Forumi Horizont Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 1481 1482 1483 1484 1485 1486 1487 1488 1489 [1490] 1491 1492 1493 1494 1495 1496 1497 1498 1499 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga Vizioner datë 07 Tetor 2010 - 14:36:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Vizat dhe mund te hiqen, por hidhini nje sy pikave me lart. Gati krejt pikat jane te verteta:

1. Shqiperia eshte ne krize politike qysh ne 28 Qershor 2009. Opozita ka kaluar ne greva urie dhe nuk futet ne parlament. Kjo tregon qe Shqiperia eshte politikisht instabel.

2. Shqiperia eshte vendi me i korruptuar ne Evrope. Kete e thone vete shqiptaret qe jetojne atje, pavaresisht se kryeministri genjen per te dale i lare.

3. Shqiperia eshte e lidhur me krimin e organizuar. Kjo eshte evidente ne lajmet e diteve te fundit, ku ministrat rezultojne ne miqesi dhe ortake me kapomafiat italiane. Madje sot mora vesh (jo nga gazetat) se kunati i Majlinda Bregut qe ben biznese bastesh ka bere burg ne Itali dhe kane tentuar ta vrasin dy here ne Shqiperi.
Vec kesaj, lidhjet me krimin e organizuar nuk i thote Evropa, por vete politikanet shqiptare qe po i nxjerrin (me ne fund) bojen njeri tjetrit cdo dite ne lajme. Edi Rama lidhet me Tan leprin ndersa Sali Berisha ka niper dhe mbesa qe punojne per llogari te Damir Fazllic dhe A. Prudentinos. Duke ditur qe djali i Berishes ka ministrine e mbrojtjes si sekretari personale, eshte evidente qe familja e Berishes rrotullohet edhe ne orbiten e pushtetit, edhe ne orbiten e krimit.

4. Shqiperia eshte anetare e konferences islamike, kjo dihet. Futja zyrtare ne organizma me baze fetare tregon se shteti e konsideron veten islamik. Jane apo jo ndryshe myslimanet e Shqiperise kjo eshte pune tjeter. Por te lexosh komentet e shqiptareve dhe perbuzjen qe kane per Evropen nuk tregon ndonje respekt te madh per boten ku duan te hyjne pa viza. Atehere pse duhet t'ia heqin vizat? Qe te dalin neper Evrope dhe te shajen pederastet e Hollandes apo ministrat e Gjermanise? Shqiperia dhe Evropa perendimore jane shume ndryshe, kjo duket.

Megjithate heqja e vizave mund te behet, edhe pse gjithe pikat lart jane te verteta. Bravo ksaj Tanja Fajon qe po lufton per Shqiperine. Shpresoj vetem mos zhgenjehet nga instabiliteti shqiptar qe akoma s'njeh te kaluaren e vet dhe fryhet me krenari rrugesh.



Fajtor, Respekt. Te verteta cfare shkruan.
Aq sa te hidhura mund te jene per disa, keto mendime, po aq te verteta jane ne Realitet.

Dhe une, nqse do te kisha te drejte Vote, ne varsi te politikes shqiptare do votoja per Jo ne aspektin e Lirimit te Vizave kurse, persa i perket "Bagtise" = Popullit do te votoja Po!

Korrupsion ka kudo ne Europe dhe ne Bote por, ne Shqiperi ka pershkruar cdo qelize te jetes!
E kam thene dhe e them, Shqiptaret jane komplet te Korruptuar. Jo vetem Politikanet, qe sigurisht, ato jane Rrenjet e Korrupsionit por, cdo Shqiptare!

S'ka Shtet Europian-Perendimor qe te kete Korrupsionin ne cdo damare te jetes.


  Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 1481 1482 1483 1484 1485 1486 1487 1488 1489 [1490] 1491 1492 1493 1494 1495 1496 1497 1498 1499 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.