Forumi Horizont Gjithsej 269 faqe: « E parë ... « 138 139 140 141 142 143 144 145 146 [147] 148 149 150 151 152 153 154 155 156 » ... E fundit »
Trego 269 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Simbolet fetare ne shkolla. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12552)


Postuar nga tolstoy86 datë 15 Janar 2007 - 22:33:

Citim:
Po citoj ato që tha SEND_ME_AN_ANGEL
Me duket se ju tolstoy i merrni gjerat ca si teper personale. Une mendoj qe keto nderhyrjet nga jashte ne fete shqiptare na shtyjne ne lufte te brendshme dhe ashtu eshte. Dhe me sa di une Vatikani nuk ka mohuar ndonjehere se si e ka bere pasurine. Per sa i perket Kryqezatave, u masakruan te krishtere e muslimane njesoj dhe u shkaktuan nga jotoleranca fetare e turqve selxhuk qe ne fillimet e shekullit te 11 ju ndaluan te krishtereve besimin e tyre dhe vune ne rrezuk vendet e shenjta te Krishterimit. Kurse per hapjen e Islamit me force, ajo eshte praktikuar kudo dhe kurdohere. Ashtu sic ka pasur njerez qe jane konvertuar me besim ashtu ka pasur dhe qe jane konvertuar me dhune. Edhe krishterimi e ka bere kete gje, e 3 shekujt e pare ka qene fe klandestine, ndryshe nga Islami qe ne fillimet e veta te hershme ka pasur plot besimtare te zjarrte qe luftuan dhe e perpahen ne popuj pagane dhe jopagane.


Spo zgjatem shume ne histori, por po perseris qe vendosja e femres nen mashkullin me mjete nga me te ndryshmet eshte shkelje e te drejtave te njeriut, ti thua qe femrat dhe meshkujt kane kerkesa e nevoja te ndryshme prandaj shperblehen ndryshe ne parajse. Une po them, po ne toke, pse te mos kete nje grua 4 burra je burre 4 gra? Mos eshte gje gruaja sa 1/4 e burrit? Kam degjuar justifikime nga me te ndryshmet per kete, si pershembull qe nuk do i njihej babai femijes, apo qe Islami thote qe te marresh deri ne 4 gra me aprovimin e gruas apo grave qe ke dhe qe ti trajtosh te katra njesoj, por asnje sma mbush mendjen. Se pari, per atesine e femijes mund te behen fare mire teste ADN-je ne shume maternitete ne bote. Pastaj, per trajtimin e te katrave njesoj me duket krejtesisht e pmundur qe nje mashkull te kete aq kohe e fuqi sa te merret me te gjitha, dhe edhe sikur ti trajtoje njesoj prape secila do kete 1/4 e burrit qe do kishte sikur te ishte e vetmja grua.



Sa per kodin e veshjes, nqs nuk eshte verbalizuar akoma ne istitute shkollore, eshte problem i shkolles perkatese. e rast se kodi hyn ne fuqi, as i krishtere e as musliman nuk duhet ta shkele dhe te vije me veshje ekzotike ne nje institucion edukimi. Shkolla eshte laike, dhe nqs vendos ministria e arsimit apo organet perkatese qe duhet te kete kod veshjeje, sme duket e drejte te bejme perjashtime per ferexhete, haxhibet apo burkat.



Te jesh injorant ne disa tema nuk eshte turp i nderuar, e mira eshte qe te pranosh qe nuk di dhe mbaron puna. Edhe ne burimin historik me te dyshimte e antiislam, mund te gjesh te verteta mbi nazistet e kryqezatave, Hitlereve si Urbani i 2-te etj, nuk eshte kjo tema jone.
Per perhapjen e islamit me dhune na jep fakte, leri dokrrat. Na trego faqe te sigurta ne internet, ku dokumentohen 'inkuizicioni islam', 'torturat per ti bere njerezit te kthehen me zor ne muslimane' ..
Ne histori vertet mos u zgjat se eshte e qarte qe zdi gje. Mendja nuk te mbushet , kur zdo te te mbushet. Po c'ADN ore?? deri 200 vite perpara Europa qejbej ne kolere, e ti na flet per ADN, Po deri para 30 viteve, apo te themi deri para pak viteve qe filloi te aplikohej ADN, si te merrej vesh babai i femijes, si te merrej vesh se si do trashegohej pasuria, si do merrej vesh se cfare esht e njerit, e cfare e tjetrit. Do ishte nje katrahure e madhe. Po cili burre do kishte te drejten e njohjes se femijes se tij ne Shqiperi?? Vetem pasaniket, qe dine se ka dale ADN-ja?? Se me sa di une, ne Shqiperi, akoma nuk behet disa opericione te theshta, per te mos thene qe jane te qelbura fare.. le qe po me ben edhe mua te dukem komik me kete muhabet koti, Send_me_an_angel, sa vjen e zhytesh ne muhabete koti o vella, ti vertet e ke???
Po ti na fole sikur ky kod i veshjes ekziston. Thua nje genjeshter, mgjs mbase pa dashje, e si pa te keq pasi ta hedhim poshte, leshon nje genjeshter tjeter, cqenka kjo pune? Pranoje qe e ke gabim, te jane thene aq argumente sa qe duhet te mos e zgjasesh me muhabete koti.


  Gjithsej 269 faqe: « E parë ... « 138 139 140 141 142 143 144 145 146 [147] 148 149 150 151 152 153 154 155 156 » ... E fundit »
Trego 269 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.