| Forumi Horizont | Gjithsej 69 faqe: « E parë ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 18 19 20 21 22 23 24 » ... E fundit » Trego 69 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Legalize it!? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16311)
Perseri po gabon i nderuar Fajtor.Ndoshta kjo vera e sivjetme ka ndikuar keq tek ty.
Nderprerjen e ujit dhe te ushqimit te nje komuniteti njerzish ne historine moderne nuk e kam degjuar ndonjehere.A mund te na thuash se ne cilin ligj te ndonje shteti diktatorial e keni lexuar kete denim antinjerezor?Ka qene shume heret ,gjysma e pare e shekullit te kaluar kur Sicilia u be qender e mafies nderkombetare,ku kontrabandohej,droge arme e qenie njerzore,vriteshin mijra te pafajshem,sfidohej shteti,por shteti italian nuk beri ndonjehere ndalimin e ujit dhe te bukes per komunitetin ishullur.Nje veprim te till nuk e kishin bere as fashistet dikur ne WW2.
Femijet e vegjel te nje krimineli nuk jane pergjegjes ose fajtor per krimet qe kryen babai i tyre.Eshte antinjerzore e genocidale te godasesh me rakete e te marrsh jeten disa te pafajshmeve.
Ne bote kane ndodhur qe policia apo forcat speciale kane bere c'eshte e mundur te shpetojne femijet dhe gruan e kriminelit, te cilet nuk mund te pergjigjeshin per vrasjet apo krimet e cdo natyre qofshin te kryera prej tij.Ne ndonje rast edhe e kane lene te lire per momentin, per te shpetuar te pafajshmit.Asnjehere nuk kane menduar t'i godasin me raketa e me topa sic mendon ti te godasesh shtepite e kriminelve lazo.Vrasje kolektive ne kohet moderne kane bere kriminelet millosheviciane ne Bosnje e Kosove,por atehere ka qene lufte.Edhe lufta ka ligjet e saj dhe ata qe i shkelin ato denohen per genocid.
Ti ke te drejte vetem per dicka;lazot nuk duhen lejuar qe te sfidojne shtetin.8 vjet sheti i te majteve nuk u fut dot atje,por jo me shume se 30 dite me pare policia e shtetit korri dhe dogji gjithe bimet e kanabisit ne Lazarat dhe asgje nuk ndodhi.Edhe ata kriminele qe gjuajne me arme shtepite e fshatarve te minoritetit ose te qytetarve te Gjirokastres duhet te japin hesap para togave te zeza,por jo t'i denojme ne menyre kolektive.Konfliktet zgjidhen gjithmone brenda ligjeve ,duke respektuar te drejtat njerezore.Kthjellohu dhe analizoi budallalleqet qe ke shkruar!
| Gjithsej 69 faqe: « E parë ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 18 19 20 21 22 23 24 » ... E fundit » Trego 69 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.