Forumi Horizont | Gjithsej 350 faqe: « E parë ... « 137 138 139 140 141 142 143 144 145 [146] 147 148 149 150 151 152 153 154 155 » ... E fundit » Trego 350 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Albanian Rrace Puro? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18612)
Vazhdojme me faktet e studiuesve dhe jo me llogje kavaje...
Jakov Milaj Raca shqiptare
Studim Anthropologjik E Historik
Ismail Mal’ Osmani, Botonjës – Tiranë
1944 PARATHËNJE
___
Të përgatitësh një studim anthropologjik e historik pa qënë as athropolog as historian, duhet të keshë shumë guxim. E unë këtë guxim e mora, pse desha të plotsojë, me sa më qe e mundur, një nevojë të madhe shpirtrore, një mungesë që duhet të ketë ndjerë Shqiptari : njohjen e vetvehtes.
E kaluara dhe e arthmja e një kombi ndjekin një rrugë të caktuar, drejtimin e së cilës, më tepër se fati, e japin fuqit biologjike. Prandaj, po të kërkojmë thellë thellë shkaqet e lulzimit ose të teposhtes së një populli, do të hasim, në çdo rasje, në faktorë biologiikë.Thesari m’i çëmuar i një shteti nuk përbëhet prej pasuris së tokës e së nëntokës së tij dhe prej mundësive të zhvillimit ekonomik, por prej njerzve q’ai shtet mban në gji, prej shpirtit q’i u jep giallëri këtyre njerzve, prej gjakut që qarkullon nëpër venat e tyre. Raca, si pas mendimit të të gjithë biologve, përcakton prirjet shpirtrore të një populli, kanalizon dëshirat e mendimet, rregullon, pa e kuptuar, jetën e individve, qoftë në pjesën vehtiake, qoftë në mardhënje me shoqi shojnë.
Ky studim nuk ësht bërë për t’u marrë me racizëm në kuptimin politiko-filozofik që i japin këtij skaji popujt e tjerë të botës. Në një vënt si ky i yni, ku nuk njihen as fillet e shkencave biologjike dhe ku nuk dihet, as në vija të përgjithëshme, se cila ësht paja morfologjike e shpirtrore që ne na bën të çquhemi nga popujt e tjerë të Ballkanit e t’Evropës, të hidhet në shesh një ide e këtillë do t’ishte gjë fare e papjekur dhe nuk do të jipte asnjë përfundim praktik.
Qëllimi i hartimit të kësaj vepre ka qënë që të nxjerë në shesh disa të vërteta, gjer më sot të panjohura, mbi racën t’onë dhe t’u japë shkas, atyreve q’e ndjejnë vehten të zotin, për t’u marrë pak më tepër me biologji e me anthropologji. Përfundimet që ka për të nxjerëlexonjsi nga këto faqe janë të thjeshta dhe, ndofta, të njohura intuitivisht prej shumë Shqiptarvet, rne gjithë se të mohuara prej të huajvet dashakeqë : se populli arbëror ka një origjinë të vetme e të përbashkët; se ësht anas (aukton) në të gjitha viset ku banon sot; se as midis myslimanvet e kristjanvet, as midis Gegvet e Toskvet nuk ka ndonjë ndryshim racor; e, më në funt, se ndihet nevoja për një politikë shoqërore që të synojë fuqizimin fizik të racës shqiptare.Kombi i ynë ndodhet, siç munt të kuptohet lehtazi, në kushte shumë te mira për sa i takon racës. Me njëri tjetrin nuk na lith vetëm gjuha e historija, por edhe gjaku e prandaj kemi trajta trupore e veçori shpirtrore të përbashkëta.
Më sa, në cilin do nga shtetet e tjera të Kontinentit t’onë gjejmë më shumë se një racë, me tipare fiziologjike e psiqike të ndryshme, në Shqipëri kemi vetëm racën ilirike ose dinarike të çëmuar edhe prej racistëve më orthodoksë si një nga racat më të larta, më të gjalla e me shpirt të pajosur me cilsi të zgjedhura. Njësija e racës duhet të ketë rëndësi të madhe për Kombin t’ënë të mitur, pse nga kjo rrjeth diçka e rëndësishme : divergjencat mendore e shpirtrore ndërmjet Shqiptarvet duhet të jenë shumë të vogla, aspiratat kombëtare të përbashkëta.
Ç’paradoks — kishte për të thënë ndonjë lexonjës — me njëmëndsin (realiietin)! Po të jetë kështu, shkenca nuk i përgjigjet së vërtetës… Nuk po shihni se si Shqiptarët po orvaten t’i hanë kokën shoqi shojtë ?
Por unë kujtoj se kjo armiqsi e sotme nuk ka asnjë themel. Ësht një krizë shpirtrore e çastit dhe e shëruarshme, një farë nevralgjije që do të kalojë mbrënda pak kohe.
Mbushen plotë pesë vjetë që ndodhemi në luftë, në një luftë të tmerrëshme ku raca, popuj e idera po përleshen si kurrë ndonjë herë tjetër. Valët e përthyera të kësaj ndeshje kaq të madhe duhet të ndiheshin edhe në vëndin t’ënë. Këtu takuan tokë djerre, por pjellore, mëndje të padjallzuara, ndërgjegje të patrajtuara sa e si duhet e prandaj bënë veprën e tyre. Mëkati, pra, për këtë gjëndje q’u kriiua, nuk ësht i racës e, për rrjedhim, jo i turmës shqiptare, por — pse mos t’a themi? — i atyreve q’u takonte barra t’a lëronin këtë turmë, i udhëheqësve të sajë të djeshëm intelektualë e politikanë që kanë punuar pak, shumë pak, për të njohur psikën e Shqiptarit, për të kuptuar prirjet e mbëhit e sajë dhe për t’u dhënë atyreve drejtimin e duhur.Ndofta — t’a përmëndim edhe këtë — kemi të bëjmë me një fatalitet historik me rrënjë përjashta botës s’onë. Për kombet e tjera, përpara se luftëtari t’i drejtojë shigjetën e funtme armikut q’e mbante nën zgjedhë dhe politikani të përpiqet të sjellë bashkimin e mbrëndshëm ose të bëjë politikanizëm, punoi historjani, filozofi, hartisti, shkencëtari i cilës do dege. Në Shqipëri, për shkak të rrethanave që nuk mvareshin prej nesh, mëndjet drejtonjse munguan gjatë periudhës së Rilindjes. Vetëm harti, letërsija, beri diçka për të mëkëmbur ndërgjegjen kombëtare, e cila, gjer në vjetët e mbramë të tetqindshit, venitej në lethargjin e rëndë që patën krijuar tri a katër vargje shekujsh robërije. Por edhe drita e tij qe shumë e zbehtë dhe rruga për t’arritur pikën e synimit shumë e vështirë pse krejt e parrahur. Vullnetet e ndërgjegjet e reja, q’ishin të domosdoshme për t’i dhënë jetë një shteti të pavarur jo vetëm politikisht por edhe shpirtërisht, nuk u krijuan dot.
Sido qoftë, gjëndja e sotëshme ka të bëjë vetëm me faktorë të jashtëm e jo me pajën shpirtrore t’ethnosit t’ënë e prandaj do të përmirsohet shumë shpejtë pa lënë vrraga përçarje. Jemi, që të gjithë, bij të një race të vetme, vllezër; shpejtë do t’i njohim gabimet që kemi bërë e do t’i kërkojmë ndjesë shoqi shojtë. Gjaku uj s’bëhet.
Për të caktuar fatin që na ruhet për të nesërmen, kemi një a tout të madhe në dorë : përnjësin (uniformitetin) e brumit që përbën Kombin t’ënë. Në qoftë se intelektualët e ndërgjegjshëm do t’i përvishen me mish e me shpirt’ punës që të zbulojnë problemet shpirtrore e lëndore të fisit arbëror dhe t’u gjejnë atyreve zgjidhjen e drejtë, nuk duhet të trëmbemi për t’arthmen. Vetëm duhet punë, pun’ e parreshtur mendimtarësh të vërtetë.
Kjo punë ësht shumë m’e rëndë tek ne se sa te popujt e tjerë të botës. Duhet nisur prei themelit. Ësht mirë t’i njohim ë t’i themi vetë të metat t’ona: jemi një popull anakronik n’Evropën e sotëshme. Ne s’e kemi trajtuar akoma ndërgjegjen kombëtare, kurse kombet e tjera kanë shkuar shumë përpara. Por, me gjithë vështirsit e mëdha që paraqiten, munt t’i a dalim çdo pengimi. Raca e jonë i ka dhënë botës së huaj vlefta të larta e të shumta në përpjestim me numrin e përfaqsonjësve të sajë. Ajo ruan, sigurisht, energji të mëdha edhe sot e kësaj dite. Këto energji do të nxjerin, me doemos, shkëndi xixllonjse që do t’a ndriçojnë këtë popull dhe do t’i tregojnë drejtimin që duhet ndjekur.
Por, përpara së gjithash, detyrohemi të gërmojmë veçorit e lëndës së grestë që përbën popullin t’ënë. Një kirurg nuk do t’u a dilte asnjë herë në krye operacjoneve që bën po mos të njihte imtësisht shtretrit anatomikë të pjesës ku do të vërë thikën. Gjithashtu, një intelektual ose burr shteti do t’i mbrapshtonte shumë punët në vënt që t’i çonte në rrugë të mbarë, po mos të njihte si duhet popullin në të cilin edhe ai bën pjesë.
— Gnothi safton, i tha Orakulli i Delfit filozofit Sokrat.
***
Qëllimi q’u ndoq në hartimin e kësaj vepre ka qënë shumë i kufizuar. Ësht përmëndur edhe më parë : t’i jipet rasja lexonjsit të thjeshtë që të nxëjë disa të vërteta rreth racës së tij, të dijë se midis tij dhe atyreve që flasin një gjuhë me të nuk ka asnjë ndryshim gjaku e pra t’a njohë Shqiptarin, që prej Mitrovice e gjer në skajin më jugor të Çamëris, si vllan e vetë.Gjuha e përdorur ësht e thjeshtë dhe, për të bërë që teksti të kuptohet lehtë, janë mbledhur, në një kaptinë të veçantë, disa shënime e sqarime biologjike të vulgarizuara. Rrjeshtimi i lëndës ësht bërë në mënyrë që seicili lexonjës të gjejë diçka që t’a interesojë. Pranë pjesëve me përmbajtje vetëm biologjike, janë shtjelluar subjekte ethnografikë e historikë.
Por kam shpresë se edhe intelektuali i paspecjalizuar n’anthropologji e në histori do t’i lexojë me interes këto pak faqe. Janë, me sa di unë, të parat që shkruhen mbi racën t’onë në gjuhën shqipe e prandaj shumë-kushit nuk do t’i ketë rënë rasja që të mirret me problemet që qeken në këtë vepër.
Për të mundur të konsultojë sa më shumë nga studimet e autorvet të huaj që janë marrë me anthropologjin e me çështje të tjera shqiptare, kam qënë i detyruar t’ë marrë hua libra nëpër miq, të çqetsojë ndokënd që të më përkthejë ndonjë vepër prej gjermanishtes e të kërkojë këshilla nga ata që janë më të zotë se unë. Duke i u dhënë funt këtyre rreshtave, e ndjej për detyrë t’i u falem nderit me zëmër që të gjithve.
Tiranë, Jenar 1944.
AUTORI I.RACA DHE KOMBI
Ç’ ËSHT ANTHROPOLOGJIJA – PËRKUFIZIMI I RACËS – LIGJËT E MENDEL-it – SHËNIME ANTHROPOMETRIKE – KLASIFIKIMI I RACAVET DHE RACA ARJANE – METIÇJATI – RACA, KOMBI, GJUHANdryshimet e fytyrës e të mënyrës së jetesës i u kanë rënë në sy vëzhgonjësve që në kohët më të lashta. Ndër dokumentat e hieroglifuar t’Egjyptjanvet gjënden përshkrime të shumta popujsh që kishin marëdhënje me nënshtetasit e Faraonvet. Bibla, në kaptinën e dhjetë të Gjenezës (të bërët) përmban një dokument të famshëm ethnologjik të kohës. Ndër Grekë e Latinë, pastaj, kemi shënime të shumta e vepra të tëra ku fise e raca të ndryshme të dheut përshkruhen për bukuri duke u ndjekur një farë sistemi shkencor. Mjafton të përmënden emrat e Herodotit, Aristotelit, Tacitit e Plinit të Vjetër për të kuptuar se shumë ndër eksponentët e mendimit helenik e italik i kanë kushtuar me zell studime të vlefshme atyre shkencave që sot thirren ethnografi, ethnologji e anthropologji.
Studimet shumzohen gjatë Mesjetës dhe zënë vënt kryesor hë numrin e diturive të kohës, atëherë kur Evropjanët mundën të zbulojnë kontinente të reja dhe të hyjnë thellë nëpër ato që njiheshin edhe ndër kohët e moçme. Më në funt, në shekullin e nëntmëdhjetë, njoftimet e mbledhura mbi dukjen e mbi zakonet e njerëzve disiplinohen, caktohen vijat që duhen ndjekur për kërkimet e reja dhe arrihet, në këtë mënyrë, në shkencat e vërteta që përbëjnë historin natyrore të njeriut.
Emri i anthropologjis ësht.i vjetër: e përdor Aristoteli në kuptimin e fjalimit mbi njerin e do t’a përdorin gjer në ditët t’ona filozofët me domethënjen e një doktrine të natyrës njerzore. Nga mezi i shekullit të shkuar ky skaj përhapet si sinonim i “historis natyrore të njeriut” (Broca) dhe përhapja e tij bën që të lihet pas dore kuptimi filozofik.
Skajet ethnografi e ethnologji q’e kanë rrënjën në konceptin e popullit (gërqisht ethnos) janë të kohëve të reja. Përkufizime të qarta mbi to mungojnë edhe sot e kësaj dite, pse dijetarë të shteteve të ndryshme i u japin kuptime që nuk përputhen kryekëput njëri me tjetrin. Me gjithë këtë, përmbajtja e ethnografis ësht përcaktuar, në përgjithsi, në kuptimin e një disipline thjeshtësisht përshkronjëse, e cila ka për barrë mbledhjen e lëndës q’ësht për t’u vrejtur mbi kulturat e sotëshme të popujve të ndryshëm. Ethnologjija ësht shkenca krahasonjëse e induktive që ka për detyrë përpunimin e mëpastajshëm dhe diskutimin e kësaj lënde së mbledhur.Por prap të dy skajet nuk janë përdorur vetëm në këtë kuptim. Shumë herë nën emrin “shkenca anthropologjike” dijetarët kanë përmbledhur ethnologjin së bashku me anthropologjin. Kurse, duke pranuar njësin e këtyre dy disiplinave, përdorimi shkencor italjan e ka mbajtur të ndarë anthropologjin — studimi i problemeve biologjike, sistematike e racore të njeriut — nga ethnologjija që studjon grumbullimet dhe kulturat e njerzve. 1)
***
Fjala “racë” ësht përmëndur shumë ndër këta vjetët e fundit. Ku me kuptimin shkencor, ku me kuptimin e një doktrine politike që ka marrë emrin racizëm e që ka krijuar bazën e lëvizjevet politike të disa popujve.Ky studim nuk ka për qëllim që të hyjë thellë n’anthropologji, as të mirret me çështje filozofike abstrakte ose me racizëm e prandaj, për t’i dhënë lexonjsit rasje që të marrë vesh ç’ësht raca, po japim disa përkufizime të hartuara prej shkencëtarësh rrymash të ndryshme e që nuk bjenë në kundërshtim, por e plotsojnë shoqi shojnë.
“Raca, thot Guenther, përfaqson një grup njerzor që, për lidhjet ndërmjet veçorive fizike dhe pajosieve shpirtrore të veçanta, dallohet nga cilido grup tjetër njerzor dhe krijon elementa që i përngjajnë njëri tjetrit.” 2)
Eugen Fischer, që ësht një ndër më të mëdhenjt eksponentë të racizmit gjenetik, e përkufizon me këto fjalë racën: “ësht një trunk i përcaktuar nga grupe “genësh” 3) të barabartë, jo prej njerzish q’i përngjajnë shoqi shojtë vetëm ndër trajta të përjashtëme : ësht një grup që trashgohet.4)
Alessandro Ghigi thot: “sistematiku munt të pohojë që raca ësht një entitet i dalluarshëm për një sasi karakteresh morfologjike e fiziologjike të përcjellëshme me anën e trashgimis, që duken ose, sido qoftë, që munt të zbulohen me metodat e verés së zakonëshme e të statistikës.” 5)
Nga këto tri përkufizime të rëndësishme del në shesh se shumica e shkencëtarve me fjalën racë nuk përfshijnë vetëm njerz që kanë veçori somatike krejtësisht të njëjta, por që kanë, bashkë me trajtat e përjashtëme, të përngjarëshme edhe disa cilsira shpirti që i afrojnë midis tyre e që trashgohen prej atit e nënës te bijt e bijat.
Shkencëtarë të tjerë nuk i japin rëndësi kaq të madhe pjesës shpirtrore. Një ndër ta, Boule, jep këtë përkufizim : “për racë duhet kuptuar vazhdimtarija e një tipi fizik që shpreh afërsit e gjakut dhe që përfaqson një grupëzim kryesisht natyror duke mos patur në përgjithsi asgjë të përbashkët me popullin. me kombësin, me gjuhën e me zakonet që janë grupëzime këmb’ e krye artificiale dhe aspak anthropologjike dhe që s’kanë të bëjnë veçse me historin, mbasi janë prodhime të sajë.” 6)
Pikërisht këtu ngul këmbë edhe De Lapouge: “raca ësht përmbledhja e disa individve që kanë të përbashkët një farë tipi të trashguarshëm; nocioni i racës ësht i rendit zoologjik, vetëm zoologiik.” 7)
Por, për këtë vepër do t’ishte ndofta m’i përshtatshëm përkufizimi i Martial-it që i u shtëmënget rymave politike, nuk lë përjashta pajën shpirtërore dhe i jep rëndësi kryesore historis: “Thirret racë përmbledhja e një popullsije, karakteret psikologjike të së cilës, të fshehura ose të çfaqura (posaçërisht gjuha) dhe vizat anthropobiologjike përbëjnë mbrënda kohës (historis) një njësi të dalluar.” 8 )Ky përkufizim cakton edhe programin e përgjithshëm të punës s’onë në të cilën flitet për origjinën dhe për lëvizjet më te mëdha historike të racës shqiptare, përshkruhen vijzat morfologjike dhe kufizohet puna mbrënda kufijve toksorë që përmbajnë ata përfaqsonjës të racës që flasin një gjuhë të vetme, shqipen.
***
Për t’a afruar lexonjsin më tepër me një nga problemet themelore të racës, me trashgimin, më duhet lë flas pak mbi ligjet që e rregullojnë këtë. Kuptohet qartaz se nuk do të kishte pse të flitej për origjinën ilire të Shqiptarve e për pastërtin e racës së tyre nga elementa të huaj, po të mos ishin zbuluar ligje me saktësi mathematike që rregullojnë kalimin e veçorive trupore e shpirtrore të njerëzve prej një brezi në brezat e ardhshëm. Vetë Darwin-i kishte nxjerë në shesh fakte të rëndësishme duke studjuar dukjen dhe shpërndarjen e disa karaktereve ndër ibridë. Weismann-i shpreh konceptin e vazhdimis së plazmës germinative të prindërve ndër fëmij e prandaj, gjer në një farë pike, të pavdeksis së sajë. Tashi dimë se kjo vazhdimi, e prandaj ruajtja e karakterevet të njeriut, njëmëndsohet (realizohet) me anën e kromozomëve, që janë trupa të vogjël të ngjyrosur, në numër të caktuar për setcilën specie e që përmbahen prej të gjitha qelizave (çelulave) të farës s’organizmave bimore e shtazore. F. Galton hartoi pastaj theorin e trashgimis atavike, si pas së cilës grumbulli i cilsive të një individi i u detyrohet jo vetëm prindërvet, por edhe gjyshërvet e stërgjyshërvet në mënyrë zvoglonjse (dekreshente) me largësin e brezave. Por kjo theori, me gjithë se e përmirsuar nga Pearson, nuk puqet krejtësisht me theorit e hartuara nga Mendel-i.
Në vitin 1865-66, një murg austriak, Grigor Mendel, mbillte në kopshtin e kuvëndit pizele e bimë të tjera dhe kryqëzonte varietetet e ndryshme për të shikuar se si trashgoheshin ndër ibridët karakteret e tyre. Zbuloi nga këto vëzhgime tri ligjë biologjike me rëndësi kryekreje që nuk bënë përshtypje të madhe atëherë kur u botuan për herë të parë, por që më vonë, më 1900, u vërtetuan prej tre botanikësh të ndryshëm dhe formuan, që prej kësaj kohe, themelin e një disipline të re që shkoi përpara me hapa shumë të shpejta, të gjenetikës.
Prej kësaj kohe u ndie nevoja që të kërkoheshin e të zgjidheshin edhe për njerin problemet e ndryshme të trashgimis e t’ibridizmit. Në këtë mënyrë gjenetika u fut n’anthropologji. Studimet e bëra gjer më sot tregojnë se në trashgimin e shumë veçorive të ndara (si ngjyra e syvet, ngjyra dhe trajta e flokëvet, trajta e hundës, shumë sëmundje q’i sjell individi me vehte kur lind etj…) vërtetohen plotësisht të tri ligjët e Mendel-it. Të thjeshtësuara ato munt të shprehen në këtë mënyrë:
1. — LIGJA E ZOTRIMIT OSE E UNIFORMITETIT : kur kryqëzohen dy bimë o kafshë, që ndrrojnë njëra prej tjetrës për një karakter të vetëm, i cili karakter në njërën ësht zotronjës dhe në tjetrën i mbëshehur, ne brezin e parë shihet vetëm karakteri zotronjës.
SHËMBULL I: duke mbarsur një pizel me fara të verdha me polinën e një pizeli me fara të blerta, të gjitha farat e para që na jep ky kryqzim janë të verdha, pse ngjyra e verdhë ësht zotronjëse mbi ngjyrën e blertë.
SHËMBULL II: Po të kryqzojmë bimën “gojë e luanit” me lule të kuqe me një tjetër me lule të bardha, lejnë lule me ngjyrë të ndërmjeme: gojë luani me ngjyrë trëndafili.
2. — LIGJA E NDARJES SË KARAKTEREVE : në qoftë se mbarsen njëra me tjetrën fara me origjinë të kryqëzuar, në brezin e dytë ato japin fara që kanë karakterin zotronjës (të verdha në shëmbullin e parë) dhe fara që kanë karakterin e mbëshehur (të blerta po n’atë shëmbull), në një përpjestim të qëndruarshëm 3:1 (pra, në katër, tri fara të verdha dhe një të blerët). Në shëmbullin e dytë, të gojës së luanit, nga të cilët një e katërta ësht me lule të kuqe, një e katërta me lule të bardha dhe dy të katërtat janë me lule ngjyrë trëndafili.
3. — LIGJA E PASTËRTIS SË GAMETEVE NDËR IBRIDËT: në qoftë se mbillen pizele të brezit të dytë, do të kemi një brez të tretë, në të cilin dallohet:
a) Pizelet e blerta prodhojnë vetëm pizele të blerta ;
b) farat e verdha, në dukje omogjene, në brezin e trete japin një të tretën e farave me ngjyrë të verdhë, që nuk e ndryshon më ngjyrën ndër brezat e ardhëshëm;
c) dy të tretat që mbetën japin një përzjerje farash te verdha e të blerta në raportin 3:1, një soj si në brezin e dytë,
ç) këto farat e fundit — të verdha e të blerta bashkë, si pas raportit mendeljian 3:1 — ndjekin tri rregullat e mësipërme, do me thënë farat e blerta prodhojnë vetëm fara të blerta, farat e verdha prodhojnë fara të verdha të pastërta dhe fara të verdha që japin fara në dy ngjyra si pas raportit të mësipërm.Në brezin e parë (I) kemi “fëmij” me karaktere të përziera; në brezin e dytë (II) duken karakteret fillestare në gjysmën e “fëmijvet”; në brezin e tretë (III) karakteret fillestare duken edhe në gjysmën tjetër të “fëmijve” që, në krye, dukesh sikur kishin vetëm karaktere të përziera.Në brezin e parë (I), trashgimija m’e dobët (shënuar me katrorin e bardhë) duket sikur ka humbur, por del prap në shesh në brezin e dytë (II) e në të tretin (III). Në brezin e tretë (III) kjo trashgimi len edhe nga “bijt” ku, në brezin e dytë, dukej sikur kishte humbur. Riprodhimi i gojës së luanit bëhet sipas skemës I.Sa thamë më sipër tregon se gametët mbeten të pastërt sa do që bima ësht ibride, pra e përzierë.
Kjo ligjë e tretë do të vlente edhe për trashgimet e ndryshme, shpirtrore ose trupore, të species njerzore. Veçorit që trashgohen munt të përcillen (transmetohen) edhe veç e veç. pa patur me doemos marëdhënje midis tyre. Prandaj ësht gabim të çfaqen gjykime të papjekura rreth karakterit të një individi duke u mbështetur vetëm mbi pamjen e tij fizike. Kjo gjë do t’ishte e drejtë vetëm sikur të kishim përpara syve kryqëzimin e dy përfaqsonjësve të dy racave të pastërta. Por praktikisht dy raca njerzore krejt të pastërta ësht e pamundur të gjënden n’Evropë. Kuptohet pra se një njeri me dukje të racës nordike, i hollë, i gjatë, flokverdhë, nuk ka me doemos cilsira shpirtrore të kësaj race; nga ana tjetër, munt të ngjajë dëndur që në një shtat trashalluk lë shkurtër të një brakiqefali të gjëndet një shpirt nordik.
Nga pikpamja e “seleksionimit të racës”, sikur theorit e Mendel-it të jenë të vërteta edhe për farën njerzore, rrjeth se, sikur të ndalojmë për disa breza me radhë çdo kryqzim t’ibridve të një race me elementa të një race tjetër, në pjellën do të kemi dal’ e nga dalë shpërndarjen e veçorive të përziera. Me anën e kësaj shpërndarje do t’arrijmë, më në funt, të kemi veçorit origjinale krejt të pastra: e atëherë, duke veçuar mbajtësit e këtyre cilsive të cilat që në fillim kanë shkatrruar një racë — racën nordike, për shëmbull — do të kemi prapë racën e pastër të njëherëshme. Duke u mbështetur në mendelizmin theorik Gjermanija nacional-socialiste ka marrë masa për Aufnordung-un, do me thënë për rikthimin e popullit tedeshk në racën (“nordike”. Kjo doktrinë, gjithashtu — në lidhje me ridaljen e papritur të një karakteri të futur në varguan e trashgimit me anën e një elementi biologjik të sëmurë — ka frymëzuar racizmin gjerman; për të marrë masat e ndryshme që kanë bërë kaq shumë bujë rreth hygjienës e rreth profilaksit të racës.
Por a do të jetë vallë i sigurtë përfundimi i këtyre masave, ashtu siç thonë ligjët e gjenetikës ? Shkencëtarët jo gjermanë nuk janë të njëj mendimi mbi përfundimin pozitiv të Aufnordung-ut e të profilaksit të racës. 9)
***
Anthropologjija, për të studjuar një grup njerzish, mbështetet në disa masa e përshkrime të një pjese individësh për të cilët besohet se përfaqsojnë grupin. Mbështetet, prandaj, në probabilitetin, i cili i afrohet më tepër së vërtetës sa m’i math te jetë numri i vëzhgimeve. Karakteret somatike që do t’i duhen më shumë lexonjsit të këtij libri janë këto:
1. — NGJYRA E LËKURËS: nuk ësht i lehtë caktimi i sajë, pse racat e ndryshme kanë ngjyra që i u përngjajnë shumë njëra tjetrës dhe që nuk ka se si të përshkruhen me fjalë. Përveç ngjyrës së përgjithëshme të një race janë edhe ato të cilitdo individi veçanërisht. Shkenca, për t’i bërë ball këtij studimi të ngatrruar, përdor shkallën kromatike të Von Luschan-it në të cilën ngjyrat e lëkurës, nga m’e qarta gjer te m’e errta, ndahen në tetë klasë dhe seecila klasë ndër numra që shkojnë nga 1 deri në 36. Racat që mbajnë numrat më të vegjël, pse më të bardha, janë ato që rrethojnë Baltikun dhe detin e Veriut, kurse më t’errtat, q’arrijnë në ngjyrën gati të zezë, janë ato të zonavet tropikale të Sudanit.
Ngjyra ka rëndësi të veçantë në caktimin e racavet, pse ajo nuk shtohet ose paksohet prej ambientit sikurse munt të besojnë ata që shohin trupat të nxirë prej rrezeve të diellit, por ësht e trashëguarshme në pjellë edhe kur ambienti ndryshohet. Zezaku i Afrikës mbetet i zi edhe kur len e rritet n’Evropën e veriut, ndër sa Evropjani bardhosh që ka kaluar verën lakuriq në ndonjë ranishtë fillon të marrë prap ngjyrën që kishte porsa nis punën e tij të përditëshme në hije.
2- — NGJYRA E SYVET mvaret nga dy ngjyra t’agut (iridit) nga të cilat njëra ndodhet në siipërfaqen e mbrëndëshme, tjetra në të jashtmen. Ndër albinët (sybardhët) këto ngjyra mungojnë që të dyja dhe agu merr nga gjaku ngjyrën e trëndafilit. Në syt bojë qielli mungon vetëm ngjyra e jashtme, kurse e mbrëndëshmja ësht e kuqe e çelët, Edhe në syt ngjyrë ulliri të hapët thuaj se mungon ngjyra e përparshme e agut, por kjo shtohet gjithnjë e më tepër në syt me ag ngjyrë gështenje t’errët dhe të zezë. Në trashgimin ngjyra e syvet ndjek ligjët mendeljane.
3. — EDHE NGJYRA E FLOKVET jepet prej dy ngjyrash: njëra e verdhë në të skuqur përhapet barabar në të gjithë qimen dhe tjetra e gështenjtë përhapet si pluhur në kokrra të vogla. Kur kjo e fundit mungon, flokët janë të kuqë. Edhe për flokët ësht vërtetuar mendelizmi: flokët e gështenjtë, për shëmbull, nuk janë prodhimi mesatar që rrjeth nga kryqzimi i nië flok-verdhi me një flok-zi, por përbëjnë një karakter të pavarur. Ka rëndësi të dihet edhe se ngjyra m’e errët ësht zotronjse mbi ngjyrën më të hapët, por kjo vlen vetëm për të rriturit; fëmijt shumë herë kanë flokë me bojë të çelët që vijnë duke u nxirë me kalimin e moshës.
4. — TRAJTA E FLOKVET DHE GRADA E LESHTORIS.
Kemi dy trajta të ndryshme flokësh: flokë të përdredhur të shkurtër e të hollë dhe flokë të drejtë të gjatë e të trashë. Por një sasi e madhe trajtash të ndërmjeme ka shkaktuar që këto të mblidhen në tri kategori: elikotrikë (në trajtë të spirales), flokë të përdredhur a kaçurrela; cimotrikë, me valë; lisotrikë të drejtë të trashë dhe shumë a pak t’ashpër, të përngjarshëm deri diku me lelën e kalit.
Ndër rasje kryqëzimesh midis njerzish me flokë që kanë trajtë të ndryshme ësht vënë re se zbatohen pikërisht ligjët e Mendel-it.
Shkalla e leshtoris duket se ka lidhje të ngushtë me trajtën e flokvet, Me gjithë se përfaqson një karakter njerzor parak (primitiv), duket se atë e kanë humbur të gjithë lisotrikët që janë gati qose dhe një pjes’ e elikotrikvet, ndërsa e kanë ruajtur të gjithë cimotrikët.
5. — LARTËSIJA E TRUPIT të njeriut (mashkullit të pjekur) më këmbë ndryshon nga 120 në 190 centimetra. Shumica e madhe e njerzve janë të lartë prej 142 në 180 centimetra. Shtati i gruas ësht mesatarisht 12 centimetra m’i ulët nga ai i burrit.
Lartësit e shtatit ndahen prej anthropologve në tetë klasë:
Shtate shumë të ulta deri 147.9 cm. Kl. I.
Shtate t’ulta prej 148 deri 152.9 cm. “ II.
“ 153 “ 157.9 “ “ III.
Shtate të mesme “ 158 “ 162.9 “ “ IV.
“ 162 “ 167.9 “ “ V.
Shtate të larta “ 168 “ 172.9 “ “ VI.
“ 173 “ 177.9 “ “ VII
Shtate shumë të larta “ 178 cm. e përpjetë “ VIIINjerzit e gjatë gjënden përgjithësisht ndër vende të hapta, si ndër zona me klimë të butë ashtu në zonën tropikale.Përveç lartësis së shtatit, anthropologu i u jep rëndësi të veçantë edhe përpjestimeve të pjesve te ndryshme të trupit. Matet, për shëmbull, gjatsija e shalës, e krahut dhe e segmentevet të tyre, diametrat transversalë të bustit, trajta e syrit dhe e kapakëvet të tij etj….
Ndër kohët e fundit u fol shumë edhe për grupëzimet e gjakut, por hë-për-hë dallimi i racave të ndryshme si pas grupeve që: paraqiten prej individve nuk ka hyrë preras në shkencë.
6. — TRAJTA E FYTYRËS DHE TREGONJSI I SAJË. Ndryshimet fizionomike që bjenë më tepër në sy mvaren nga ndryshimet e eshtrave që përbëjnë fytyrën, dhe pjesët e tjera të kafkës që ndodhen afër sajë. Mbi një sipërfaqe shumë të vogël anatomike paraqitet gama m’e gjërë e ndryshimeve morfologjike. Disa nga veçorit nuk munt të maten e prandaj bëhet përshkrimi i tyre, disa të tjera nuk munt të diktohen veçse ndër kafka pa mish, kurse ka veçorira që munt t’analizohen me anë masash mbi njerin e gjallë dhe janë pikërisht dimensioniet absolute e relative të fytyrës dhe dimensionet e hundës.
Tregonjsi fizionomik i fytyrës ësht raporti në mes të lartësis nasion-mento 10) dhe të gjërësis më të madhe e cila gjëndet duke matur hapsirën në mes të dy zigomeve (mollzave të faqes). Në tregonjsin morfologjik të fytyrës mirret si skaj krahasimi gjërsija e sajë dhe flitet për fytyra të shkurtra, te mesme ose të gjata.
Tregonjsi morfologjik i fytyrës ndryshon në mes të 73.4 e 93.7; që do të thotë se lartësija nga nasion në mjekër ësht 7 ose 9 të dhjeta të gjërsis më të madhe bizigomatike.
7. — TRAJTA E HUNDËS DHE TREGONJSI I SAJË. Përveç ndryshimevet të profilit ka rëndësi trajta dhe gjërsija ,e flegravet (vrimavet të hundës). Tregonjsi hundak ësht raporti qe rrjeth nga gjërsija m’e madhe e flegravet dhe lartësija e përgjithëshme e hundës. Ky tregonjës kalon mesatarisht prej 60.4 gjer në 112.1. Në bazë të tregonjsit hundak kemi hunda të holla e të gjata (leptorrine: deri në 70), hunda te mesme (mesorrine : prej 70 deri në 85) dhe hunda të sheshme ose të shtypura (platirrine : prej 85 e tutje.)8. — TREGONJSI QEFALIK u fut në shkencë nga Svedezi Retzius më 1842. Po të shikojmë një tok rrashtash nga ana e sipërme, do të vëmë re se disa nga ata janë të gjatë e disa të tjerë të shkurtër. Prandaj Retzius propozoi që njerzit të dallohen si pas kryes, në dolikoqefalë ose kokë-gjatë dhe në brakiqefalë ose kokë-shkurtër. Midis dy grupeve Rroca shtoi atë të kokavet mesatare ose mesoqefale ose mesatiqefale. Për caktimin e këtyre trajtave u muar për bazë tregonjsi qefalik që përfaqson raportin në mes të diametrit transversal të një koke dhe të diametrit gjatsor shumzuar per 100:TQ = Diametri transversal x 100 / Diametri gjatësor
Një kafkë ësht dolikoqefale kur ky raport ësht m’i vogël se 75; mesoqefale kur ndryshon prej 75 në 80; brakiqefale kur kalon numrin 80. G. Sergi ka vërtetuar se zona e ndërmjeme nuk ka autonomi morfologjike e se, në të vërtetë, kemi vetëm “dy kategori natyrore të ndara prej tregonjsit 80.
Dy dimensionet e sipërme dhe lartësija e kafkës kanë rëndësi të madhe, pse mesatarja e tyre, e marë me katër shifra, ësht moduli i kryes dhe i përgjigjet afërsisht kapacitetit të kafkës në ceritimetra kubë.
Dikur u fol shumë për kapacitetin e kafkës, pse ky lidhej ngushtë me vëllimin e truve e, si rrjedhim, me fuqin mendore të një race. Më vonë, pas provave dhe matjeve të shumta, u vërtetua se tru i vëllimshëm nuk do të thotë fuqi mendore m’e madhe dhe tru i vogël fuqi mendore m’e dobët. Gjenit që kanë dalë nga racat e ndryshme kanë pasur një tru që, i matur, ka pasur një vëllim prej një mij gjer në dy mij centimetra kubë. Shumica e truve të këtyre gjenive ka një vëllim që sillet rreth mesatares (1500 cmk.). Kur kapaciteti i kafkës së një njeriu ësht m’i vogël se një mij cmk ose m’i math se dy mij cmk, atë-herë kemi të bëjmë me idiotër e me rasje pathologjike. 11)
***
Duke u mbështetur në përfundimet e anthropometris e në përshkrimet somatike të bëra prej shkenctarvet, shumë anthropologë kanë dashur të klasifikojnë një herë e mirë racat e ndryshme të botës. Nga këto klasifikime fatin më të math e ka pasur ai i Eickstedt-it si pas të cilit familja e Hominidae përbëhet prej një gjinije të çdukur Pithecanthropus dhe të gjinis Homo. Kjo gjini përbëhet nga një specie e çdukur Homo Neaderthalensis dhe nga specia e madhe e përbashkët Homo sapiens ose Homo Recens. Kjo pastaj ndahet më nën-specie e në seri dhe serit në raca. Për të thjeshtësuar punë, n’emërtimin e racavet po marr për bazë sistemin e Biasutti-t që ësht një nga më të rinjt e më të përsosurit. Si pas tij, suaza e trajtavet të sotëshme t’ominidvet ndahet në katër cikle: cikli i trajtavet primare ekuatorjale me degën e Australoidvet e të Negroidvet ; cikli i trajtavet primare boreale me degën e Mongoloidvet e t’Europoidvet ; cikli i racavet të rrjedhura sub-ekuatorjale : cikli i racavet të rrjedhura t’Oqeanit Paqsor e t’Amerikës.
Dega e Europoidvet ndahet në dy grupe: ai i pre-europid-vet që përfshin racat Ainuide, Uralidë e Lapide dhe ai i europidvet që ndahet në dy nën-grupe: në nën-grupin evropjan dhe në nën-grupin afro-aziatik. I pari përmbleth racat që neve na hyjnë në punë më tepër: Nordide (veriake), Mediterranide (mesdhetare), Adriatide ose Dinarike ose Ilirike, Baltide, Alpide. Në të dytin nën-grup hyjnë racat Berberide, Orientalide, Armenide, Assiride, Turanide dhe Indide.
Mbrënda kësaj suaze së pjesëshme të racavet njerzore, nuk ësht përmëndur një emër që dëgjohet e sbkruhet më dëndur se cilido tjetër në kohë të sotëshme: raca arjane. Pa dashur të hyjmë në theorit raciste që ndryshojnë dita ditës e prej shteti në shtet:, për të mos lënë lexonjsin n’errësirë, po përmëndim vetëm se ky skaj i ri ësht krijuar në këta vjetët e fundit ndër popujt evropjanë në të cilët ësht ngjallur ndërgjegja e racës dhe urrejtja për popullin ebraik.
“Shprehja raca arjane duhet marrë në këtë kuptim: zbritja nga një grup trajtash racore që janë formuar dhe harmonizuar mbi tokën evropjane të trungut të math europoid dhe kanë fituar, për këtë gjë, një fizionomi somatike e shpirtrore që i dallon shumë mirë nga trungje të tjera, përfaqsonjsit e të cilave trungje kanë qënë dhe janë edhe sot të huaj për Evropjanët.” 12)
Auktorë të tjerë thonë se kemi të bëjmë me një përzjerje midis skajevet gjuhë e qytetrim dhe skajit racë, pse, si pas Boule-it nuk kemi aspak racë arjane, por vetëm gjuhë e qytetrim arjan. 13) Por çfardo drejtimi të marrin në t’arthmen këto mendime, për ne nuk ka asnjë rëndësi. Idiomës që flasim shtëpija e gjuhve indogjermane i a ka hapur të dy kanatat : traditat e bukura e bestytnit janë mbeturi të një qytetrimi që nuk na ndan nga popujt arjanë : studimet anthropologjike racën tonë e mbajnë si një nga racat më të pastra e më të bukura t’Evropës me fizionomi somatike e shpirtrore që na përmbleth në gjirin e racës arjane, në kuptimin e matur e shkencor që i jep kësaj Biasutti.***
Anthropologët skajet metiçiat e ibridizëm i përdorin praktikisht si sinonime. Do t’ishte ndofta m’i drejtë kuptimi i zooteknikvet: metiçiat ësht veprimi si mbas të cilit bashkohen metiçët 14) njëri me tjetrin dhe ibridizëm ësht “kryqzimi i dy specievet” (Magne). Prodhimet e këtyre kryqzimeve thirren metiçë ose mulatër më rasjen e parë, ibridë në të dytën. Por le t’i përdorim edhe ne këto skaje pa bërë dallim.Metiçë apo ibridë janë pra prodhimet e kryqzimit ndërmjet Negroidësh e Europoidësh ose në mes Mongoloidësh e Europoidësh. Por edhe nga bashkimi i një përfaqsonjsi të racës dinarike (Shqiptar, për shëmbull) me një përfaqsonjës të racës mesdhetare (Grek ose Sicilian) ose të racës nordike (Gjerman ose Ingliz) kemi pjellë të përbërë prej metiçësh; por në këtë rasje numri i karakterevet somatike që bëjnë të dallohen këto raca prej shoqja shoqes ësht i kufizuar e prandaj ndryshimet midis prindërve e fëmijve nuk bjenë shumë në sy. Më shumë do të na tërhiqte vëmendjen prodhimi në mes të një Shqiptari (racë dinarike) e të një gabeleje (racë indide), mbassi midis këtyre dyve ka ndryshime të mëdha jo vetëm somatike, por edhe shpirtrore.
Duhet lejuar apo jo kryqzimi midis dy racave të ndryshme, në mes të bardhëvet dhe njerzvet me lëkurë të ngjyerë ? Ka dy sisteme që bjenë në kundërshtim me shoqi shojnë : ai englez që e përjashton qoftë edhe në Hindin e banuar në pjesën më të madhe prej popujsh arjanë, të cilët me krijimin e kastevet që përkojnë me racat tregojnë se e kanë në shpirt hierarkin racore; dhe ai frënk, spanjoll e portoges që e ka pranuar dhe e ka zbatuar këtë kryqzim.
Për këto kryqzime, ndofta, nuk do t’ishte folur kurrë sikur mos të besohej në hierarkin e racavet njerzore. Por a ka, me të vërtetë, raca superjore dhe raca inferjore ? Biologë të ndryshëm kanë thënë po ose jo pa u mbështetur më sprovime të mjafta shkencore. Pa u zgjatur në mëndimet e shprehura prej njërit ose tjetrit, na pëlqen të japim gjykimim e matur të Jennings-it: “Çështja e racavet superjore dhe e racavet inferjore, q’ësht rrahur kaq fort, e vënë në mënyrë gjenerike, nuk ka kuptim. Gjykime të sakta në këtë pikpamje nuk munt të jipen veçse në lidhje me një qëllim të caktuar ose me një aftësi të dalluar funksjonale.” 15)
Krahasimet e bëra në mes zezakvet dhe të bardhvet të Jamaikës prej Davenport e Steggerda vërtetojnë ça thot Auktori i sipërm. 16) Zezakët u kallxuan eprorë në provët e ndryshme që masin ndjeshmënin (sensibilitetin) muzikore, për shëmbull në dallimin e notavet, të tingujvet, të fuqis, të ritmevet të ndryshme. U çquan gjithashtu në zgjidhjen për mëndsh të problemeve të lehta arithmetike e në zbatimin e disa urdhrave të ngatrruar. Të bardhët, për kundrazi, dualën më t’aftë në kopjimin e figuravet gjeometrike të thjeshta, në vizatimin e trupit të njeriut pa pasur model, në rindërtimin e një kukulle të zbërthyer, në korrigjimin e frazavet të gabuara, në dhënjen e gjykimevet mbi çështje praktike.
Edhe studimet mbi metiçjatin njerzor në bazë të kriterevet gjenetike janë të pakta. Por gati të gjitha përfundojnë në një gjykim kundër metiçit, sidomos nga pikëpamja shpirtrore e morale. 17)
Cilsit shpirtrore dhe karakteret somatike të prodhimevet që dalin nga kryqëzimi i dy racavet qëndrojnë në rrugë të mesme. 1 8 ) Sikur, pra, të bashkohet përfaqsonjsi i një race te çquar për art me përfaqsonjsin e një race të çquar për trimëri, duhet të kemi përgjithësisht prodhime që nuk do të çquhen as n’art as në trimëri. Në grupet e Jamaikës metiçët u treguan, në përgjithsi, m’inferjorë qoftë nga të bardhët qoftë nga zezakët.
Aleksandër Ghigi ka studjuar gjat’ e gjërë në kafshë ibridizmin interspecifik, 19) do me thënë atë trajtë ibridizmi që rrjeth nga kryqzimi i dy racave shumë të largta ose midis dy specieve shumë t’afërta. Ka vënë re në këta eksperimenta se lindin metiçë dizarmonikë dhe se një nga sekset ësht shterp. Duhet dijtur se të dy sekset kanë një përbërje të ndryshme të qelizave të tyre germinale. Seksi i ekuilibruar ndër zogj ësht mashkulli prandaj vetëm meshkujt metiçë janë në gjendje të mbarsin, ndërsa vërtetohet shterpësi e shoqëruar me anormalitete të tjera në femra. Ndër sisorët (mamiferët) ngjan e kundërta: e ekuilibruar ësht gjinija femrore, ndërsa e paekuilibruar ësht gjinija mashkullore. Po të zbatojmë këto përfundime në metiçjatin njerzor, duhet të pranojmë se gruaja mulate ka konstitucjon të rregullshëm, ndërsa duhet të besojmë se te burri ka disarmoni si në konstitucjonin trupor ashtu në pjellshmenin dhe posaçërisht, në gjëndjen shpirtrore. 20)
Ghigi bën edhe një vëre me mënt: lëkura e zezakut dhe ajo e të bardhit janë dy aparate delikate që kanë për detyrë mbrojtjen e trupit dhe rregullimin e nxehtësis; janë, prandaj, të lidhuira ngushtë me kushtet e posaçme t’ambientit të jashtëm, në të cilat funksione i u ndihmon, pa tjetër, edhe struktura e tyre bashkë me pasurin ose varfërin në melaninë. 21) Në brezin e parë të kryqzimit të këtyre dy racave kemi strukturë lëkure që i u afrohet të dy grupeve, por në brezat e më pastajshëm e në rasje kryqzimesh të reja do të prodhohen fatalisht te gjitha kombinacjonet e mundëshme që parashikojnë ligjët e Mendel-it; shumë nga këto kombinacjone do të jenë të pa-pajtuarshme me mirëqënjen e metiçit dhe me mundësin e jetesës së tij në një ambient të papërshtatshëm. Po të mendohet, pastaj, se shumë nga organet e njeriut kanë ndryshime të mëdha midis racave zezake dhe atyre të bardhave, kuptohet se dalin shumë vështirsira që shkaktojnë, në mos vdekjen, të paktën një qëndresë më të vogël të metiçit.
Më në funt, nga pikëpamja morale duhet dijtur se metiçi ësht zakonisht i biri i një njeriu prej një race të lartë dhe të një nëne prej një race t’ulët. Ati e braktis kurdoherë nënën e fëmijën pa menduar për ta. Metiçi e kalon vërsën e re i urrejtur nga të dyja shoqërit e prindërvet dhe, kur rritet, kjo urrejtje e shoqëruar nga delinkuenca, ngjallet në shpirtin e tij dhe i japin atij vulën e një njeriu me karakter të keq. Ky fakt vërteton rëndësin e madhe që ka për individin edukata dhe ambienti ku rritet. Por, siç pamë, përfundimi i keq i metiçit nuk mvaret vetëm nga këta fenomenë të jashtëm. I mbështetur në këto vëré e arsyetime dhe i pajosur me përvojën e gjatë të jetës që kalohet nëpër koloni, Frëngu P. Albert Perbal ësht shprehur përpara Kongresit Volta në shtator të vitit 1938 me këto fjalë: “metiçi ësht dënuar me turbullim shpirtror, ësht shkak prapsimi e shkatrrimi, ësht një plagë n’evolucjonin e natyrshëm.” 22)***
Raca, në kuptimin anthropologjik, nuk ka asnjë lidhje me-kombin. Një popull me origjinë të njëjtë, me një histori të vetme, me gjuhë të përbashkët dhe me doke e zakone të përngjarëshme, trajton për bukuri një komb të vetëm, kurse munt të jetë i përbërë prej racash të ndryshme. Kjo ndoth me kombin italjan, me kombin gjerman, me kombin grek, me kombin sërp. Vetëm për kombin shqiptar kemi një farë përjashtimi, por edhe ky, siç do të shohim, nuk përbëhet vetëm prej racës dimarike: një pjes’ e Shqiptarvet, me gjithë se në përqindje shumë të vogël, ësht e tipit mesdhetar.Por flitet rëndomë për një racë italjane, për një racë gjermane, për një racë shqiptare. Do t’ishte ndofta m’e drejtë të flitej për një trevë racore ose më mirë akoma për një komb italjan, gjerman ose shqiptar. Me gjithë këtë edhe shprehja e parë e ka kuptimin e sajë shkencor. Këto raca eksistojnë me të vërtetë. Në trevat ku ato kanë zënë vënt ka një tip të caktuar që kalon prej një brezi në një bres tjetër. Kuptohet se një nga popujt e përmëndur nuk përbën një racë omogjene e të çquar mirë nga pikpamja biologjike, por disa nga elementet kryesore racore qe përbëjnë grupin e europidëve hyjnë në setcilin ndër ta në përpjestime të ndryshme. Kështu për shëmbull, në popullin frënk kemi më tepër racën alpine me përqindje më të vogla nordikësh, mesdhetarësh e dinarikësh; në popullin gjerman ka sidomos nordikë e alpinë, një sasi më të vogël dinarikësh e ndonjë thërmijë mesdhetarësh e baltikësh; në popullin italjan zënë vëndin e parë racat mesdhetare e dinarike, pastaj vjen raca alpine e më në funt ajo nordike.
Veçorit e këtij numri racash lëmohen, deri diku, nga kushtet. ambientore që kontribuojnë në krijimin e një fenotipi 23) të përbashkët. Nga ana tjetër, ambienti, me anën e veprimevet (procedimenitevet) selektive, ushtron ndikim te math edhe mbi dallimin e disa karakterevet të përbashkëta dhe mbi çdukjen e disa të tjeravet. Për dukjen e këtyre tipave të përbashkët të një kombi Keiserling-u me shumë të drejtë thot: «në qoftë se ka tipa kombëtarë, kjo rrjeth kurdoherë nga fakti se disa tipa të familjes kanë qenë më t’aftë nga të tjerët për t’u fiksuar e për të përciellë (transmetuar) veçorit e tyre prej një brezi në brezin tjetër. Me fjalë të tjera një individ nuk ësht kurrsesi pinjolli i të gjithë stërgjyshërve të tij, sikurse thot gabimisht shumë kush, por vetëm i një numri të kufizuar të tyre.» 24)
Në çdo mënyrë duhet pranuar se kombi ësht një e vërtetë anthropologjike, jo vetëm si seli e një grumbulli te caktuar elementesh racore, por si seli e dalluar ku vërtetohen fenomena shkrirje (fuzionimi) e harmonizimi dhe si shtytës për lindje trajtash të reja (A. Keith). 25) Në këtë rasje nuk duhet të shikojmë vetëm veçorit morfologjike të një popullsije, por edhe veçorit fiziologjike e psiqike. Bilé, këto të funtmet kanë rëndësi më të madhe. Shëmbullin më të saktë na e japin Israelitët, ndër të cilët zotrimi i një numri notash psiqike bie në sy më tepër se sa frekuenca e vijavet somatike të përbashkëta.
Në krijimin e ndërgjegjes së racës e të ndërgjegjes kombëtare të përbashkët në një popull, rëndësin më të madhe e ka gjuha, e cila ësht ndër karakteret fiziologjike më të rëndësishme që ndan preras njer_n nga kafshët. Kjo ësht një element i dorës së parë që ndihmon për afrimin dhe përzjerjen e racavet të ndryshme mbrënda një kombi. Shtetet e Bashkuara t’Amerikës janë një mozaik i vërtetë ethnik dhe, me gjithë këtë, kanë zhvilluar një ndjenjë të fortë kombëtare me anën e gjuhës. Edhe Meksiku ësht një vënt me racë kryesore indide e me shumë nën-raca; por ka fituar një kulturë latine e ndjenja të përbashkëta nëpër mjet të spanjishtes.
Kur kemi të bëjmë me nën-raca të një race të vetme, ose edhe me raca të ndryshme, por që nuk ndryshojnë shumë njëra prej tjetrës, gjuha bashkon. Duhet thënë veç, se kjo nuk ka fuqi të rrënojë muret e racës, atëherë kur ndryshimi bje tepër në sy në pamjen e jashtëme trupore, sidomos në ngjyrën e lëkurës dhe në gradën e zhvillimit të cilsivet morale, ça ka rëndësi të madhe për ruajtjen e pastërtis në një racë që jeton përzierë me një racë tjetër shumë të ndryshme. 26) II.STUDIME ANTHROPOLOGJIKE MBI SHQIPTARËT
UDHTARË, ETHNOGRAFË, ANTHROPOLOGË – MUNGESA E STUDIMEVE TË MJAFTA.Shumë kohë përpara anthropologve, filologë, poetë, gjeografë, historjanë e udhtarë të ndryshëm që kanë kaluar nëpër Shqipëri, ose që kanë njohur, në ndonjë kënt të largët të Perandoris tyrke a të Ballkanit, ndonjë grup Shqiptarësh, nuk kanë përtuar të përshkruajnë sa më mirë që të jet’ e mundur tiparet e këtij populli që bie në sy për madhështi e bukuri.
Ami Boué, si qindra të tjerë që s’po i përmëndim, ësht prekur nga dukja fizike e Shqiptarëvet. Në veprën e tij La Turquie d’Europe (Paris 1842) ai shkruan : «ata i u përngjajnë më shumë Grekve se sa Sllavëve dhe të kujtojnë tipat më të bukur të malsorvet sviceranë me fytyrën vezake, me hundën e gjatë e të hequr, me trupin e tyre më shumë të hollë se të trashë e me trajtat e hedhura». 1)
Cyprien Robert-i, që ka njohur vetëm gëgët, në një studim të botuar në “Revue des deux Mondes” thot se Shqiptarët kanë «sy të vogjël, shikim të drejtë e të ngulur, vetulla lë holla, hundë të mprehtë, kokë të gjatë, ball të sheshtë, qafë tepër të gjatë, krahruar të rrumbullakët dhe pjesën tjetër të trupit të thatë e nervoze.» 2)
Nga shkrimtarët e tjerë, dikush thot se Shqiptarët i kanë syt e shkruar ose bojë qielli dhe flokët e verdhë e gati t’artë; dikush tjetër — Pouqueville-i, për shëmbull — shkruan se syt i kanë të zezë. Këto shënime, me gjithë se në përgjithsi flasin mirë për ne, qëndrojnë kaq lark njëri tjetrit sa të bëjnë të besoshë se nuk ka një njësi fizike të tipit shqiptar. Por mos të harrojmë se këto nuk janë veçse vëré të përcipëshme e, më të shumtën e herës, sentimentale. Vetëm në nji pikë që të gjithë auktorët janë të një mendimi: në bukurin, plastike të Shqiptarvet. Dhe kjo bukuri pranohet edhe prej anthropologëve të vërtetë. Por këta të fundit hyjnë më thellë në shqyrtimin e veçorive trupore dhe pranojnë, me ndonjë përjashtim të vogël, njësin fizike të tipit shqiptar dhe, bashkë me këtë, origjinën e njëjtjë të racës s’onë. 3)
Konti de Gobineau, që ësht marrë me shumë se cilido tjetër me problemin e ndryshimit të racave njerzore, ka paraqitur një suazë deri diku të saktë të tipit shqiptar. Në tomin e dytë të veprës së tij të bujëshme Essai sur l’inégalité des races humaines, botuar më 1853, ai i u kushton gati nji kapitull të gjithë Thrakasvet e Ilirvet të vjetër dhe, bashkë me këta, Shqiptarvet të rij që pat njohur kur ishte Ministër fuqiplot i Francës në Greqi. De Gobineau, origjinën t’onë e gjen te Ilirët, «të denjë për emrin popull» ; mirret pak me historin e me gjuhën e tyre dhe pastaj flet mbi individualitetin fizik: «Shqiptari, në pjesën e vërtetë kombëtare të vijave të tij, dallohet fare mirë prej popullsive q’e rrethojnë. Nuk i përngjan as Grekut të ri as Sllavit. Nuk ka lidhje të ngushtë me Vllahun. Marëdhënjet e shumta, duke e afruar fiziologjikisht me fqinjët q’e rrethojnë, e kanë prishur mjaft tipin e tij parak (primitiv), por karaktri i tij i veçantë nuk ësht çdukur. Si shënja themelore, vihen ré tek ai një shtat i gjatë e i përpjestuar mirë, një skelet i fort, vija të theksuara dhe një fytyrë e kocktë që, në të kthyer e ndër kënde, nuk të kujton pikë për pikë ndërtimin e facies kalmuke, 4) por të sjell ndër mënt sistemin pas të cilit kjo facies ësht trajtuar…. Hunda duket e gjatë, mjekra e gjërë dhe në trajtë katrore. Vijat, me gjithë se të bukura, janë të dukëshme si te Maxharët dhe nuk riprodhojnë, n’asnjë mënyrë, hollësin e modelit grek. 5)Më posht, kur flet për popullin bask, ai shkruan këto fjalë për “luftarin shqiptar”: “te ky i funtmi kam vën re një ndryshim të dukshëm, një kontrast të math me popujt q’e rrethojnë. Ësht e pamundur të ngatrrosh Arnautët me Tyrqit, me Grekët ose me Boshnjakët. Përkundrazi, ësht pun’ e vështirë të dallosh një Euskara 6) nga fqinjët e tij të Francës dhe të Spanjës. Fizionomija e Baskut, me gjithë se shumë tërheqse, nuk ka kurrgjë të posaçme. Gjaku i tij ësht i bukur, organizimi energjik; por përzjerja, ose më mirë ngatrrimi i përzjerjeve, bie në sy tek ai. Nuk e ka aspak dukjen e racave omogjene, përgjasimin e individve me shoqi shojnë, ça ngjan a un haut degré te Shqiptarët. 7)Me gjithë se fuqija e vijave të fytyrës e bëjnë kontin de Gobineau te dyshojë se mos ndër Shqiptarë ka, sa do pak, gjak oriental si në popullin hungarez, përfundimi që ai jep ësht i prerë: Shqiptarët janë arjanë me gjak e gjuhë dhe kanë shënja të veçanta që i dallojnë mirë prej të gjithë popujve të tjerë të botës.
Por, me një herë pas librit të famshëm të atit të doktrinës së racizmit që pati ndikim të math sidomos ndër Gjermanë, nuk doli në dritë ndonjë studim i thellë shkencor që të mirrej me Shqiptarët. Matja e gjashtë kafkave, i dha rasje anthropologut të famshëm Wirchow 8) që të bëjë disa konstatime me rëndësi dhe Zampa-s që të shkruajë një studim tërheqës me titullin Anthropologie illyrienne në «Revue d’Anthropologie» më 1886. Tregonjsi qefalik mesatar i këtyre kafkave, që munt të jenë gjetur, të gjashta, në Shkodër, arrin në 90.1, ça tregon një iperbrakiqefali të fortë. 9)
Më 1897 Glueck botoi të parin studim anthropologjik të gjërë mbi racën t’onë: Zur Physischen Anthropologie der Albanesen. Mati tridhjet vetë t’ardhur nga Prizreni, nga Gjakova e nga vise të tjera të Kosovës. I ranë në dorë edhe nëntë kafka që e kishin tregonjsin msatar 87.1 që barasohet me 89.1 për kokën e të gjallit. Përfundimi i Glueck-ut — që populli shqiptar përbëhet prej dy racash të ndryshme — nuk u pranua prej’ shkencëtarvet q’u thelluan më tepër në studimet anthropologjike. Pittard-i, në një vëré që i bën këtij studimi, shton se, edhe në qofshin, këto dy raca nuk i u përgjigjen dy ndarjeve gjeografike të Gegëve e të Toskëve, ashtu sikurse kujtonte shkencëtari gjerman. 10) Për të plotsuar vargun e studimeve ahthropologjike që janë bërë mbi Shqipërin, nuk duhen lënë pa përmëndur edhe Hamy për veprën Contribution á l’anthropologie de la Haute Albanie (Bulletin du Muséum d’Histoire Naturelle, Paris, 1900) dhe Deniker për veprën Les peuples balkaniques (surtout les Serbes et les Bulgares) au point de vue anthropologique – Institut français d’anthropologie (séance du 16 avrili 1913).
Shënime të vogla e veré me karakter somatik gjenden edhe ndër shumë “vepra ethnografësh që janë marrë me vëndin t’onë Ndër këta, më të njohur janë Hahn (Albanische Studien, Jena, 1854), Hecquart (Histoire et description de la Haute Albanie, 1859), Lejean (Ethnographie de la Turquie d’Europe, Gotha, 1861) dhe Nopcsa (Beitrage Zur Vorgeschichte und Ethnologie Nordalbaniens. Wiss. Mitth. aus Bosnien. und Herzegowina, vol. XX).
Anthropologë të ndryshëm, që ndër vjetët e parë të këtij shekulli janë interesuar për racën t’onë, kanë bërë studime lë shumta, por të mbështetur në lëndë shumë të ‘kufizuar. Sish bjenë në sy Adamiti që ka botuar në Kajro artikullin e titulluar Les Pelasges et leur descendants les Albanais; Apostolides që ka botuar më 1907 në «Buletin de l’Institut Egyptien» IV serie, Nr. 6-7, një studim mbi Pellazgët dhe Elenët, Pellazgët e Shqiptarët; Drontchilov Kroum që ka botuar në «Spis Bulgars Akad. Navuk»- vol. XXI të Sofjes një monografi 23 faqesh të titulluar Prinos Kerum anhropopogiiata na Albantsite. 11)
Pisko, në një vepër të botuar më 1904 (Aufnahme der Haar -und Augenfarben bei albanesischen Schulkindern, Zeitsch. Ethn. Berlin) ka studjuar ngjyrën e flokvet e të syvet në 572 fëmij të shkollave të Shkodrës.
Studime me vlerë më të madhe, pse të bëra prej dy shkencëtarësh me kompetencë të pakundërshtuarshme janë ato të Ugo Vram-it, profesor i Anthropologjis n’Universitetin e Romës, dhe të Giuffrida — Ruggeri-t. I pari, në vitin 1902, i ftuar prej Ministris s’Arsimit Botor, mori pjesë në një mision shkencëtarësh që vizitoi Shqipërin dhe Malin e Zi. Verét e tij të vlerëshme i botoi më 1907 nën titullin Antropologia della Zatriebach në volumin e XXIV të Buletinit të Societá Adriatica di Scienze Naturali të Triestit. I dyti, në studimin I dati craniologici sull’Albania e due crani albanesi inediti që përmbahet nga «Archivio per l’Antropologia» volum i parë, Firenze, merr në shqyrtim të gjitha shënimet kraniometrike që janë botuar prej anthropologësh të ndryshëm përpara vitit 1921. Ndër këto kafka ” gjënden edhe ato q’u nxuarën prej nekropoleve. Ësht, prandaj, rasja që Auktori të mirret me origjinën e popullit shqiptar duke u mbështetur vetëm mbi elementet e paraqitura prej kraniologjis. Për të spjeguar brakiqefalin zotronjse të Shqiptarvet të sotshëm, ai thot se në bregdetin lindor t’Adriatikut ajo përbën gjenetikisht një karakter zotronjës mbi dolilkoqefalin ; ky karakter zotronjës duket se ka ndihmuar mjaft për trajtimin e shumë qëndrave krejtësisht brakiqefale ndër kohë pak a shumë të vona. 12)Një studim të mirë mbi kafkat e Shqiptarvet, me gjithë se të varfër në materjal, e ka bërë Kaessbacher: Metrische und vergleichende Untersuchung an Albanern Schaedeln, Z- Anat. u. Entv. B d. 90, H. 2, faqe 199-221.
Por studimet më të plota mbi racën t’onë janë bërë prej shkencëtarvet austriakë A. Haberlandt e V, Lebzelter, prej Weninger-it, prej studjonjësit gjerman von Luschan dhe prej anthropologut zviceran Eugéne Pittard. Dy të paret gjatë Luftës së Madhe u ndodhën në Shqipërin e pushtuar prej fuqive austro-hungareze. Bënë studime mbi një grup vullnetarësh që shërbenin me armë në dorë për Fuqit Qëndrore dhe mbi një numër lë vogël civilash e të burgosurish shqiptarë që ishin kapur prej Serbëve.
Janë matur 140 vetë, të tërë meshkuj, madhorë me vërsë njëzet vjeç e lart dhe, që të gjithë, me sa duket, t’ardhur nga krahinat e Gegëris. Studimet e tyre u botuan më 1919 në “Archiv fuer Anthropologie» XVII, me titullin «Zur physischen Anthropologie der Albanesen.”
Edhe Profesori J. Weninger studimin e ka bërë gjatë Luftës së Madhe. Në verën e vitit 1918, ai ka gjetur në fushën e përqëndrimit pranë Ashahut mbi Danub, n’Austrin e sipërme, 95 Shqiptarë dhe vëzhgimet e imta mbi tiparet e tyre i ka botuar në veprën e rëndësishme Rassenkundliche Untersuchunqen an Albanern, Vienë, 1934.
Disa vjetë përpara tij, Anthropologu i njohur gjerman F. von Luschan botoi në Voelker, Rassen. Sprachen (Welt-Verlag, Berlin, 1922) masat anthropologjike mbi 130 Shqiptarë të hasur në Tyrqi.Profesori Eugéne Pittard ësht interesuar për popujt e Balkanit përgjithërisht dhe për Shqiptarët veçanërisht që më 1899, kur bëri udhtimin e parë për studime anthropologjike në Dobruxhë. U takua këtu me përfaqsonjës të së gjitha racave të Balkanit, ndër të cilët edhe me shumë Shqiptarë. Numri i matjeve që bëri në këta të fundit kapi 112 vetë, të gjithë meshkuj në moshë madhore që kishin ardhur në këtë krahinë nga vise të ndryshme të Shqipëris për të fituar bukën e gojës duke punuar si muratorë e puntorë bujqësije. Janë bërë pastaj disa kërkime më të kufizuara nga të cilat ka një farë rëndësije stud.imi i kryer mbi 50 nga bashkë-kombasit t’anë, të matur nga shërbimi i identifikimit gjyqsor të Bukureshtit dhe një tjetër punim plot vlerë gjatë të cilit ai ka shqyrtuar tregonjësin qefalik të 116 vetve. Por këto gjurmime, të bëra në një kohë kur Shqipërija ndodhej e robëruar dhe shkelja e tokëve të sajë ishte gati e pamundur, nuk e kënaqen Anthropologun e math. Në funt të studimit q’u botua kur mbaroi Lufta e Përbotëshme, ai uron që Atdheu i ynë të dalë më vehte ; në këtë mënyrë shkencëtarët do të munden të thellohen në kërkime prehistorike gjatë të cilave, pa as më të voglin dyshim, “qoftë streha e shkëmbënjve, qoftë trolli i kësollave, qofshin tumulet e Shqipëris, do t’i japin historis së popujve të parë të Gadishullit Ballkanik, drita zbulonjëse”. 13) Këtë dëshirë vetë Pittard-i e plotsoi për herë të parë: më 1921 ai i ra vendit t’onë, bashkë me të shoqen, kryq-e-tërthurë për t’a njohur këtë më mirë e më s’afërmi. Gjatë këtij udhtimi që zgjati dy muaj, ai zbuloi pranë liqenit të Prespës një stacion neolitik. 14)
Si përfundim të këtyre kërkimeve të shumta, Anthropologu zë-math i ka falur botës shkencore një vark monografish të veçanta të botuara ndër buletine teknike ose ndër vepra të posaçme bashkë me studime të tjera mbi popujt e Ballkanit 15). ose ndër volume me karakter edhe më përmbledhës, siç ësht, për shëmbull, vepra Les races et l’histoire, që ka dalë në dritë më 1924.
Studimet e shkencëtarvet gjermanë dhe ato të Zviceranit tërhoqën vëmëndjen e të gjithë botës shkencore e cila, pas Luftës së Madhe, nisi të mirret me racën shqiptare. Por, për fat të keq, në vënt që të bënin kërkime të reja, autorë të ndryshëm u muarën me komentime e interpretime të lëndës së mbledhur prej Haberlandt-it, Lebzelter-it e Pittard-it. 16) Do të shkoja shumë gjatë po t’i përmëndja të gjitha monografit e shkruara mbi këtë subjekt. Po kujtoj vetëm emrin e M. Tildesley-t që botoi në «Biometrika», më 1933, studimin e titulluar The Albanian of the North and South.
Dy anthropologë të dëgjuar italjanë kanë bërë, në këta vjetët e fundit, studime të vlefshme, por të mbështetura gjithnjë mbi lëndën e mbledhur- prej tre autorve të lartë-përmëndur. Nga këta, B. Battaglia ka mbrojtur një pikëpamje që nuk duhet lënë pas dore prej gjurmonjsit t’arthëm. Ai thot se tipi dinarik nuk duhet t’a ketë djepin e tij në gadishullin Ballkanik, por ndër vise përtej Alpeve, duke qënë se ky tip në kohën e metaleve kishte zbritur në Venecien Julie e deri në Toskanë, kurse në bregdetin tjetër ballkanik nuk gjindet asnjë shënj’ e tij. Për sa i takon Shqipëris, kjo do të thotë se stërgjyshrit t’anë Ilirët duhet të kenë ardhur prej tokësh të ndodhura në veri të Danubit. 17) Por lënda mbi të cilën mbështetet theza e tij ësht tepër e kufizuar. Me gjithë këtë, janë shumë të vlefshme veprat e tij: Note d’Antropologia etnica della Venezia Giulia e delle regioni dell’Adriatico orientale, shtypur në «Atti dell’Accademia scientifica veneto-trentino-istrica», 1934; Resti umani scheletrici di San Canziano, contributo allo studio antropologico degli Illiri, shtypur në «Atti del Museo civico di storia naturale di Trieste», 1939; Origine e caratteri antropologici degli albanesi, botuar në “Minerva, rivista delle riviste”, 1939; Profilo antropologico delle regioni danubiano-balcaniche, që gjëndet në veprën më të përsosur italjane «Le razze e i popoli della terra» drejtuar nga Benato Biasutti.Marcello Bodrini, profesor i Universitetit katolik të Milanos ka paraqitur tashi së fundi, një monografi shumë të vlefshme mbi anthropologjin e mbi demografin e Shqiptarvet në veprën «Principii di economia albanese», të botuar prej Universitetit tregtar Luigi Bocconi. Në tridhjet e pesë faqe, auktori i çquar amalizon mirë materialin e mbledhur prej tre gjurmonjësve të përmëndur dhe nxjer nga ky material përfundime të sakta, mbi. lartësin e shtatit, tregonjsin qefalik, tregonjsin hundak dhe mbi ngjyrën e flokvet e të syvet.***
Përmëndëm deri tashi një vark të gjatë autorësh e disa nga veprat e tyre. Lexonjsi i thjeshtë kishte për të thënë se botës-shkencore i ka interesuar shumë problemi i racës shqiptare dhe pa dyshim, pas kaq gërmimesh, do t’a ketë zgjidhur këtë kryekëput. Për fat të keq, puna nuk qëndron kështu. Me gjithë se shumëkushi ësht përzier, fort të pakët janë ata që kanë bërë studime të thella mbi ethnos-in t’ënë. Pastaj, lënda që ësht marrë në shqyrtim ka qënë mjaft e kufizuar. Nuk janë matur më tepër se gjashtqint vetë; edhe këta, të takuar rasësisht në Dobruxhë, në Tyrqi ose në ndonjë repart vullnetarësh e prandaj nuk ka qënë e mundur të zgjidhen në bazë kriteresh të shëndosha shkencore për të përfaqsuar si duhet tipin e vërtetë fizik të Shqiptarit. Kjo ka shkaktuar edhe që, në përfundimet e arritura, të kemi ndryshime të dukëshme midis një autori dhe një autori tjetër. Munt të ketë ndodhur edhe diçka tjetër — e për këtë gjë dyshon edhe vetë Pittard-i: që disa autorë të kenë matur po ato kafka Shqiptarësh dhe ata që kanë dashur të bëjnë një studim sintetik kanë mihur nd’uj pse kanë shënuar një numër të math eksemplarësh, kurse në të vërtetën ky numër ka qënë shumë i kufizuar. 18) Pastaj, për të thënë fjalën e fundit mbi origjinën e popullit Shqiptar, nuk mjafton vetëm përshkrimi i të gjallëve. Duhet të gërmojmë për të zbuluar sa më shumë skeletra t’epokave të ndryshme dhe pastaj t’i marrim këta në shqyrtim, punë kjo që do kohë dhe njerz kompetentë. Veprës s’anthropologut duhet t’i vijë në ndihmë, në këtë rasje, puna e arkeologut të kujdesshëm.Nga të gjithë emrat e anthropologve që përmëndëm më lartë, vetëm katër a pesë kanë mbledhur lëndë dhe kanë bërë studime me rrënjë. Të tjerët, kush me shumë e kush më pak, janë mbështetur mbi veprat e këtyreve.
Por kjo lëndë kaq e kufizuar nuk mjafton për të zgjidhur problemin e racës shqiptare. Duhen gjurmime të tjera, duhen studime të reja. Haberlandt e Lebzelter, për shëmbull, pretendoinë se gjatë matjeve janë siguruar për tipin e veçantë të Kthellës të zbuluar me kohë prej Baron Nopsca-s dhe që dallohet prej të tjerëve për trajtë të ngjyrosur fortë si tipi alpin, për shtat të shkurtër, për iperbrakiqefali, për hundë të drejtë dhe për fytyrë shpesh herë në trajtë trikëndshi. Mbi vëndin që duhet të zërë ky tip në sistematikun e racave nuk dihet gjë me siguri. Ishuj q’e përmbajnë atë janë zbuluar edhe në Bosnje e në Sërbi. Por a janë të sakta shënimet e këtyre autorve ? Ku e ka origjinën ky tip për të cilin Pittard-i nuk thotë asgjë, pse duket që nuk ka ditur ç’kanë shkruar dy anthropologët e sipërm, dhe që Weninger-it nuk i ka rënë në sy asnjë herë, me gjithë se e ka njohur nga Nopcsa ? Por pyetjet nuk kufizohen vetëm në tipin e Kthellës. Dyshime lejnë sa të duash edhe për përqindjet e trajtave të ndryshme e për saktësin e përshkrimit të këtyre trajtave. E, të gjitha këto, jo pse anthropologve të përmëndur i u mungonte zotsija, por pse këta nuk kanë pasur rasje e kohë të ‘grumbullojnë lëndë më të shumtë.
Mbledhjen e kësaj lënde ne nuk duhet t’a kërkojmë prej të huajvet, por prej vetë Shqiptarvet. Ndër emrat e autorve te shumët q’u përmëndën më lartë, lexonjsi do të ketë vënë ré se ka edhe disa ballkanas që s’janë mjaftuar me studimin e racave të tyre, por kanë futur hundën edhe në përshkrimin e racës s’onë. A nuk munt të mirremi edhe ne me gjurmime të këtij fari ? Kemi, këtu, disa profesorë shkollash të mesme që kishin për të dhënë kontribut të çquar në studimet anlhropologjike, sikur të kishin një shtytje dhe mundësit për t’u përgatitur.
Këtë shtytje dy organe duhet t’a japin: Ministrija e Arsimit dhe Instituti i Studimeve Shqiptare. Për të zbuluar origjinën t’onë dhe për të njohur vetvehten duhet t’i kushtojmë kujdesin e duhur studimit të racës që do të kishte për ne rendësi të barabartë, në mos më të madhe, me studimin e gjuhës e të historis...
Gjithsej 350 faqe: « E parë ... « 137 138 139 140 141 142 143 144 145 [146] 147 148 149 150 151 152 153 154 155 » ... E fundit » Trego 350 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.