qëndrore. “- vazhdon shkrimi i GSH-së

Më tej ekspertët denoncojnë se në këtë mënyrë portet shqiptare humbasin atraksionin e tyre si porte turistike për jahtet. Sipas eksperteve këto argumente por dhe mjaft te tjera , jane tregues se përvec humbjes së mbi 300 km katror zon ë ujore, Shqipëria dorëzon me këtë marrëveshje pozicionin e saj strategjik gjeo-ekonomik.

(Shkrimin e plote mund ta lexoni sot ne "Gazeta Shqiptare")
(s.g/BalkanWeb)


  Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 135 136 137 138 139 140 141 142 143 [144] 145 146 147 148 149 150 151 152 153 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.