Forumi Horizont Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 1477 1478 1479 1480 1481 1482 1483 1484 1485 [1486] 1487 1488 1489 1490 1491 1492 1493 1494 1495 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga NS-6 datë 07 Tetor 2010 - 02:49:

Angry

Po lexoja shkrimin e meposhtem tek gazeta "Shekulli" nje shkrim me daten e sotme:

Në seancën e sotme plenare të Parlamentit Evropian u diskutua për heqjen e regjimit të vizave për Shqipërinë dhe Bosnjen. Në fjalën e saj eurodeputetja, Tanja Fajon tha se të dyja vendet kanë përmbushur të gjitha kriteret, dhe në rast se do të liberalizohen vizat, do të jetë një mesazh politik pozitiv.


Ndërsa Komisionerja për Çështjet e Brendshme të BE, Sesilia Mallmstrom, u shpreh se procesi ka qenë një përpjekje e përbashkët e Ballkanit Perëndimor dhe BE-së. Ajo tha se mbështet heqjen e regjimit të vizave, jo vetëm si një mesazh politik por edhe si një mundësi që u jepet vendeve të Ballkanit për të njohur Bashkimin Evropian.


Mellmstrom, shtoi se të gjitha kushtet janë përmbushur me përjashtim të disa gjërave të vogla. Qeveritë e këtyre vendeve duhet tu tregojnë qyetarëve të tyre se cfarë do të thotë liberalizim i vizave.


Në diskutimin e tij eurodeputeti holandez Van der Stoe tha se nesër do të votojë kundër heqjes së regjimit të vizave për Shqipërinë. Shqipëria është pjesë e Konferencës Islamike, si dhe është një ndër vendet më të korruptuara në Evropë, atëherë pse duhet t'I liberalizojmë vizat një vendi tërësisht të korruptuar.


Në diskutim deklaroi votën kundër edhe eurodeputeti italian Mario Borghezio


Eurodeputeti belg Claeys, u shpreh gjithashtu kundër heqjes së vizave. Ai tha se Shqipëria ka lidhje me krimin e organizuar, nuk mund të fusim krimin në Evropë, tha ai.


Ndërkaq europdeputeti tjetër, Viktor Bostinaru vuri theksin tek kriza politike në Shqipëri, e cila ende nuk është zgjidhur.

-----------------------

Tani hajd e merre vesh kete pune. Nga nje ane te vendosin me dhjetra pika me permbush dhe atehere kur mendon qe jane plotesuar (ose te pakten e thone) nxjerrin te reja! Si i bie qe duhet me ja kerku duke u zvarrit me na heq vizat?
Nuk e thone dot ne menyre te drejteperdrejte qe nuk na duan por vazhdojne tallin menderen duke na vendosur pika per te permbushur dhe duke thene qe duhet te luftohet korrupsioni. Kur keto fjale ta thone persona nga shtetet PIGS te BE te iken zari edhe me teper sepse te kujtohet se cfare fryrjesh i kane bere te dhenave keto shtete per te qene pjese dhe se prej tyre e gjithe BE eshte nje thike me dy presa.
Pastaj kur shprehet edhe Hollanda kunder kupton qe po su bene te gjithe torre, nuk ke shonc me pase pelqimin e hollandezeve.
Mire qe solidarizohen me ne politikanet e shteteve qe po votojne kundra dhe jane edhe te bindur qe Shqiperia do ja arrije nje dite te levize lirshem ne BE...diku rreth vitit 3452...mos ta flasim per anetaresim sepse rrezikon te futemi kur BE te shperbehet.
Nuk them qe jemi ne nje gjendje te mire politike por nuk mendoj qe jemi aq keq sa per te mos merituar levizjen e lirshme ne Europe.


  Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 1477 1478 1479 1480 1481 1482 1483 1484 1485 [1486] 1487 1488 1489 1490 1491 1492 1493 1494 1495 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.