Forumi Horizont | Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 1471 1472 1473 1474 1475 1476 1477 1478 1479 [1480] 1481 1482 1483 1484 1485 1486 1487 1488 1489 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)
Hapen lakrat: gjurmet e para se Shqiperia udhehiqet nga nje oligarki
TIRANE- Mbesa e kryeministrit Shpresa Breçani është e përfshirë si kontabiliste në disa aktivitete të cilat kanë bërë jo pak bujë në Shqipëri. Pas investigimit të “Gazeta Shqiptare” se zonja Brecani ishte eksperte kontabël e kompanisë “Betting System Albania”, ku 80 % e aksioneve i i përkisnin Angelo Prudentinos të birit të njerëzve të fuqishëm të klanit mafioz “Sacra Corona Unita”, zbulohet emri i një tjetër shoqërie bastesh.
Në kryeartikullin e sotëm “Mbesa e kryeministrit, biznes me familjen Nano” zbulohet se Shpresa Breçani është eksperte kontabël në shoqërinë anonime "Star Bet”, ku Sokol Nano, djali i ish kryeministrit Fatos Nano disponon 18.82% të aksioneve. Gazetari Bledar Hoti referon investigimin e tij në të dhënat e publikuara online nga Qendra Kombëtare Tregtare.
Kompania ka për aktivitet lojëra fati sportive, konkurs për parashikime sportive, baste, bar-kafe-restorant etj. Në listën e aksionerëve të kompanisë janë dhe emrat e Gaz Demit, një nga njerëzit e dikurshëm më të afërt të ish-kryesocialistit Fatos Nano edhe Rasim Hamzaraj, djali i hallës së ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili. Në formularin e QKR-së shfaqet edhe emri i kunatit të ministres së Majlinda Bregut, Ervis Gjeçaj, i cili rezulton i përfaqësuar në rolin e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës.
(s.g/balkanWeb)
Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 1471 1472 1473 1474 1475 1476 1477 1478 1479 [1480] 1481 1482 1483 1484 1485 1486 1487 1488 1489 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.