Forumi Horizont Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 1441 1442 1443 1444 1445 1446 1447 1448 1449 [1450] 1451 1452 1453 1454 1455 1456 1457 1458 1459 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga al74 datë 29 Shtator 2010 - 02:01:

Re: Itali, arrestohen 22 shqiptarë për trafik ndërkombëtar droge

Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner
Nga një operacion i nisur që në vitin 2008 që kishte në qendër trafikun ndërkombëtar të drogës, janë arrestuar nga policia italiane 22 shqiptarë, mes tyre dhe një grua. Gjatë hetimit të veprmtarisë kriminale, hetim i cili zgjati 2 vjet dhe për të cilin u angazhuan rreth 150 punonjës policie, janë konfiskuar 27 kg drogë kokainë e pastër, me vlerë 20 milion euro dhe 48 kg marijuanë me vlerë 600.000 euro. Nga të 22 të arrestuarit, të gjithë me kombësi shqiptare, 19 prej tyre ishin korriere të cilët transportonin drogën nga Belgjika dhe Shqipëria, të cilëve iu sekuestruan 11.000 euro dhe më shumë se 600 makina të regjistuara me emra të rremë, dhe që përdoreshin për transportin ilegal të drogës. Mes këtyre makinave, policia njoftoi se është dhe një Porsche Cayene 4500 e cila është përdorur gjithashtu për transportin e drogës.

Përfundimi me sukses i këtij operacioni u bë i mundur si rezultat i bashkëpunimit të Ministrisë së Brendshme, Drejtorisë së Përgjithsme të Anti-drogës, nëpërmjet një letërkëmbimi të vazhdueshëm të menaxhuar nga prokurororia e Peruxhias.

Grupi kriminal me qendër në Abruzzo, Marche, Emilia Romagna dhe Lombardi, ushtronte aktivitetin në të gjithë italinë. Në të njëjtën kohë tashmë kanë nisur hetimet për konfiskimin e të gjitha pasurive të kësaj organizate kriminale.



kjo prokuroria e Perugia ia fut shpesh shpatit. kam lexuar ca dosje hetimore qe te vjen te qeshesh me te madhe.
para ca kohesh akuzuan permes pergjimeve telefonike nje grup te madh shqiptaresh nder ta dhe 3 shoke te mi. nese nuk do i njihja e te mos kisha lexuar dosjen nuk do shprehesha po ketu behesh shpesh viktime edhe pa patur gisht. ne dalte ndonjeri i pafajshem jini te sigurt se lajmi nuk del .


  Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 1441 1442 1443 1444 1445 1446 1447 1448 1449 [1450] 1451 1452 1453 1454 1455 1456 1457 1458 1459 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.