Forumi Horizont Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 136 137 138 139 140 141 142 143 144 [145] 146 147 148 149 150 151 152 153 154 » ... E fundit »
Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Turisti i shpirtit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1017)


Postuar nga lorie datë 17 Nëntor 2006 - 07:42:

This is happiness-Kjo eshte lumturi

.
buzeqeshje...syte ndricohen, per nje cast te zgjatur, pa pare tek e shkuara, pa imagjinuar te ardhmen, pa mendimesh se c'duhet bere neser, se c'detyrimesh ka pas nje ore,asgje ,vetem heshjte dhe ndjenje arritjeje. Nje buezeqeshje qe ul gardat ,te ben te shplodhesh dhe si nje pupel rehaton shpirtin. Kjo eshte lumturia- e kishte thene me veten edhe para disa javesh teksa ecte pergjate rruges teksa shiu binte rreke dhe ate e priste puna e saj.Kjo eshte lumturia -kish thene teksa rrinte ne kafaterine e Unum Provident duke lexuar per klasat dhe vetem molla qe kishte ngrene ne mengjes e mbante zgjuar dhe te vemendshme.Pastaj ishin ecjet mes gjetheve qe kercisnin kaq lezetshem, fotot qe shkrepte pa teklif teksa zvarriste kembet per ne uni,ylberet qe kish fotografuar me M dhe nje buzeqeshje vesh me vesh si nje femije i budallepsur nga magjite e Zotit. Me ne fund kish mesuar te gatuante ,edhe pse e urrente gatimin ,por duhej te mesonte qe te bente shume ftesa per miqte, shtepia e re dykateshe e mbrekullueshme priste miq cdo fundjave.
Kjo ishte lumturia, ata te punes ishin habitur dhe me shume,mendonin dhe ndoshta me arsye se ajo tashme kish gjetur nje te dashur dhe ish fejuar pa u thene gje ndaj ishte kaq ne qiell. Po ehhhuuu, lumturia sigurisht nuk ishte aq e kufizuar per te, nuk mund te varej ne jeten e nje tjetri. Lumturia ishte krahelire,jo dipendente, pa adictions.Lumturia kishte te bente me aftesine e vetme te vyer e te qenit mirenjohes ne cdo lloj situate.Lumturia kishte te bente vetem per vetem me te;ishte dicka personale.Duke ditur qe cdo lloj situate ndryshon kaq shpesh, qe c'ndodh sot ndryshon krejt neser, ne cdo rajon te botes, ne cdo qeveri,sot Korea ndalon avancat nukleare, neser vriten disa palestineze,ketej demoktratet ndihmojne per letrat e immigranteve te jashteligjshem ohh, ne cdo minute, mijera gjerash ndryshojne, duke ecur ne nje bote kaq te rrembyer, lumturia varet gjithmone ne nje spirance konstante, ne nje shkemb te palekundshem qe behet streha e saj ,tek Zoti,tek Jezu Krishti qe edhe pas 2006 vjetesh eshte po aq i fuqishem sa ne kohen kur jetoi.
Edhe nje jave eshte Thanksgiving ia vlen te falenderosh Zotin qe mes nje kaosi ai mbjell paqe . Aventurat me te nuk e di ku do cojne... Kjo eshte lumturia.


  Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 136 137 138 139 140 141 142 143 144 [145] 146 147 148 149 150 151 152 153 154 » ... E fundit »
Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.