Forumi Horizont | Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 1467 1468 1469 1470 1471 1472 1473 1474 1475 [1476] 1477 1478 1479 1480 1481 1482 1483 1484 1485 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)
fajtor dhe vizioner
per kte e kisha fjalen se evropa i ka shume me te lehta denimet per nje arsye, ne krahasim me ameriken.
per nje vrasje 10 vjet burg, per dy vrasje 20 vjet, meqe ne itali konsitedoret dite nate dy dite, nomos gabohem. shto edhe nje grabitje apo 50, total, 20 vjet burg e nje jave, mese shumti.
ky lajm po te trasmetohet ne amrerikan tv i motivon amerikant e rregullt te behen karrier kriminela.
dhe sidomos kur headline titulli i artikullit thekson nje kriminel i shumekerkuar nga dy shtete
marre nga balkanweb
30 Shtator 2010 - 20:46 | Analiza TRANSLATE
Arrestohet i shumëkërkuari autor i dy vrasjeve
TIRANE- Strukturat e Departamentit kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë për Krime të Rënda, finalizuan me sukses mesditën e sotme operacionin e koduar "Target", gjatë të cilit u bë i mundur arrestimi i të shumëkërkuarit Marenglen Doga, 31 vjeç, banues në Vlorë, autor i dy vrasjeve dhe një sërë krimesh të tjera.
Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bënë të ditur se Doga u kap në flagrancë nga forcat e policisë, në momentin që do të merrte një sasi të konsiderueshme eurosh një biznesmeni, të cilat ia i kishte kërkuar nëpërmjet kanosjes.
Policia bëri të ditur se shtetasi Marenglen Doga ka qenë person shumë i kërkuar nga drejtësia shqiptare dhe ajo italiane.
Në vitin 2004 ai ka vrarë në qytetin e Vlorës shtetasin Isuf Gjoni, vepër penale për të cilën është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me 10 vjet burg. Po në vitin 2004 Gjykata e Bolonjës(Itali) e ka dënuar shtetasin Marenglen Doga me 20 vjet burg për vrasjen e shtetasit shqiptar A.L, vepër penale e kryer në vitin 2000 në qytetin e Ravenas (Itali).
Mësohet se operacioni për kapjen e këtij shtetasi u finalizua rreth orës 14.00 të ditës së sotme në qytetin e Tiranës.
Aktualisht ndaj 31 vjeçarit Doga po kryhen veprimet procedurale dhe materialet në ngarkim të tij do t’i kalojnë Prokurorisë për Krime të Rënda për veprën penale "shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë", parashikuar nga neni 109/B i Kodit Penal.
Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 1467 1468 1469 1470 1471 1472 1473 1474 1475 [1476] 1477 1478 1479 1480 1481 1482 1483 1484 1485 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.