Forumi Horizont | Gjithsej 15 faqe: « E parë ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] Trego 15 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Puna (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12428)
-Çudi! -tunda kokën. Nënpunësi më pa në sy. -Çudi! Deri dje kishte punë, ndërsa u bë kaq kaq javë dhe..., -ngrita supet si për ta plotësuar fjalinë e lënë në mes.
-Ah, djalë, djalë! Je i ri!.. Dhe ke për të gjetur punë, po,po në ndërmarrjet që kërkon!.. Vetëm shpresën mos e humb!.. Jemi thjesht në një kohë të përkohshme krize. Krizë-lulëzimi!.. -dhe tundi kokën si për të aprovuar vetë ato që thosh.
-Krizë-lulëzimi! –përsërita, duke tundur edhe unë kokën si ai, por duke mbledhur edhe buzët në notë mosbesimi. Rrija si i shastisur, duke bluar me veten. Një pesimizëm më kishte qarkuar si rrjetë merimange. Isha unë në një krizë, në në krizë-pesimizmi. Do të plasja si bombë. Nuk kisha rrugë tjetër. Të gjithë punonin! Punonin dhe fitonin. Të gjithë!…
-Si?.. (Duket se kisha folur me vete.)
-Të gjithë punojnë! -fola duke psherëtirë.
-Dhe ju, edhe ju mund të punoni!.. -dhe burri i zyrës lëvizi letrat që kishte përpara. -Tek Sinqeri…
-Oh! -ngulçova, (vërtet ngulçova). Ai u pre disi. Unë mora zemër, por në të njëjtën kohë edhe u zbuta. Ishte një hov-zbutjeje. -E di zotëri, e di që tek Sinqeriteti kërkojnë punëtorë! E di që tek Devocioni gjen punë! Po ashtu tek Ndihma për të varfërin , tek Rruga për tek Zoti , tek Karakteri , tek Dashuria e ku ta di unë. Por këto nuk janë ndërmarrje, zotëri! (Më pëlqente ta përdorja në të tilla situata fjalën zotëri.) Këto janë disa punishte të vogla, ku punojnë vetëm humbameno që nuk kanë haber nga jeta. Ja, shiheni vetë kush shkon në ’to të puno-jë! Shiheni ku kërkojnë njerzit të punojnë! Të gjithë duan tek ndërmarrjet e mëdha si Gënjeshtra, Mashtrimi, Jeta hipokrite, Tradhëtia bashkshortore, Servili, Seksi i lirë, Mos çaj kokën për asnjë, të cilat paguajnë mirë. Këto ndërmarrje mbajnë sho-qërinë me bukë dhe derdhin kapitale të çmuara në mbarvajtjen e shtetit dhe gjithë shoqërisë, dhe jo ato që më tregoni ju!
Këtu i dhashë fund ligjërimit dhe e dija se tashmë e kishte ai radhën e oratorit. -Ashtu është! Ke të drejtë! Pa këto ndërma-rrjet e mëdha nuk do t’ekzistonin as ato punishtet e vogla, siç i quajte. Ekzistojnë këto, pa ekzistojnë edhe ato. Por… -ai mblodhi përsëri buzët, si për të më shprehur keqardhjen, dhe i dha kokës përpara, -por është një priudhë e shkurtër krize, krizë-lulëzimi, më kupton?-i mëshoi zërit ai. -Pas ndonjë muaji besoj se do të gjejmë diçka edhe për ty, aty ku të dëshirosh.
-Joo zotëri. Thojeni troç, të mos vij më, se u bëra dhe i bezdishëm!
Ai brofi në këmbë në shenjë kundërshtimi dhe si i ofenduar, -gjë që nuk e prisja të ndodhte. Bëri dy hapa drejt dritares dhe, sikur ta kishte bickuar diçka, iu vërsul menjëherë telefonit, si macja minjve. Braf, formoi një numër me pesë të goditura. E po, thashë, e preka më duket! Jo ç’ne, i fola vetes. Ishte këmbngulja ime që po i krijonte besimin, se unë kërkoja vërtet të punoja e ti jepja kësaj shoqërie. Si për ta lënë të qetë, i bëra shenjë se po prisja jashtë derës. Ai, duke pritur hapjen e linjës në krahun tjetër, më bëri gjithashtu një shenjë se mund të rrija. Megjithatë unë bëra timen duke e lënë vetëm. Ashtu turbullt dëgjova mbrapa derës se ai diçka po fliste. S’ kaloi më shumë se një minutë, kur një fishkëllimë e tij më dha të kuptoja se mund të hyja brënda.
Ishte diçka… si ta them… nënpunësi i zyrës po më vështronte drejt e në sy. Më vështronte e më vështronte sikur unë të isha çlirimtari. -Ke fat qerrata!- mu drejtua, ndërsa u afrova për tu ulur. -Po, po, ke fat! Hiç mos u ul! Ja ku e ke fletën e punës! Siç e kërkon!
E vështrova me dyshim, sepse mendova që kjo do të ishte ndonjë taktikë për të më ngecur ndonjë nga ato punishtet pa bereqet. Po e zgjasja dorën si me përtesë.
-Hiç mos u frikso! -dhe ma la fletën në dorë. -Mos kij dyshim! Është një ndërmarrje me punë shumë të lehtë dhe që paguan mirë, As ashtu, as kështu.
-As ashtu, as kështu ? -përsërita unë i habitur. Nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë.
-Po, është një ndërmarrje relativisht e madhe, që të hap prespektiva për jetën. Edhe nga rroga do të ngelesh i kënaqur.
Se si më erdhi. Do të doja të filloja në një nga ndërmarrjet e mëdha. Kisha kaq javë dhe muaj që përpiqesha për këtë. Dhe tani… fap, një ndërmarrje e re. Ose ndoshta ishte e vjetër dhe unë nuk dija gjë?!. Fillova të besoj se do të ishte ndërmarrje që nuk paguante mirë. Vetë situata se si ma paraqiti ai: “ke fat qerrata!”, po ma mbushte mëndjen se qe ndonjë ngecje. Të merrja letrën e të zhdukesha…
-Po nëqoftëse është… -por nuk munda të vazhdoj se ai ma kuptoi të gjithë fjalinë dhe më ndërpreu me dorë, si dhe me buzëqeshjen e tij, që e dija se do më shoqëronte derisa të dilja.
-Nuk ka nëqoftëse ! Ti do ta shikosh dhe do ta provosh punën atje. Nuk je i detyruar të punosh kundër vullnetit dhe dëshirës tënde. Në shoqërinë tonë demokratike, çdo njeri është i lirë të punojë ku ai dëshiron dhe ku ai e sheh të arsyeshme, se mund të japë më shumë, pa rënë ndesh me interesat e tij. Atje ku ai është më i aftë. Prandaj, hiç mos e zgjat, për mendimin tim!.. Provoje një herë!..
Vërtet, nuk kisha ç’e zgjasja më!.. Ishte siç thoshte ai. Të filloja njëherë, se nuk humbisja gjë. Edhe emri i saj seç më guduliste përbrënda. As ashtu, as kështu! Duhej të ish ndërma-rrje interesante me perspektivë. -Në rregull! -i fola si një ushtar që bëhet gati për betejë. Ai buzëqeshi dhe, duke më shtërnguar dorën, tundi edhe një herë kokën si për të më dhënë kurajo. Një e rënë në shpatull në formë shoqërore, më përcolli në korridor. Zbrita shkallët e godinës dhe dola jashtë. Me fletën e punës në xhep u nisa drejt ndërmarrjes, ku nuk e dija mirë se ç’punë më priste, por që mundohesha ta mirrja me mënd.
***
Gjithsej 15 faqe: « E parë ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] Trego 15 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.