Forumi Horizont Gjithsej 167 faqe: « E parë ... « 138 139 140 141 142 143 144 145 146 [147] 148 149 150 151 152 153 154 155 156 » ... E fundit »
Trego 167 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Kjo politikane e pavlere (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16985)


Postuar nga arturm datë 19 Nëntor 2012 - 01:34:

Topalli, darkë zyrtare për 100-vjetorin e Pavarësisë në Vlorë, më…27 nëntor

Darka zyrtare për festën e Pavarësisë në Vlorë, në datën 27 nëntor, do të shtrohet nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Kjo mësohet nga ky draft-program i ceremonive zyrtare për 100-vjetorin e Pavarësisë, i cili i është nisur trupës diplomatike të akredituar në Tiranë. Pas koncertit festiv të artistëve shqiptarë, që do të nisë në orën 18.30 në qytetin e Vlorës në prezencë të Presidentit të Republikës, kreut të Kuvendit, kryeministrit, autoriteteve shqiptare dhe trupës diplomatike, në programin nisur ambasadorëve specifikohet se në orën 19.30 do të mbahet darka zyrtare organizuar nga kryetarja e Parlamentit, raporton Top Channel.

Kjo nuk është shënuar në këtë kalendar zyrtar që Ministria e Kulturës publikoi për këtë festë dhe që vijon ende të jetë i publikuar në faqen zyrtare të këtij dikasteri.
Darka në datën 27 nëntor në Vlorë është shënuar në këtë program si organizim i kryetares së Kuvendit pas refuzimit publik nga kreu i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, i cili sipas protokollit të shtetit organizon drekën për këte festë në datën 28.

Ajo që bie në sy është se kryeministri Berisha nuk do të jetë protagonist as në datën 27 dhe as në datën 28. Ai do të jetë prezent në Vlorë dhe pjesëmarrës në darkën e 27 nëntorit që shtron kryeparlamentarja si edhe në ceremoninë e ngritjes së flamurit nga presidenti Nishani paraditen e 28 nëntorit.

Ndërsa debati është zhvendosur mes datave 27 dhe 28 nëntor, në kalendarin zyrtar dhe programin e shpërndarë për diplomatët, nuk përmendet fare data 29 nëntor, megjithëse data e çlirimi të vendit ende zyrtarisht është e shënuar në kalendarin festiv pikërisht në këtë datë.


  Gjithsej 167 faqe: « E parë ... « 138 139 140 141 142 143 144 145 146 [147] 148 149 150 151 152 153 154 155 156 » ... E fundit »
Trego 167 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.