Forumi Horizont Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 140 141 142 143 144 145 146 147 148 [149] 150 151 152 153 154 155 156 157 158 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga Fajtori datë 05 Tetor 2010 - 06:04:

Fije per pe si lidhet mafia me politiken

Per here te pare vertetohen lidhjet e politikes me mafian. Edhe raporti i sherbimeve sekrete shqiptare theksonte para dy muajsh se politika po kapet nga mafia.

TIRANE- Pas arrestimit të mafiozit italian, Albino Prudentino në Shqipëri, Prokuroria e Vlorës ka nisur sekuestrimin e pronave të tij në Tiranë dhe Vlorë. Mësohet se pasditen e sotme është vënë në zbatim urdhri i prokurorisë së Vlorës për sekuestrimin e resortit “Muza Park” në Mullet të Tiranës, ish resorti "Artur", si dhe restoranti në pronësi të eksponetit të organizatës “Sacra Corona Unita” në Vlorë i njohur si “Piazza Italia”.

Albino Prudentino u arrestua pak ditë më parë në një nga lokalet në pronësi të tij në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Arrestimi i 59 vjecarit lindur në Ostuni (Brindisi) është kryer në kuadër të një operacioni të gjerë ndërkombëtar të emërtuar “Calipso” për vënien para drejtësisë të pjesëtarëve të organizatës me karakter mafioz, “Sacra Corona Unita.

Ndaj Prudentinos, i cili njihet si njëri prej drejtuesve të organizatës kriminale mafioze "Sacra Corona Unita", Gjykata e Leçes në 20 shtator të këtij viti, ka lëshuar urdhërin e arrestit për "bashkëpunim kriminal i tipit mafioz", "trafik droge", si dhe "grabitje në rrethana rënduese", vepra të parashikuara nga Kodi Penal Italian.
Prudentino rezulton të jetë pronar i dy lokaleve luksoze me emër në zonën e Ujit të Ftohtë, ( zonë mjaft e frekuentuar në qytetin e Vlorës) një pasticeri dhe tjetra restorant ndërsa planifikonte të hapte dhe një kazino me lojra elektronike.

Albino Prudentino, një nga figurat e njohura të Mafias italiane, njihet për kontrabandën e cigareve, dhe kohët e fundit edhe trafikun e drogës, në bashkëpunim me rrjete të fuqishme të trafikut jo vetëm në Itali, por edhe në Ballkan.

Sacra Corona Unita ishte krijuar nga Giusepe Rigoli, por animafia e shkatërroi gjithë strukturën drejtuese. Grupi u rithemelua dhe mundësonte lidhjen nga njëra anë në anën tjetër të Italisë, për të krijuar korridorin e trafikut, i cili niste nga vendet e Ballkanit, vendet e ish- Jugosllavisë dhe përfundonte drejt Greqisë.

Albino Prudentino dhe djali i tij Angelo rezultojnë të kenë patur lidhje edhe me shtetas shqiptarë në bizneset e tyre. Pak ditë më parë Gazeta Shqiptare zbuloi se e motra e ministres së Majlinda Bregut, Ornela Bregu dhe bashkëshorti i saj Ervis Gjeçaj figurojnë të jenë bashkëpunëtorë të Angelo Prudentinos ( djali i Albinos) në një prej kompanive të tij.

Motra e ministres Bregu, “32-vjeçarja Ornela Bregu, një shoë-girl e njohur e spektakleve shqiptare, është anëtare e Këshillit Mbikëqyrës e kompanisë “Betting System Albania”. Në të njëjtën kompani bashkëshorti i saj, Ervis Gjeçaj mban dy funksione: përfaqësues ligjor dhe bashkëpronar me 20% të aksioneve. 80% e aksioneve të “Betting System Albania” i përkasin bosit të “Sacra Corona Unita”.

“Betting System Albania” u themelua me 12 shkurt 2010 dhe figuron “aktive” në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit. Ajo ka një veprimtari të gjerë që përfshin bingon, llotaritë, lojërat elektronike, llotot sportive, kazinotë etj.

Në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit figurojnë të regjistruara në emër të familjes Prudentino dhe 2 kompani të tjera bastesh “Bet plus” dhe “Casino Italia”.
(e.n/BalkanWeb)


Postuar nga Vizioner datë 05 Tetor 2010 - 10:15:

Shqiperia eshte shnderruar ne nje Kolumbi+Sicili+Afghanistan!

Fatkeqesi!

Cdo gje eshte e pashprese. Me te vertete, atje duhet nje Revolucion i gjithanshem (edhe pse Revolucionet nuk jane gjithmon paqsore) por, Shqiperia ka nevoje per nje te tille, per nje spastrim Radikal. Ndryshe, anarshia qe ka mberthyer Shqiperine, cdo dite e me shume, do te beht vendi me i rrezikshem ne Europe!


Postuar nga AngelDevil datë 05 Tetor 2010 - 13:00:

Vdiq Pitkini


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 06 Tetor 2010 - 12:52:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Vdiq Pitkini



R.I.P.


Postuar nga misterioz datë 06 Tetor 2010 - 20:33:

Njeriu qe me ka bere te qesh me lot ne femijerine time .Filmat e tij i kam pare me dhjetra here dhe gjithmone qeshja.Filmat e Pitkintit dhe ato ku luante Stan Laurel dhe Oliver Hardy ose i "Holli me te Trashin" siç i thoshim ne atehere mezi i prisja.


Postuar nga NS-6 datë 07 Tetor 2010 - 02:49:

Angry

Po lexoja shkrimin e meposhtem tek gazeta "Shekulli" nje shkrim me daten e sotme:

Në seancën e sotme plenare të Parlamentit Evropian u diskutua për heqjen e regjimit të vizave për Shqipërinë dhe Bosnjen. Në fjalën e saj eurodeputetja, Tanja Fajon tha se të dyja vendet kanë përmbushur të gjitha kriteret, dhe në rast se do të liberalizohen vizat, do të jetë një mesazh politik pozitiv.


Ndërsa Komisionerja për Çështjet e Brendshme të BE, Sesilia Mallmstrom, u shpreh se procesi ka qenë një përpjekje e përbashkët e Ballkanit Perëndimor dhe BE-së. Ajo tha se mbështet heqjen e regjimit të vizave, jo vetëm si një mesazh politik por edhe si një mundësi që u jepet vendeve të Ballkanit për të njohur Bashkimin Evropian.


Mellmstrom, shtoi se të gjitha kushtet janë përmbushur me përjashtim të disa gjërave të vogla. Qeveritë e këtyre vendeve duhet tu tregojnë qyetarëve të tyre se cfarë do të thotë liberalizim i vizave.


Në diskutimin e tij eurodeputeti holandez Van der Stoe tha se nesër do të votojë kundër heqjes së regjimit të vizave për Shqipërinë. Shqipëria është pjesë e Konferencës Islamike, si dhe është një ndër vendet më të korruptuara në Evropë, atëherë pse duhet t'I liberalizojmë vizat një vendi tërësisht të korruptuar.


Në diskutim deklaroi votën kundër edhe eurodeputeti italian Mario Borghezio


Eurodeputeti belg Claeys, u shpreh gjithashtu kundër heqjes së vizave. Ai tha se Shqipëria ka lidhje me krimin e organizuar, nuk mund të fusim krimin në Evropë, tha ai.


Ndërkaq europdeputeti tjetër, Viktor Bostinaru vuri theksin tek kriza politike në Shqipëri, e cila ende nuk është zgjidhur.

-----------------------

Tani hajd e merre vesh kete pune. Nga nje ane te vendosin me dhjetra pika me permbush dhe atehere kur mendon qe jane plotesuar (ose te pakten e thone) nxjerrin te reja! Si i bie qe duhet me ja kerku duke u zvarrit me na heq vizat?
Nuk e thone dot ne menyre te drejteperdrejte qe nuk na duan por vazhdojne tallin menderen duke na vendosur pika per te permbushur dhe duke thene qe duhet te luftohet korrupsioni. Kur keto fjale ta thone persona nga shtetet PIGS te BE te iken zari edhe me teper sepse te kujtohet se cfare fryrjesh i kane bere te dhenave keto shtete per te qene pjese dhe se prej tyre e gjithe BE eshte nje thike me dy presa.
Pastaj kur shprehet edhe Hollanda kunder kupton qe po su bene te gjithe torre, nuk ke shonc me pase pelqimin e hollandezeve.
Mire qe solidarizohen me ne politikanet e shteteve qe po votojne kundra dhe jane edhe te bindur qe Shqiperia do ja arrije nje dite te levize lirshem ne BE...diku rreth vitit 3452...mos ta flasim per anetaresim sepse rrezikon te futemi kur BE te shperbehet.
Nuk them qe jemi ne nje gjendje te mire politike por nuk mendoj qe jemi aq keq sa per te mos merituar levizjen e lirshme ne Europe.


Postuar nga kurt datë 07 Tetor 2010 - 07:55:

NS, nuk kemi njerz te na perfaqesojn ne skenat boterore, dhe ktu jam 100% dakord me raimondin.
kta servilat tane jane mafioza te pashpirt per popullin e tyre, kurse evropianve i pythin bythen.

eshte shume e thjeshte per kryeminstrin tone te japi nje konference te ta shpjegoje tek evropianet qe myslimanizmi shqiptar nuk ka sjedh dhe nuk do sjedhi rrezik ne evrope kurre.
kur krahasojm myslimanet e hollandes dhe te frances ata jane komplet arabik mysliman, nuk duken si ne, nuk vishen si ne, nuk pijn alkol si myslimanet shqiptar, etj etj

evropa eshte vendi me kurve ne bote, i ruhen myslimanzimit shqiptar, por i kane radikalistet mysliman me te tmerrshem qe jetojn brenda ktyre vendeve.
ne holland ja futi shoqi thike rregjizorit pse shau muhametin, kujt mysliman shqiptar i plas per kto gjera...


Postuar nga Fajtori datë 07 Tetor 2010 - 13:01:

Vizat dhe mund te hiqen, por hidhini nje sy pikave me lart. Gati krejt pikat jane te verteta:

1. Shqiperia eshte ne krize politike qysh ne 28 Qershor 2009. Opozita ka kaluar ne greva urie dhe nuk futet ne parlament. Kjo tregon qe Shqiperia eshte politikisht instabel.

2. Shqiperia eshte vendi me i korruptuar ne Evrope. Kete e thone vete shqiptaret qe jetojne atje, pavaresisht se kryeministri genjen per te dale i lare.

3. Shqiperia eshte e lidhur me krimin e organizuar. Kjo eshte evidente ne lajmet e diteve te fundit, ku ministrat rezultojne ne miqesi dhe ortake me kapomafiat italiane. Madje sot mora vesh (jo nga gazetat) se kunati i Majlinda Bregut qe ben biznese bastesh ka bere burg ne Itali dhe kane tentuar ta vrasin dy here ne Shqiperi.
Vec kesaj, lidhjet me krimin e organizuar nuk i thote Evropa, por vete politikanet shqiptare qe po i nxjerrin (me ne fund) bojen njeri tjetrit cdo dite ne lajme. Edi Rama lidhet me Tan leprin ndersa Sali Berisha ka niper dhe mbesa qe punojne per llogari te Damir Fazllic dhe A. Prudentinos. Duke ditur qe djali i Berishes ka ministrine e mbrojtjes si sekretari personale, eshte evidente qe familja e Berishes rrotullohet edhe ne orbiten e pushtetit, edhe ne orbiten e krimit.

4. Shqiperia eshte anetare e konferences islamike, kjo dihet. Futja zyrtare ne organizma me baze fetare tregon se shteti e konsideron veten islamik. Jane apo jo ndryshe myslimanet e Shqiperise kjo eshte pune tjeter. Por te lexosh komentet e shqiptareve dhe perbuzjen qe kane per Evropen nuk tregon ndonje respekt te madh per boten ku duan te hyjne pa viza. Atehere pse duhet t'ia heqin vizat? Qe te dalin neper Evrope dhe te shajen pederastet e Hollandes apo ministrat e Gjermanise? Shqiperia dhe Evropa perendimore jane shume ndryshe, kjo duket.

Megjithate heqja e vizave mund te behet, edhe pse gjithe pikat lart jane te verteta. Bravo ksaj Tanja Fajon qe po lufton per Shqiperine. Shpresoj vetem mos zhgenjehet nga instabiliteti shqiptar qe akoma s'njeh te kaluaren e vet dhe fryhet me krenari rrugesh.


Postuar nga AngelDevil datë 07 Tetor 2010 - 13:10:

Mire e ke bravo Tanja Fajon se sbehet Shqiperia me shqiptare joooo.

Vizat jane 1 proces i mbyllur me sukses tashme shqiptaret do levizin lirshem neper europe njesoj si bythezinjte franceze.


Postuar nga Vizioner datë 07 Tetor 2010 - 14:36:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Vizat dhe mund te hiqen, por hidhini nje sy pikave me lart. Gati krejt pikat jane te verteta:

1. Shqiperia eshte ne krize politike qysh ne 28 Qershor 2009. Opozita ka kaluar ne greva urie dhe nuk futet ne parlament. Kjo tregon qe Shqiperia eshte politikisht instabel.

2. Shqiperia eshte vendi me i korruptuar ne Evrope. Kete e thone vete shqiptaret qe jetojne atje, pavaresisht se kryeministri genjen per te dale i lare.

3. Shqiperia eshte e lidhur me krimin e organizuar. Kjo eshte evidente ne lajmet e diteve te fundit, ku ministrat rezultojne ne miqesi dhe ortake me kapomafiat italiane. Madje sot mora vesh (jo nga gazetat) se kunati i Majlinda Bregut qe ben biznese bastesh ka bere burg ne Itali dhe kane tentuar ta vrasin dy here ne Shqiperi.
Vec kesaj, lidhjet me krimin e organizuar nuk i thote Evropa, por vete politikanet shqiptare qe po i nxjerrin (me ne fund) bojen njeri tjetrit cdo dite ne lajme. Edi Rama lidhet me Tan leprin ndersa Sali Berisha ka niper dhe mbesa qe punojne per llogari te Damir Fazllic dhe A. Prudentinos. Duke ditur qe djali i Berishes ka ministrine e mbrojtjes si sekretari personale, eshte evidente qe familja e Berishes rrotullohet edhe ne orbiten e pushtetit, edhe ne orbiten e krimit.

4. Shqiperia eshte anetare e konferences islamike, kjo dihet. Futja zyrtare ne organizma me baze fetare tregon se shteti e konsideron veten islamik. Jane apo jo ndryshe myslimanet e Shqiperise kjo eshte pune tjeter. Por te lexosh komentet e shqiptareve dhe perbuzjen qe kane per Evropen nuk tregon ndonje respekt te madh per boten ku duan te hyjne pa viza. Atehere pse duhet t'ia heqin vizat? Qe te dalin neper Evrope dhe te shajen pederastet e Hollandes apo ministrat e Gjermanise? Shqiperia dhe Evropa perendimore jane shume ndryshe, kjo duket.

Megjithate heqja e vizave mund te behet, edhe pse gjithe pikat lart jane te verteta. Bravo ksaj Tanja Fajon qe po lufton per Shqiperine. Shpresoj vetem mos zhgenjehet nga instabiliteti shqiptar qe akoma s'njeh te kaluaren e vet dhe fryhet me krenari rrugesh.



Fajtor, Respekt. Te verteta cfare shkruan.
Aq sa te hidhura mund te jene per disa, keto mendime, po aq te verteta jane ne Realitet.

Dhe une, nqse do te kisha te drejte Vote, ne varsi te politikes shqiptare do votoja per Jo ne aspektin e Lirimit te Vizave kurse, persa i perket "Bagtise" = Popullit do te votoja Po!

Korrupsion ka kudo ne Europe dhe ne Bote por, ne Shqiperi ka pershkruar cdo qelize te jetes!
E kam thene dhe e them, Shqiptaret jane komplet te Korruptuar. Jo vetem Politikanet, qe sigurisht, ato jane Rrenjet e Korrupsionit por, cdo Shqiptare!

S'ka Shtet Europian-Perendimor qe te kete Korrupsionin ne cdo damare te jetes.


  Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 140 141 142 143 144 145 146 147 148 [149] 150 151 152 153 154 155 156 157 158 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.