Forumi Horizont Gjithsej 213 faqe: « E parë ... « 137 138 139 140 141 142 143 144 145 [146] 147 148 149 150 151 152 153 154 155 » ... E fundit »
Trego 213 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Kuriozitete mjekesore (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2834)


Postuar nga Straniero datë 18 Dhjetor 2007 - 15:46:

Mikrovalët zbulojnë kancerin.

Cod. F18122007

Mikrovalët zbulojnë kancerin.

Shkencëtarët thonë se mikrovalët jo gjithmonë janë të rrezikëshme. Gjatë provave klinike ata kanë vënë re se mikrovalët që përdoren për ngrohjen e ushqimit aktualisht mund të parandalojnë kancerin. Në Takoma të shtetit Washington mjekja Lyn Clark po kryen disa prova klinike për kurimin e kancerit të gjirit. Kjo paciente thotë se shpresat e shërimit janë të mëdha, që nga fillimi i provave me mikrovale tumori i saj ka filluar të zvogëlohet. Mikrovalët janë plot energji elektro magnetike. Është e njëjta teknologji e përdorur nga sistemi i mbrojtjes me satelit. Energjia elektro magnetike ndonjëherë është fajësuar si shktaktare e kancerit. Por teknologjia e re mjekësore i përqëndron këto valë në mënyrë që të godasin vetëm tumorët dhe asgjë tjetër. Mjekja Lynn Clark beson se brenda 5 ose 10 vjetëve të ardhshëm mënyra me mikro valë mund të zëvëndësojë plotësisht metodën kirurgjike të heqjes së tumoreve. Kjo teknologji nuk kufizohet vetëm me kancerin e gjirit. Në shumë klinike në mbarë vendin tani mikrovalët po provohen edhe kundër kancereve në kokë, mëlçi, prostat e në lëkurë.


  Gjithsej 213 faqe: « E parë ... « 137 138 139 140 141 142 143 144 145 [146] 147 148 149 150 151 152 153 154 155 » ... E fundit »
Trego 213 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.