Forumi Horizont Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 136 137 138 139 140 141 142 143 144 [145] 146 147 148 149 150 151 152 153 154 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)

Postuar nga SmoKer datë 27 Shtator 2010 - 19:54:

Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu deklaroi dorëheqjen nga detyra e kreut të shtetit.

Dorëheqja e Sejdiut vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shkelje të ligjit themeltar të vendit, për mbajtjen e dy posteve njëkohësisht, ate te kreut te vendit dhe kreut te Lidhjes Demokratike te Kosoves.

"Kam qenë i ndërgjegjshëm në punën time dhe kam respektuar parimet e mia. Nuk kam besuar se kam shkelur Kushtetutën, pasi kam mbajtur pezull detyrën e kreut të LDK-së", tha Sejdiu.

Presidenti në një konferencë për media të pak minutave më parë deklaroi se do të vazhdojë të punojë me përkushtim për të ofruar dijet dhe aftësitë e tij në të mirë të integrimit të vendit.

"Ne bashkarisht kemi shumë punë për të bërë për të ardhmen. Puna jonë nuk ndalet, para nesh kemi shumë sprova dhe ne do t'i kalojmë ato", tha Sejdiu.

top-channel.tv

Postuar nga AngelDevil datë 27 Shtator 2010 - 21:53:

Citim:
Po citoj ato që tha SmoKer

Ja ndryshimi midis politikes te shqipetareve te kosoves me keta tanet. Bravo sinqerisht.

Postuar nga AndreaPirelli datë 27 Shtator 2010 - 23:06:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil

Ja ndryshimi midis politikes te shqipetareve te kosoves me keta tanet. Bravo sinqerisht.

S'ma ha mendja .......... do kete me shume leke si kryetar partie se si president ............... .

Postuar nga AngelDevil datë 27 Shtator 2010 - 23:09:

Citim:
Po citoj ato që tha AmonAmarth

S'ma ha mendja .......... do kete me shume leke si kryetar partie se si president ............... .

tregon qyteterim jo si keta katunaret tane qe vetem per pordhe nuk zbresin nga kali.

Postuar nga Fajtori datë 27 Shtator 2010 - 23:21:

Sot ka dhene doreheqjen edhe ministri i rendit ne Rumani

Kjo histori i ngjan doreheqjes se minsitrit te rendit shqiptar kur Sali Berisha kerkoi te bombardonte jugun ne 1997-en.

--------------------------------

BUKURESHT- Ministri i Brendshëm rumun Vasile Blaga njoftoi sot dorëheqjen, tri ditë pas një manifestimi të paligjshëm të 5 000 policëve të cilët hodhën sllogane ofenduese në drejtim të presidentit Traian Basescu.

"Sot në mëngjes paraqita dorëheqjen. Është një gjest nderi", deklaroi Blaga në një konferencë shtypi.

"I respektoj të drejtat e policëve për të manifestuar, por vetëm në një kuadër ligjor", shtoi ai.

Të premten 5 000 policë protestuan kundër një uljeje prej 25 për qind të pagave të tyre, pas miratimit të programit të rreptë ekonomik nga qeveria në muajin korrik.

Pasi ishin mbledhur përpara qeverisë, siç ishin autorizuar, ata shkuan në pallatin presidencial, ku kërkuan dorëheqjen e Baseskut dhe lëshuan fjalë ofenduese në adresë të tij.

Ministri i Brendshëm dënoi menjëherë manifestimin ndërsa theksoi se zyrtarët sindikalë të cilët inkurajuan policët duke shkelur ligjin do të ndëshkohen.

Nga ana e tij Basescu njoftoi të shtunën se heq dorë nga mbrojtja e policisë, duke u shprehur se policët që kishin manifestuar të premten kanë dëmtuar autoritetin e shtetit.

Edhe kryeministri Emil Boc ka bërë të njëjtin veprim si Basescu, duke hequr dorë gjithashtu nga mbrojtja me policë. Dhjetëra policë ngarkoheshin në përgjithësi të shoqëronin kortezhet zyrtare të presidentit dhe kryeministrit, siguria e të cilëve garantohet nga SPP-ja, shërbimi i posaçëm i mbrojtjes së funksionarëve.
Sipas të përditshmes "Gandul", presidenti mendohet t'i ketë kërkuar dje ministrit Blaga të shkarkojë shefat e policisë dhe xhandarmërisë, gjë që ky i fundit e ka kundërshtuar.

Postuar nga Vizioner datë 28 Shtator 2010 - 22:05:

Itali, arrestohen 22 shqiptarë për trafik ndërkombëtar droge

Nga një operacion i nisur që në vitin 2008 që kishte në qendër trafikun ndërkombëtar të drogës, janë arrestuar nga policia italiane 22 shqiptarë, mes tyre dhe një grua. Gjatë hetimit të veprmtarisë kriminale, hetim i cili zgjati 2 vjet dhe për të cilin u angazhuan rreth 150 punonjës policie, janë konfiskuar 27 kg drogë kokainë e pastër, me vlerë 20 milion euro dhe 48 kg marijuanë me vlerë 600.000 euro. Nga të 22 të arrestuarit, të gjithë me kombësi shqiptare, 19 prej tyre ishin korriere të cilët transportonin drogën nga Belgjika dhe Shqipëria, të cilëve iu sekuestruan 11.000 euro dhe më shumë se 600 makina të regjistuara me emra të rremë, dhe që përdoreshin për transportin ilegal të drogës. Mes këtyre makinave, policia njoftoi se është dhe një Porsche Cayene 4500 e cila është përdorur gjithashtu për transportin e drogës.

Përfundimi me sukses i këtij operacioni u bë i mundur si rezultat i bashkëpunimit të Ministrisë së Brendshme, Drejtorisë së Përgjithsme të Anti-drogës, nëpërmjet një letërkëmbimi të vazhdueshëm të menaxhuar nga prokurororia e Peruxhias.

Grupi kriminal me qendër në Abruzzo, Marche, Emilia Romagna dhe Lombardi, ushtronte aktivitetin në të gjithë italinë. Në të njëjtën kohë tashmë kanë nisur hetimet për konfiskimin e të gjitha pasurive të kësaj organizate kriminale.

Postuar nga Vizioner datë 28 Shtator 2010 - 22:13:

Komisioni i Brendshëm i PE miraton vizat

Komisioni për Liritë Civile, Drejtësi dhe Punët e Brendshme në Parlamentin Europian miratoi sot rezolutën për heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën.

Votën pro raportit e kanë dhënë 49 eurodeputetë, ndërkohë që dy eurodeputetë holandezë kanë votuar kundër. Votimi konsiderohet një moment i rëndësishëm, pasi ai i hap rrugën marrjes së vendimit nga Këshilli i Ministrave të Brendshëm të BE-së për liberalizimin e vizave për Shqipërinë.

Vendimi përfundimtar për liberalizimin e vizave megjithatë merret në 9 nëntor, kur ministrat e Brendshëm të BE-së ta miratojnë vendimin e Parlamentit Evropian. Pas miratimit të ministrave të Brendshëm do të duhen edhe 20 ditë të tjera që vendimi të hyjë në fuqi.

Postuar nga Niqua datë 28 Shtator 2010 - 22:13:

uaaaa prandaj qenka forumi bosh sot..

Postuar nga kurt datë 29 Shtator 2010 - 01:37:

vizioner, lajm i mire per kto heqjen e vizave. ishalla sa me shpejt, e meritojn shqiptaret te hyjn e dalin lirshme kudo.

ndersa lajm i keq qe i paskan kapur ato te shkretet droga ne evrope do hyj se do hyj domosdoshmerisht, pse mos te jene te suksesshem shqiptaret

Postuar nga al74 datë 29 Shtator 2010 - 02:01:

Re: Itali, arrestohen 22 shqiptarë për trafik ndërkombëtar droge

Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner
Nga një operacion i nisur që në vitin 2008 që kishte në qendër trafikun ndërkombëtar të drogës, janë arrestuar nga policia italiane 22 shqiptarë, mes tyre dhe një grua. Gjatë hetimit të veprmtarisë kriminale, hetim i cili zgjati 2 vjet dhe për të cilin u angazhuan rreth 150 punonjës policie, janë konfiskuar 27 kg drogë kokainë e pastër, me vlerë 20 milion euro dhe 48 kg marijuanë me vlerë 600.000 euro. Nga të 22 të arrestuarit, të gjithë me kombësi shqiptare, 19 prej tyre ishin korriere të cilët transportonin drogën nga Belgjika dhe Shqipëria, të cilëve iu sekuestruan 11.000 euro dhe më shumë se 600 makina të regjistuara me emra të rremë, dhe që përdoreshin për transportin ilegal të drogës. Mes këtyre makinave, policia njoftoi se është dhe një Porsche Cayene 4500 e cila është përdorur gjithashtu për transportin e drogës.

Përfundimi me sukses i këtij operacioni u bë i mundur si rezultat i bashkëpunimit të Ministrisë së Brendshme, Drejtorisë së Përgjithsme të Anti-drogës, nëpërmjet një letërkëmbimi të vazhdueshëm të menaxhuar nga prokurororia e Peruxhias.

Grupi kriminal me qendër në Abruzzo, Marche, Emilia Romagna dhe Lombardi, ushtronte aktivitetin në të gjithë italinë. Në të njëjtën kohë tashmë kanë nisur hetimet për konfiskimin e të gjitha pasurive të kësaj organizate kriminale.

kjo prokuroria e Perugia ia fut shpesh shpatit. kam lexuar ca dosje hetimore qe te vjen te qeshesh me te madhe.
para ca kohesh akuzuan permes pergjimeve telefonike nje grup te madh shqiptaresh nder ta dhe 3 shoke te mi. nese nuk do i njihja e te mos kisha lexuar dosjen nuk do shprehesha po ketu behesh shpesh viktime edhe pa patur gisht. ne dalte ndonjeri i pafajshem jini te sigurt se lajmi nuk del .

  Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 136 137 138 139 140 141 142 143 144 [145] 146 147 148 149 150 151 152 153 154 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.