Forumi Horizont Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 137 138 139 140 141 142 143 144 145 [146] 147 148 149 150 151 152 153 154 155 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga Vizioner datë 29 Shtator 2010 - 09:53:

Re: Re: Itali, arrestohen 22 shqiptarë për trafik ndërkombëtar droge

Citim:
Po citoj ato që tha al74


kjo prokuroria e Perugia ia fut shpesh shpatit. kam lexuar ca dosje hetimore qe te vjen te qeshesh me te madhe.
para ca kohesh akuzuan permes pergjimeve telefonike nje grup te madh shqiptaresh nder ta dhe 3 shoke te mi. nese nuk do i njihja e te mos kisha lexuar dosjen nuk do shprehesha po ketu behesh shpesh viktime edhe pa patur gisht. ne dalte ndonjeri i pafajshem jini te sigurt se lajmi nuk del .



al74, edhe ndodh ashtu si rasti jot por, jam i mendimit qe ne pergjithsi, "ku ka ze nuk eshte pa gje"!
Dhe kot fare s'te ngacmon njeri-polizi-ligje etj. ketej. Nje "lidhje", ne nje menyre apo tjetren, qofte dhe "padashur" do te kete.
Kam kaq vite ketej dhe s'me ka ardhe njeri t'me trokasi ne dere, te pakten, kot jo pa ose me "Null" arsye!


Postuar nga kurt datë 29 Shtator 2010 - 11:15:

Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner


al74, edhe ndodh ashtu si rasti jot por, jam i mendimit qe ne pergjithsi, "ku ka ze nuk eshte pa gje"!
Dhe kot fare s'te ngacmon njeri-polizi-ligje etj. ketej. Nje "lidhje", ne nje menyre apo tjetren, qofte dhe "padashur" do te kete.
Kam kaq vite ketej dhe s'me ka ardhe njeri t'me trokasi ne dere, te pakten, kot jo pa ose me "Null" arsye!

e ke gabim vizioner
italia eshte shtet shkerdhat.
ne itali supozohet fajtor tjetri kur akuzohet deri sa te gjindet i pafajshem, komplet kunder te drejtave njerzore.
vend i degjeneruar kush e ka bere ate ligj.
ne amerike je i pafajshem deri sa te gjehesh fajtor, dhe duhet te gjehesh fajtor pa asnje dyshim.
ne gjyq mjafton avokati i mire te krijoje sadopak dyshim tek juria qe ti nuk e ke bere krimin, edhe nje perqindje e vogel, dhe ti i shpeton burgut. kurse ne itali e kane komplet persembrapshti, prandaj edhe denimet nuk jane aq te rrepta sa ktu.
prandaj, per karrier kriminela, evropa eshte vend ideal, sepse edhe denimet nuk jane te rrepta si ktu
ne itali vret diken dhe shkon ne burg 25, ben 10 vjet dhe del noshta, per vjedhje, denimet jane teper te lehta ne krahasim me ktu
ne usa, ne burg per vrasje je me shanc nese nuk denohesh me vdekje, por do vdesesh ne burg. per vjedhje eshte gjithashtu denim i rrepte ne krahasim me evropen
ne amerike, eshte ligji me mire 100 te fajshem jashte te lire, se nje i pafajshem ne burg
kurse ne itali eshte e kunderta, mesa kuptoj une.

me kujothet kur kam jetuar ne torino, degjoja se shume njerz shkonin ne burg kot, vetem pse ishin ulur ne nje stol lulishtje, dhe dikush kishte hedhur drogen prane tyre, polici arrestonte te pafajshmit.
fuck that


Postuar nga eliz datë 29 Shtator 2010 - 13:40:

Eh erdhi ora per te paguar...kush do paguaje italjani.......


Postuar nga Fajtori datë 29 Shtator 2010 - 14:38:

Cudi si nuk me kane hedh drogen ne ballkon mu e shokeve qe njof. Cudi si dalin te pafajshem keta qe qellojne tamam ku eshte droga ne castin qe nderhyn policia. Gjynah te shkretet.

Do e bejme si Luftar Paja qe tha "Mire ore, po ai qe vodhi lopen s'paska faj hiç?"


Postuar nga eliz datë 29 Shtator 2010 - 15:12:

Jo hic gjynah s`jane ata qe jane marre e merren me kete pune.Nuk kisha kete nder mend kur u shpreha ashtu,por secili i merr gjerat si te doje...Me beri pershtypje qe qene te gjithe shqiptare.Nejse.


Postuar nga kurt datë 29 Shtator 2010 - 19:06:

fajtor, shume e forte ajo e ktij luftar pajes. s'e kisha degjuar ket

nejse... ne evrope shume kane shkuar ne burg vetem pse jane shoqeruar me shoqeri te "gabuar"
me duket si ligj komunizmi kjo...


Postuar nga Vizioner datë 29 Shtator 2010 - 21:44:

Citim:
Po citoj ato që tha kurti
e ke gabim vizioner
italia eshte shtet shkerdhat.
ne itali supozohet fajtor tjetri kur akuzohet deri sa te gjindet i pafajshem, komplet kunder te drejtave njerzore.
vend i degjeneruar kush e ka bere ate ligj.
ne amerike je i pafajshem deri sa te gjehesh fajtor, dhe duhet te gjehesh fajtor pa asnje dyshim.
ne gjyq mjafton avokati i mire te krijoje sadopak dyshim tek juria qe ti nuk e ke bere krimin, edhe nje perqindje e vogel, dhe ti i shpeton burgut. kurse ne itali e kane komplet persembrapshti, prandaj edhe denimet nuk jane aq te rrepta sa ktu.
prandaj, per karrier kriminela, evropa eshte vend ideal, sepse edhe denimet nuk jane te rrepta si ktu
ne itali vret diken dhe shkon ne burg 25, ben 10 vjet dhe del noshta, per vjedhje, denimet jane teper te lehta ne krahasim me ktu
ne usa, ne burg per vrasje je me shanc nese nuk denohesh me vdekje, por do vdesesh ne burg. per vjedhje eshte gjithashtu denim i rrepte ne krahasim me evropen
ne amerike, eshte ligji me mire 100 te fajshem jashte te lire, se nje i pafajshem ne burg
kurse ne itali eshte e kunderta, mesa kuptoj une.

me kujothet kur kam jetuar ne torino, degjoja se shume njerz shkonin ne burg kot, vetem pse ishin ulur ne nje stol lulishtje, dhe dikush kishte hedhur drogen prane tyre, polici arrestonte te pafajshmit.
fuck that



Kurt, nuk ka asnje Shtet Perfekt sepse ne, njerzimi nuk eshte Perfekt.

Edhe ne Amerik, ku trombetohet Demokratia dhe Respektimi i Ligjit absulut, ka shume raste kur njerez jane denuar dhe EKZEKUTUAR te pafajshem! kete e di ti besoj shume mire sepse jeton atje por, dhe ne qe s'jemi atje! Ka dhe nje Film te Hollywood-it, te cilin e pashe para nja 5 muajsh (fatkeqesisht s'ja mbaj mend emrin tani), ku nje "luftetar" i heqies se Ligjit me vdekje, Profesor Drejtesie, luftoji me te gjitha menyrat per te vertetuar pafajesine e nje te denuari me vdekje dhe nuk ia arriti dot. I denuari u Ekzekutu. Atehere ai, me nje cift(burre e grua), po kundershtare te ligjit me vdekje, organizon vrasjen e kesaj femres. Nga te gjithe shenjat qe la ne vendin e ngjarjes(pervec nje shenje shume te vogel qe nje sy i stervitur e kapte), Policia kapi kete dhe do e denonoji me vdekje por, nje gazetare shume e afte qe, ne fillim u nis thjeshte per te bere nje reportazh me kete Avokat ne burg, arriti t'ia vertetoje Gjykates qe ky ishte i pafajshem duke kapur Thjeshte vetem nje levizje ne Videon ku ishte filmuar (filmi u be me paramendim nga Cifti dhe Profesori) vrasja e kesaj Gruaje. Por, momenti kur ajo e zbuloji, ishte ne te NJEJTIN moment kur po Ekzekutohej Profesori!!!! Pra, ai u denua dhe Ekzekutua, vetem sepse Hetuesia NUK ishte e afte per te pare-shqyrtuar ate moment gjate vrasjes qe, e tregonte se nuk ishte prefesori vrasesi por nje njeri tjeter( e beri Burri i Gruas sipas Skenarit te pregatitur nga profesori)!!!!

U zgjata shume por, doja te tregoja qe, nuk ka ASNJE Shtet-Polici-Hetuesi-Gjykate DHE Gjykim Perfekt.
Por, njeri-qeveri apo polici ketej ste ngacmon KOT fare!

Fajtori e ka thene shume mire! Dhe une "cuditem" per mua qe s'ma ka hudh njeri as tek Kaseta e Postes, as dhe kur jam ulur ne ndonje Stol diku!


Postuar nga Vizioner datë 29 Shtator 2010 - 22:06:

Aksioni, arrestohet në Vlorë kreu i organizatës mafioze të Italisë

-sapo lexova, ne vazhdim te Lajmit lart-

Arrestohet në Vlorë shtetasi italian Albino Prudentino, i akuzuar për
"bashkëpunim kriminal të tipit mafioz, "Trafik droge" dhe "Grabitje në rrethana rënduese.

Lajmi jepet nga burime zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme, e cila sqaron se arrestimi i tij është në kuadrin e një operacioni të gjerë ndërkombëtar të emërtuar "Kalipso" për vënien para drejtësisë të pjesëtarëve të një organizate me karakter mafioz, "Sacra Corona Unitta", që operon në zonën e Brindisit.

Gjykata e Leçes ka lëshuar urdhrin për arrest ndaj 11 personave dhe arrestimi i 9 prej tyre është bërë në mënyrë të njëkohshëm në tre shtete.

Në Itali janë arrestuar 7 persona, në Shqipëri shtetasi italian Prudentino, ndërsa një shtetas tjetër është arrestuar në Tailandë.

Dy persona të tjerë janë ende në kërkim. Nga hetimet rezulton se Albino Prudentino, i arrestuar sot në Vlorë, është një nga krerët kryesorë të kësaj organizate mafioze.

Hetimet për këtë organizatë kanë nisur që në vitin 2008 nga Prokuroria e Antimafies në Leçe në bashkëpunim dhe me skuadrën ROS të karabinierisë, e cila është e specializuar në çështjet e trafikut.


Postuar nga kurt datë 29 Shtator 2010 - 22:11:

vizioner. pikerisht kte po them, qe edhe ne amerike, ku si filozofi merret parasyh thenia: me mire 100 te fajshem jashte se nje i pafashhm ne burg, perseri behen gabime, shume biles.
tani imagjinoje sa te pafajshem jane neper burgjet e evropes, qe ndjekin nje filozofi te kundert.


Postuar nga Fajtori datë 29 Shtator 2010 - 22:17:

Citim:
Po citoj ato që tha kurti
fajtor, shume e forte ajo e ktij luftar pajes. s'e kisha degjuar ket

nejse... ne evrope shume kane shkuar ne burg vetem pse jane shoqeruar me shoqeri te "gabuar"
me duket si ligj komunizmi kjo...



Po s'te fut njeri ne burg kot joooo. Hetuesit e dine mire kush merret me ate pune e kush jo.

Aaaa, ne qofte se ti shoqeroihesh me drogaxhi dhe shoku te merr me vete duke pas droge ne makine, eshte normale qe ca muaj burg do i hash sa te sqarohet roli yt ne ate mes. I ndodhi Koco Devoles diçka e tille me duket. Te besh kujdes me cfare njerezish shoqerohesh eshte e natyrshme. Fujndja eshte pak veshtire te besoje dynjaja qe ti nuk dije gje cfare po transporton shoku me te cilin shoqerohesh prej vitesh. Eshte si te thuash qe Berisha nuk di gje cfare ben Fatmir Mediu ose Edi Rama s'di cfare ben Tan Lepri.

Ne tani pretendojme jo vetem mos denoncojme krimet e shokeve dhe njerezve tane, por edhe te dalim pa lare kur gjehemi rastesisht te perfshire.

Megjithate edhe ajo qe thote al74 mund te qendroje. Ka raste qe prokuroret nisen me paragjykime dhe nuk kane prova te qarta pse dikush arrestohet. Ama kam pershtypjen se po te ishte ne Amerike te hidhnin çelesin e nuk te pyste njeri ishte malli i shokut apo i joti (se di).


  Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 137 138 139 140 141 142 143 144 145 [146] 147 148 149 150 151 152 153 154 155 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.