Forumi Horizont | Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 1466 1467 1468 1469 1470 1471 1472 1473 1474 [1475] 1476 1477 1478 1479 1480 1481 1482 1483 1484 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)
Mbesa e Berishës, eksperte kontabël e kreut mafioz të 'S.C.Unita'
Në shtypin e ditës në Tiranë janë botuar sot dokumenta të shumtë që provojnë se mbesa e Berishës Shpresa Breçani ka shërbyer si eksperte kontabël në një nga kompanitë e mëdha të basteve të hapura në Shqipëri nga Albino Prudentino, një prej drejtuesve kryesorë të organizatës kriminale mafioze "Sacra Corona Unita".
Prudentino u arrestua dje në qytetin e Vlorës për llogari të drejtësisë italiane.
Prudentino, 59 vjeç jetonte në Shqipëri prej kohësh dhe kishte themeluar tre kompani në fushën e basteve dhe kazinove
Emri i Shpresa Breçanit (vajza e motrës së kryetarit të qeverisë shqiptare S.Berisha) nuk është i panjohur për opinionin publik shqiptar. Znj.Breçani ka punuar dhe si eksperte kontabël e dy kompanive të biznesmenit serbo-boshnjak, Damir Fazlliç, të cilin kryeministri Berisha e ka quajtur mik të ngushtë familjar përpara Kuvendit të Shqipërisë.
I njëjti emër, pra ai i Shpresa Breçanit, del edhe si audituese e pasqyrave financiare të ndërmarrjes "MEICO" dhe të Uzinës së Poliçanit.
Kompanitë e basteve të Prudentinos egzistojnë zyrtarisht të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit në Tiranë nën emrin e djalit të tij Anxhelo Prudentino, 35 vjeç. Në "Bet Plus" Prudentino zotëron 45 për qind të aksioneve, në "Betting System Albania" zotëron 80 për qind të aksioneve dhe në "Cazino Italia", 50 për qind të aksioneve.
Prudentino dhe 11 të tjerë u arrestuan nga repartet speciale të ROS (policisë italiane) dje në kuadër të operacionit antimafie Calypso.
Mbesa e Diktatorit!!!! Hm....
Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 1466 1467 1468 1469 1470 1471 1472 1473 1474 [1475] 1476 1477 1478 1479 1480 1481 1482 1483 1484 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.