Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Leter e hapur dhe disa pytje drejtuar Janullatosit . (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8824)
Postuar nga lantis datë 29 Mars 2006 - 14:35:
Re: Re: pergjigje
Citim:
Po citoj ato që tha amoxil
më përkthe pak ore lantis të cilin edhe emrin e bukur shqiptar taulandi e paske kthyer në greqisht lantis....
pra më përkthe pak në shqip çdo të thotë:
laik ???
pastaj pse duhet të përdorim fjalën orthodhoks apo se ti jeton në greqi dhe ashtu shqiptohet në greqisht????
Kur ma bën dhe profesor doktor anastasioqasis aty me jep disa bindje të plota mi argumentet që ke shkruar....
pse duhet të përdorim bujarin e fatkeqsis së kosovës në vitin '99???
pastaj mos harrojm se ku u pritën dhe kush ishin shqiptarët e vërtetë që i futën nëpër shpira vllezrit kosovarë mgjth kushtet e tyre ekonomike të vështira që ekzistojnë....
pse sna thua për atë kampin që u hap në veri të selanikut për të pritur rrefugjatët serb po në atë periudhë???
pse sna thua për demostratat që bënin grekët çdo ditë në mbrojtje të monstrave serbe tek bazat ushtarake të natos në greqi vetëm sepse ato përbindësha jan ortodoks dhe nji gjak me grekun????
përgjigju dhe ti ktyre pytjeve.....
Shume faleminderit qe ktheve nje pergjigje ,le te theme te argumentuar.
Do perpiqem dhe une te pergjigjem ne te njejtin nivel.
Pike se pari per psudonimin "Lantis".Duhet te them se me te vertete kur dikush lexon kete emer pa ditur gjeresisht arsyet pse e zgjodha do te mendonte ,madje drejt, se jam nje njeri qe jeton ne Greqi dhe qe jam filogrek etj. , etj.Keshtu mendoj qe duhet te jap nje shpjegim te shkurter dhe ndoshta me shume amoxilit,pa iu futur temes se emrit te tij.Pra... , emri lantis nuk ka te bej aspask me faktin qe une jetoj(studioj) ne Greqi por eshte emri i nje personazhi i nje filmi vizatimor qe shihja kur isha i vogel ,personazh i cili me kishte lene shume pershtypje,dhe ky film vizatimor nuk jepej ne televizin grek por ne nje italian (italia 1).ne rregull?!
Dhe dicka tjeter emri im nuk eshte Taulant.
Laik ,cdo te thote laik,atehere fjalen laik e kisha degjuar dhe perdorur shume kohe me pare se te vija ne Greqi(para 2 vjetesh)dhe megjithese mund te jete nje fjale "greke" kjo nuk do te thote se nuk mund ta perdorim, sikurse perdorim nje numer shume te madh fjalesh te huazuara nga gjuhe te tjera(italishtj,latinishtja ,anglishtja ,turqishtja,),dhe dicka tjeter kjo fjale nuk perdoret vetem nga une por edhe ne televizione (shqiptare) dhe ne qarqe politike ose legjislative(ligjore),dhe nqs ti nuk di kuptimin e kesaj fjale do ta them shume thjesht."laik" eshte njeriu i cili nuk ka asnje grade ne qarqet kishtare.Ne rregull dhe per kete pyetje?
Sa per pyetjen pse te perdorim fjalen "orthodhoks"me kete shqiptim , me thuaj ti nje menyre tjeter per ta shqiptuar megjithese nuk ka rendesi per mua se si do ta shqiptojme orthodhoks apo ortodoks. Arsye qe une e shqiptoj keshtu eshte se meqenese eshte nje fjale e huazuar nga greqishtja dhe shqiptimi i saj ne kete gjuhe eshte ky"orthodhoks"mendoj qe nuk eshte gabim ,perkundrazi eshte e drejte ,ta shqiptojme keshtu.
Prof.dr.Anastasi i ka mare keto tituj jo vetem nje here dhe jo vetem ne Greqi madje shume me pare se sa te vinte ne Shqiperi ,dhe sa per dijeni keto tituj jane pasuniversitar kur dikush ben nje detyre (mbi 200 faqe) dhe me pas nje liber mbi nje teme te re dmth qe nuk eshte perdorur ,shtjelluar me pare.Dhe sa per sqarim ,keto tituj nuk ja ngjita une Anastasit, por perdoren ne cdo shfaqje te tij publike, dhe shkruhet ne kete menyre:"Kryepeshkopi i Tiranes, Durresit dhe gjithe Shqiperise Prof.dr.Anastasi.U qartesua dhe kjo pike ,besoj.
Sa per ceshtjen e kosovareve ,bashkeathetareve tane, asnjehere nuk mohova dhe nuk mohoj qe u priten nga shume familje shqiptare pavaresisht gjendjes se tyre ekonomike,thjesht shtova qe nje ndihme te konsiderueshme dha edhe Kisha Orthodhokse e Shqiperise ,pa bere asnje dallim.
Sa per gjerat e tjera qe thua, nuk di asgje dhe ndoshta ke te drejte,madje dhe une nuk ndjehem aspak mire kur shoh qendrime te tilla rraciste per kosovaret ,qe jane bashkombasit e mi, vetem dhe vetem se nuk jane orthodhoks.Sa per punen e kampit ne Selanik qe priste serb cfare te them.Ata qe largohen nga vendi i tyre kane nje problem, nje hall qe i ben te largohen dhe kushdo qe i ndihmon ben nje veper te mire.
Dua te them dhe dicka tjeter. Ti Amoxil sic duket ke nje problem te thelle rracizmi me greket dhe serbet,shpresoj dhe nuk dua te besoj qe ke dhe me te krishteret,prandaj dua te te them vetem se nuk eshte e sakte ti pergjithesosh gjerat.Kam njohur shume grek rracist, po aq sa kam njohur grek qe me kane ndihmuar ose thjesht qe kane mbajtur nje qendrim te drejt ne lidhje me rracizmin dhe shqiptaret, te njejten gje mund te them dhe per serbet(ndodh qe ne shkollen time ka goxha studente serb).Dua te them gjishtu le te mos bejme dhe ne gabimin qe kane bere te tjeret duke quajtur shqipatert nje rrace keqberesish vetem sepse disa bashkathetare tane kene bere krime dhe madje shpesh shume te renda.
Shpresoj qe pergjigja ime te permbushi kerkesat e tua .
"Lantis"
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.