Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- A jeni ateista apo besimtare (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5338)
Postuar nga malukati datë 21 Qershor 2007 - 15:35:
Citim:
Po citoj ato që tha diabolic
Une miku im jam krenar te them se jam shqiptar kudo dhe ngado sepse pas meje me vjen historia si ka thene Ismail Qemali se jam shqiptar dhe vij nga nje vend dhe nga nje popull nga me te vjetrit ne bote.Ndresa ty te vika zor te thuash se je shqiptar?
Pastaj po ta them edhe nje here se te qenit shqiptar eshte privilegj dhe
Nuk kam qeshur ndonjehere si tani. Me beso! Shqiptaret e shkrete! Qyqaret me iluzione! Mjeranet! 3 milion kokrra, te ndare ne menyre pasionante ne veriore e jugore, ne myslimane, katolike, ortodokse e bektashinj (kjo e fundit eshte edhe me per te qeshur), me dy parti demokratike, 2 parti socialiste (LSI=PS, same shit), 2 a 3 parti te ballit, dy konkurse bukurie, etj. Nje popull ne krize identiteti qe permbledh ekstremet me te pabesueshme, qe e kane genjyer per 50 vjet e tani vazhdon te genjeje veten me nje "histori" qe i vjen prapa. Me vjen te qesh e te qaj. Vetem historianet e Shqiperise, ata qe kane germuar arkivat e njohin historine e saj te vertete, popullit thjesht i kane hedhur trute e gomarit. Historia e Shqiperise eshte nje histori e mbushur me tradhetira, rrjedhoje e mentalitetit lokalist te shqiptarit te tipit "Lagja ime eshte me e mire sepse eshte e imja".
Sigurisht qe para nje te huaji, kur detyorohem, me duhet te them se jam krenar qe jam shqiptar, por thelle thelle nuk jam. Sepse te qenit shqiptar per mua nuk eshte identitet, e s'ka si te jete! Une e identifikoj veten me fene e te pareve te mi, Islamin dhe respektoj e nderoj thellesisht cdo shqiptar katolik apo ortodoks qe e identifikon veten me fene e vet, sepse vetem feja dhe tradita jane ato qe krijojne identitetin, e sa per traditen shqiptare.... me mire te mos flasim se nuk e dime cila eshte, ose nuk na pelqen asnjerit. Feja e shqiptarit nuk eshte shqiptaria, sepse kjo e fundit implikon gjera per te cilat nuk jemi aspak krenar, po ta njohim mire historine.
Prandaj le te mos e genjejme me veten. Shqiptaret jane nje popull prej tri fesh dhe u mbetet qe ta tregojne kulturen e tyre duke i respektuar ato.
Shendet
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.