Forumi Horizont Gjithsej 201 faqe: « E parë ... « 135 136 137 138 139 140 141 142 143 [144] 145 146 147 148 149 150 151 152 153 » ... E fundit »
Trego 201 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Partite dhe Elita Politike (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=195)
-- Ja kush eshte Edvin Rama per mua , PO per JU ? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1675)


Postuar nga Iceman datë 04 Tetor 2003 - 06:58:

Edi Rama,kopje e Llukashenkos

Edi Rama tmerrohet nga njerëzit që arrijnë ta zbulojnë.

Çdo të thotë ta zbulosh Edi Ramën? Sigurisht, tani numri i njerëzve që e kanë zbuluar Edi Ramën, është shumë i madh. Pra numri i njerëzve që kanë informacionin e duhur për të vërtetat rreth Edi Ramës dhe kanë arritur të kuptojnë realisht personalitetin tij, sot ka pësuar një zgjerim të jashtëzakonshëm.

Të njohësh Edi Ramën, sigurisht do të thotë më së pari, të kesh informacionin e saktë të fakteve, të cilët dhe përmes të cilëve, bëhet shpjegimi dhe analiza e tij. Mirëpo, duke u rritur e duke u zhytur më thellë, Edi Ramës iu desh që afresket e rinisë së palexueshme, t'i shndërrojë shumë shpejt në peisazhe të mirëfillta hipokrizie. Njeriu i modernitetit dhe i Evropës, karakterizohet në urrejtjen patologjike për kulturën për shkrimtarët, gazetarët, aktorët, u sulet atyre tek e tek, që nga Kadareja e deri tek Ornela e Shijakut. Ai iu sul Teatrit Kombëtar dhe në fakt, ra brenda. Qe zbulimi i parë që u bë mbi të. Ai bënte si një kurë pune, për të vjedhur para. Rama është pasuruar me skemën e sheshit të ndërtimit dhe lejes së ndërtimit. Ai ka jo pak para sot. Por ndërkaq, është i lexuar. Por ndërkaq, është i kuptuar, është kuptuar deri në atë shkallë, sa dosjet e korrupsionit të tij, kanë vazhdimisht një deri në dy të tretat e fondeve publike, vjedhje, vjedhje pa fund. Ai është i ngushëlluar sot, se prokuroria nuk i hap dosjet, por në fakt, e drejta dhe e vërteta atë e ka të arrestuar, edhe pse delzrrugëve të Tiranës si kandidat për kryetar bashkie, ai është i arrestuar, është i burgosur nga e vërteta. Ky Kavalkant që vetëm për të shkuar në Gjermani u martua me një qytetare dhe vetëm për të ardhur në Shqipëri, u martua me një gjermane, pasi ishte martuar një herë më parë me një shqiptare, pasi është përsëri në prag të një martese tjetër. Këto s'janë çështje personale. Ti zotëri, je njeri publik dhe tërë këto që bën dhe ke bërë, i bën dhe mbi njerëzit.

I përshkruar mbrëmë në një emision televiziv me gazetar Fevziun, Rama i dha të kuptojë të gjithë shikuesve se, përveçse është dhe propagandist i formave të edukimit, është mbi të gjitha një model i tipit Llukashenko. "Edi Rama nuk gabon", "të gjitha të mirat kanë ardhur që kur është bërë ai kryetar bashkie", "ai të mëson si të shkruash", "ai mëson inxhinierin, mjekun, shkrimtarin, kundërshtarin, politikën". Dhe të gjitha këto, me një fjalor të Pilo Peristerit. Dhe mbi të gjitha, ai nuk gabon!

Më së shumti, doli e qartë mbrëmë që ai nuk di se ç'është bashkia. Ai nuk njeh asnjë proces të punës në bashki, përveç tenderit dhe lejeve të ndërtimit. Ai s'ka asnjë koncept të funksionit të bashkisë në kushtet e tregut dhe mbi të gjitha, ai deklaron urrejtje përmbi gjysmën e popullsisë, të paktën të deklaruar në këshillin aktual të bashkisë.

Ky njeri konfuz për nga sezonet, episodet tragjike që ka shkaktuar tek të tjerët dhe për nga tirania që ndjell në mjedisin e punës së tij dhe atë familjar, i përket totalisht modelit të Llukashenkos, që i nxjerr votimet 99%. ai, akuzon politikën shqiptare dhe kur përpiqet ta interpretojë, flet vetëm për opozitën. Njeriu-mesazh, sepse puna themelore e vërtetë që bën ai, janë mesazhet që ai nis në të gjitha drejtimet, ku me servilizëm, ku me harbutëri dhe shumë shpejt, ne do të publikojmë mesazhet e këtij njeriu, të cilat i kemi mbledhur nga miqtë, kolegët, apo që na i kanë dorëzuar.

Gjithsesi, i shtrënguar në vatrën e dështimit, amullisë, dhe degradimit personal, ai gjithsesi të kujton Llukashenkon, me një babë të vjetër, që quhej Andrea Kavalkanti.


  Gjithsej 201 faqe: « E parë ... « 135 136 137 138 139 140 141 142 143 [144] 145 146 147 148 149 150 151 152 153 » ... E fundit »
Trego 201 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.