Forumi Horizont Gjithsej 129 faqe: « E parë ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 18 19 20 21 22 23 24 » ... E fundit »
Trego 129 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- C'mendim keni ne lidhje me veprimin e vajzes? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17140)


Postuar nga Deb* datë 04 Gusht 2009 - 00:04:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Akuzohet nje zezake se therret policine?

Cfare duhet te bente? Ti kthente shpullen te emes?

Apo te pranoje shpullen dhe te edukoje kalamajte me gjyshen qe godet mamin?


Une e pergezoj ate zezaken, ka bere veprimin me civil qe ekziston. Te ishte ndonje shqiptar do ja kishte kthyer ne grusht (jo shpulle).

Qe prindi te qelloje femijen 22 vjeç domethene se ka diçka qe nuk shkon. Sigurisht qe marredheniet ne familje nuk spjegohen kaq thjeshte, por thirrja e policise fut shtetin ne valle, tamam aty ku shqiptaret do i zgjidhnin punet vete (se kane turp), per te perfunduar si ato lajmet qe postova.

Shteti dhe familja jane polet e kunderta te shoqerise. Sa me e forte te jete njera aq me shume dobesohet tjetra. Eshte mentaliteti yne klanor qe mban jashte shtetin per ti dhene fuqi te pamerituara familjes. Ndoshta nje familje e shendetshme s'ka nevoje per nderhyrjen e shtetit, por nje familje e shendetshme nuk perdor dhune fizike ne moshen 22 vejçare.

U zgjata


Fajtor, ta degjoje si e shante mamane ne tel. ajo me fjalet nga me te ultat, te linte te kuptoje qe dicka nuk shkonte tek vajza. Ne vend te me vinte keq per vajzen, po me vinte keq per te emen. Dy metro goce, 80 kile, e shante, ulerinte ne tel si femer rrugesh.
Nuk do ta beja kurre nje gje te tille. Do largohesha nga familja te jetoja me vec nese pretendoja se nena abuzonte me mua fizikisht dhe ne ate moshe. Ketu se ka problem prindi te te nxjerr nga shtepia qe 18 vjec. Ndersa e ema nuk e nxori ne rruge, edhe pas asaj qe i beri e bija. Normal qe e ka kuptuar qe e teproi me vajzen, po vajza nuk besoj se do kete zene mend. Ketu femijet i njohin shume mire te drejtat e tyre, por kur vjen puna te pergjegjesite i shkelin me kembe si te duan.


  Gjithsej 129 faqe: « E parë ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 18 19 20 21 22 23 24 » ... E fundit »
Trego 129 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.