Forumi Horizont Gjithsej 147 faqe: « E parë ... « 135 136 137 138 139 140 141 142 143 [144] 145 146 147 »
Trego 147 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja Islame (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=183)
-- Islami dhe te drejtat e gruas ne te. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4686)


Postuar nga belkisa datë 23 Korrik 2007 - 15:31:

Pershendetje te gjitheve
 
 
Sec me ra rruga kendej nga Islami dhe te drejtat e gruas ne te, ku me te vertete eshte teme interesante,( ske c’thua, eshte boom mediatik, domosdo qe ia vlen te diskutohet edhe ne kete forum), e me behet qejfi qe shoh se edhe diskutimet jane po aq te shumta, pasi ka me te vertete pa fund per te thene rreth saj, por fatkeqesisht mua nuk me del koha te lexoj as 1/10 prej tyre.
 
Gjithesesi ajo cka une dua te them ne pergjithesi, e ndoshta eshte permendur edhe nga ndokush tjeret me lart, eshte fakt i pamohueshme qe femra muslimane eshte pajisur me nje konvente te drejtash qysh para 14 shekujsh, nje konvente te drejtash qe levizja feministe filloi luften e saj aty rreth  fillimit te shekullit 20, e ende vazhdon perpjekjet e saj ne shekullin e 21 per dhenien e ketyre te drejtave. 
 
Po ashtu nuk besoj se ka ndonje fe tjeter qe t’i kete kushtuar kaq shume vemendje femres sa i ka kushtuar Islami asaj, gje qe eshte e dukshme (per ata qe bejne ndopak « search ») ne seri te pafund botimesh dhe madje edhe enciklopedi me seri vellimesh.
 
Por ajo qe me shqeteson dhe me nxiti te behem pjese e ketij diskutimi nuk eshte se sa te drejta gezon femra muslimane ne Islam (pasi ato jane te shumta dhe ne cdo aspekt  te jetes se saj), ajo cka me shqeteson eshte fakti sesa keto femra muslimane i njohin te drejtat e tyre dhe sesa vellezerit e nderur muslinane j’ua japin keto te drejta apo edhe pse jo t’ua mesojne?
 
Mos gabofsha diku se ku lexova nje opinion, me duket nga Fajtori se shoqeria muslimane eshte maskiliste dhe i ndan femrat ne shpiake dhe l… ; e pozicionoj veten ne vendin e tij me aq informacion qe ai ka rreth femres ne islam, jam teresisht dakort, thjesht do ti jepja nje koment te shkurter pak me poshte se kjo qe mendon ndoshta eshte pjese e realitetit qe ai njeh por absolutisht jo pjese e Islamit. 

 
Por me pare po bej nje pararanteze te shkurter ne lidhje me mbulimin e femres ne Islam, e cila eshte shpesh edhe burimi i polemikave mbi shkeljen e te drejtave te saj(kjo jo per t’i ndryshuar mendjen atyre qe se pelqejne vendosjen e shamise, por thjesh per info), ju them se eshte teresisht e kunderta, pasi shamia ne thelb eshte nje liri zgjedhje, e obligueshme nga Zoti por jo nga robi, pasi po te jete per kete te fundit ajo i fumbet te gjitha vlerat dhe eshte me mire mos te vendoset fare. Ajo cka dua te them shkurtimisht eshte se vendosja e shamise nuk ka per qellim qe ajo te mbyllet brenda mureve te shtepise (pasi  brenda kornizes shtepi ajo s'ka nevoje per te) apo t’i mohoje apo t’i zvogeloje te drejtat qe ajo gezon, perkundrazi i jep asaj mundesine, d .th.n. e shtyne ate te behet pjese kontribuese dhe aktive e shoqerise, dhe nder te tjera te shikohet si vleresim i personalitetit te saj kultor apo intelektual, dhe te qendroj larg perdorim te saj si mjet marketingu.
 
Po shkoj tani tek pika qe lash pezull pak me lart, pse disa mendojne qe shoqeria muslinane eshte maskiliste ? (ku duket paksa paradoksale pasi fatmiresisht ndryshe nga fete e tjera muslimanet kane nje shembull, model te jetuari ku te mund te bazohen qofte ky ne aspektin familjar, shoqeror , institucional etj, i cili eshte profeti Muhamed a.s. )
 
Pra problemi qendron diku tjeter se sa perqind prej tyre :
 Grupi i pare –  e ndjekin dhe e zbatojne ate ne praktike
Grupi i dyte –  e njohin ate shume mire ne teori por fatkeqesisht jane shume larg praktikes
Grupi i trete – te cilet pranojne me krenari qe jane muslimane, por kane nje informacion  te vogel apo edhe fare rreth te drejtave te femres ne Islam, te cilin e mpleksin me fanatizmin apo maskilizmin traditor te nje vendi, thene shkurt jashte fare asaj cka quhet tradite profetike apo islame.
(Fajtor me vjen keq qe deri tani ke patur mundesi te njohesh vetem prej atyre te kategorise se grupit te dyte a te trete.)
 
Pra se fundmi po e mbyll me ajetin Kuranor 13 :11 « All-llahu nuk e prish gjendjen e një populli (nuk ua largon të mirat) për derisa ata ta ndryshojnë veten e tyre. » 

Te jemi realiste eeee, mos te bejme filozofira, se realiteti ku jetojme eshte ca i hidhur, ka boll per permiresim, e vetem atehere kur grupi i dyte dhe i trete te behet si i pari do te shohim ndryshim te mendimit te te tjereve.

Lexim te kendshem!
 


  Gjithsej 147 faqe: « E parë ... « 135 136 137 138 139 140 141 142 143 [144] 145 146 147 »
Trego 147 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.