Forumi Horizont Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 139 140 141 142 143 144 145 146 147 [148] 149 150 151 152 153 154 155 156 157 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga kurt datë 30 Shtator 2010 - 01:46:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Franca ja futi shqiptareve per vizat .... preteks muslymanizmi
franca kur vjen tek politika eshte shteti me kurve ne bote.
franca ka populsine myslimane me te madhe ne evrope, kjo eshte ironia.

kur franca perdor preteks myslimanizmin shqiptar, thjesht e ben te ditur boterisht qe myslimanizmi shqiptar nuk prezanton ndonje threat ne evrope, sepse po te ishte me te vertet i rrezikshem myslimanizmi shqiptar ne evrope, franca do ishte e para te servilosej dhe domi shte e para te pranoje shqiperine.

prandaj e duan serbine, sepse ia kane friken rusit

kjo eshte historia e frances.
htilerit i hapen dyert i shtruan tapetin
ne irak, ngrinin zerin qe neve nuk jemi kunder jush, o mysliman te ndershem ne ju duam, shkuan edhe kunder SHBA haptas vetem nga frika e terrorizmit mysliman
algjerine, e fusin ne evrope para nesh, sepse ia kane friken terrorit algjerjan, sic bene ne vitet 90 dhe tani i puthin bythen algjerise


Postuar nga Fajtori datë 30 Shtator 2010 - 02:37:

Sa perralla tregon televizori amerikan me demek.

Franca po vdes nga frika e terrorizmit...

Mire Franca qe ben politike dhe politika do dinakeri, po amerikanet pse merren Berlusconin dhe Nanon, njeri me gjyqe te hapura, tjetri me burg te bere? Apo rane ne dashuri papritur me vendin tone microscopic qe rastesisht gjehet ne mes te Evropes dhe manipulohet kollaj.


Postuar nga AngelDevil datë 30 Shtator 2010 - 03:01:

Thumbs up

Citim:
Po citoj ato që tha kurti
franca kur vjen tek politika eshte shteti me kurve ne bote.
franca ka populsine myslimane me te madhe ne evrope, kjo eshte ironia.

kur franca perdor preteks myslimanizmin shqiptar, thjesht e ben te ditur boterisht qe myslimanizmi shqiptar nuk prezanton ndonje threat ne evrope, sepse po te ishte me te vertet i rrezikshem myslimanizmi shqiptar ne evrope, franca do ishte e para te servilosej dhe domi shte e para te pranoje shqiperine.

prandaj e duan serbine, sepse ia kane friken rusit

kjo eshte historia e frances.
htilerit i hapen dyert i shtruan tapetin
ne irak, ngrinin zerin qe neve nuk jemi kunder jush, o mysliman te ndershem ne ju duam, shkuan edhe kunder SHBA haptas vetem nga frika e terrorizmit mysliman
algjerine, e fusin ne evrope para nesh, sepse ia kane friken terrorit algjerjan, sic bene ne vitet 90 dhe tani i puthin bythen algjerise



sa ka filluar te me pelqeje ky djale papapa


Postuar nga kurt datë 30 Shtator 2010 - 10:36:

paskan gjetur nje planet tjeter si toka, por dy tre here me i madh.
ket rradhe, shkentaret jane mese te sigurt qe ky planet supports life.
nga new york times


harrojini vizat popull, lets go


Postuar nga Vizioner datë 30 Shtator 2010 - 22:52:

Mbesa e Berishës, eksperte kontabël e kreut mafioz të 'S.C.Unita'

Në shtypin e ditës në Tiranë janë botuar sot dokumenta të shumtë që provojnë se mbesa e Berishës Shpresa Breçani ka shërbyer si eksperte kontabël në një nga kompanitë e mëdha të basteve të hapura në Shqipëri nga Albino Prudentino, një prej drejtuesve kryesorë të organizatës kriminale mafioze "Sacra Corona Unita".
Prudentino u arrestua dje në qytetin e Vlorës për llogari të drejtësisë italiane.
Prudentino, 59 vjeç jetonte në Shqipëri prej kohësh dhe kishte themeluar tre kompani në fushën e basteve dhe kazinove

Emri i Shpresa Breçanit (vajza e motrës së kryetarit të qeverisë shqiptare S.Berisha) nuk është i panjohur për opinionin publik shqiptar. Znj.Breçani ka punuar dhe si eksperte kontabël e dy kompanive të biznesmenit serbo-boshnjak, Damir Fazlliç, të cilin kryeministri Berisha e ka quajtur mik të ngushtë familjar përpara Kuvendit të Shqipërisë.
I njëjti emër, pra ai i Shpresa Breçanit, del edhe si audituese e pasqyrave financiare të ndërmarrjes "MEICO" dhe të Uzinës së Poliçanit.

Kompanitë e basteve të Prudentinos egzistojnë zyrtarisht të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit në Tiranë nën emrin e djalit të tij Anxhelo Prudentino, 35 vjeç. Në "Bet Plus" Prudentino zotëron 45 për qind të aksioneve, në "Betting System Albania" zotëron 80 për qind të aksioneve dhe në "Cazino Italia", 50 për qind të aksioneve.
Prudentino dhe 11 të tjerë u arrestuan nga repartet speciale të ROS (policisë italiane) dje në kuadër të operacionit antimafie Calypso.


Mbesa e Diktatorit!!!! Hm....


Postuar nga kurt datë 01 Tetor 2010 - 05:54:

fajtor dhe vizioner
per kte e kisha fjalen se evropa i ka shume me te lehta denimet per nje arsye, ne krahasim me ameriken.
per nje vrasje 10 vjet burg, per dy vrasje 20 vjet, meqe ne itali konsitedoret dite nate dy dite, nomos gabohem. shto edhe nje grabitje apo 50, total, 20 vjet burg e nje jave, mese shumti.
ky lajm po te trasmetohet ne amrerikan tv i motivon amerikant e rregullt te behen karrier kriminela.
dhe sidomos kur headline titulli i artikullit thekson nje kriminel i shumekerkuar nga dy shtete

marre nga balkanweb
30 Shtator 2010 - 20:46 | Analiza TRANSLATE



Arrestohet i shumëkërkuari autor i dy vrasjeve




TIRANE- Strukturat e Departamentit kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë për Krime të Rënda, finalizuan me sukses mesditën e sotme operacionin e koduar "Target", gjatë të cilit u bë i mundur arrestimi i të shumëkërkuarit Marenglen Doga, 31 vjeç, banues në Vlorë, autor i dy vrasjeve dhe një sërë krimesh të tjera.

Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bënë të ditur se Doga u kap në flagrancë nga forcat e policisë, në momentin që do të merrte një sasi të konsiderueshme eurosh një biznesmeni, të cilat ia i kishte kërkuar nëpërmjet kanosjes.

Policia bëri të ditur se shtetasi Marenglen Doga ka qenë person shumë i kërkuar nga drejtësia shqiptare dhe ajo italiane.

Në vitin 2004 ai ka vrarë në qytetin e Vlorës shtetasin Isuf Gjoni, vepër penale për të cilën është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me 10 vjet burg. Po në vitin 2004 Gjykata e Bolonjës(Itali) e ka dënuar shtetasin Marenglen Doga me 20 vjet burg për vrasjen e shtetasit shqiptar A.L, vepër penale e kryer në vitin 2000 në qytetin e Ravenas (Itali).
Mësohet se operacioni për kapjen e këtij shtetasi u finalizua rreth orës 14.00 të ditës së sotme në qytetin e Tiranës.
Aktualisht ndaj 31 vjeçarit Doga po kryhen veprimet procedurale dhe materialet në ngarkim të tij do t’i kalojnë Prokurorisë për Krime të Rënda për veprën penale "shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë", parashikuar nga neni 109/B i Kodit Penal.


Postuar nga Vizioner datë 01 Tetor 2010 - 10:48:

Citim:
Po citoj ato që tha kurti
fajtor dhe vizioner
per kte e kisha fjalen se evropa i ka shume me te lehta denimet per nje arsye, ne krahasim me ameriken.
per nje vrasje 10 vjet burg, per dy vrasje 20 vjet, meqe ne itali konsitedoret dite nate dy dite, nomos gabohem. shto edhe nje grabitje apo 50, total, 20 vjet burg e nje jave, mese shumti.
ky lajm po te trasmetohet ne amrerikan tv i motivon amerikant e rregullt te behen karrier kriminela.
dhe sidomos kur headline titulli i artikullit thekson nje kriminel i shumekerkuar nga dy shtete



Kurt, shume e drejte ajo qe thua. Por, edhe pse ne Amerike Ligjet jane me te "egra" se ne Europe prap, ka shume vrasje dhe sidomos ne moshat e vogla-reja, nxenes shkolle etj. Burgjet ne Amerike jane plot me vrases te cilet presin diten Ekzekutimit. Pra, nuk eshte VETEM masa e denimit ajo qe parandalon dhe ndalon keto veprime por jane nje sere strukturash te tera qe duhet te punojne.
Ne Europe, e vecante eshte se, burgjet jane vende=kampe "pushimi" per kriminelet dhe cilindo tjeter qe qe e ben veten per te shkuar atje! Sic tregohet dhe ne Media ketu, te burgosurit jetojne edhe me mire se sa NE ne Liri.

Persa i perket Shqiperise, une, edhe pse jam ne parim kunder Ligjit me vdekje, ai eshte i nevojshem atje! Biles, jo i nevojshem por shume i domosdoshem per nje periudhe kohe.

hm...Teme e gjere kjo!


Postuar nga Vizioner datë 01 Tetor 2010 - 11:57:

Citim:
Po citoj ato që tha kurti
paskan gjetur nje planet tjeter si toka, por dy tre here me i madh.
ket rradhe, shkentaret jane mese te sigurt qe ky planet supports life.
nga new york times


harrojini vizat popull, lets go



Kurti, ja ku eshte Planeti :

Planeti "Gliese 581g" eshte rreth 20 vjet largesi Drite nga Toka. Masat e tij jane sa 3,1- deri 4,3-tat e Tokes.


Postuar nga Vizioner datë 04 Tetor 2010 - 00:10:

"Gërdeci", Strasburgu pranon padinë e familjarëve për Mediun

Gjykata e Strasburgut ka pranuar kërkesën e dy të plagosurve në tragjedinë e Gërdecit për gjykimin e Fatmir Mediut, ministër i Mbrojtjes në kohën e shpërthimit dhe aktualisht kreu i Mjedisit.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi të shpërndarë nga studioja ligjore që mbron interesat e familjarëve të viktimave të tragjedisë, që mori 26jetë njerëzish dhe la të gjymtuar 300 të tjerë.

Sipas njoftimit, Gjykata e Lartë pasi mori në shqyrtim aplikimin e bërë nga dy të dëmtuarit, R. Durdaj dhe A. Hazizaj e vlerësoi të mjaftueshëm dhe të qenësishëm për të hetuar më tej në këtë proces. "kështu Gjykata evropiane e të Drejtave të Njeriut do të ketë tani vlerësuese i asaj shkeljeje ligjore që mbrojti padrejtësisht një individ nga hetimi, i cili vazhdon të pengohet nga imuniteti parlamentar"- thuhet në njoftim.

Sipas kryetarit të shoqatës së Familjarëve të Viktimave, Feruzan Durdaj, banorët e Gërdecit e përshëndesin këtë hap pozitiv dhe vazhdojnë të besojnë ende te drejtësia.

"Ligji është i barabartë për të gjithë, përfshirë këtu edhe Fatmir Mediun dhe Gjykata e Strasburgut është garancia e fundit për drejtësinë e kërkuar në emër të viktimave të pafajshme të Gërdecit"- thuhet më tej në njoftim.


Postuar nga Fajtori datë 05 Tetor 2010 - 05:51:

Hapen lakrat: gjurmet e para se Shqiperia udhehiqet nga nje oligarki

TIRANE- Mbesa e kryeministrit Shpresa Breçani është e përfshirë si kontabiliste në disa aktivitete të cilat kanë bërë jo pak bujë në Shqipëri. Pas investigimit të “Gazeta Shqiptare” se zonja Brecani ishte eksperte kontabël e kompanisë “Betting System Albania”, ku 80 % e aksioneve i i përkisnin Angelo Prudentinos të birit të njerëzve të fuqishëm të klanit mafioz “Sacra Corona Unita”, zbulohet emri i një tjetër shoqërie bastesh.

Në kryeartikullin e sotëm “Mbesa e kryeministrit, biznes me familjen Nano” zbulohet se Shpresa Breçani është eksperte kontabël në shoqërinë anonime "Star Bet”, ku Sokol Nano, djali i ish kryeministrit Fatos Nano disponon 18.82% të aksioneve. Gazetari Bledar Hoti referon investigimin e tij në të dhënat e publikuara online nga Qendra Kombëtare Tregtare.

Kompania ka për aktivitet lojëra fati sportive, konkurs për parashikime sportive, baste, bar-kafe-restorant etj. Në listën e aksionerëve të kompanisë janë dhe emrat e Gaz Demit, një nga njerëzit e dikurshëm më të afërt të ish-kryesocialistit Fatos Nano edhe Rasim Hamzaraj, djali i hallës së ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili. Në formularin e QKR-së shfaqet edhe emri i kunatit të ministres së Majlinda Bregut, Ervis Gjeçaj, i cili rezulton i përfaqësuar në rolin e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës.

(s.g/balkanWeb)


  Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 139 140 141 142 143 144 145 146 147 [148] 149 150 151 152 153 154 155 156 157 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.