Forumi Horizont | Gjithsej 77 faqe: « E parë ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 18 19 20 21 22 23 24 » ... E fundit » Trego 77 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Sherbimi mjeksor ne Shqiperi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17818)
Tematika qe eshte hapur eshte mjaft e gjere (urime per temen se desh harrova ) dhe permban brenda shume elemente qe duhen marre parasysh perpara se te gjykohen mjeket dhe sistemi mjekesor. Ne disa raste faji eshte i tyre por ne disa raste te tjera, eshte thjesht nje efekt indirekt i asaj qe eshte ndertuar.
NESE KA NDONJE GJE QE MUND TE RRENOJE (SIC EDHE MUND TA NDERTOJE) NJE SISTEM SHENDETSOR AJO ESHTE POLITIKA!
Cdo organizim i sistemit mjekesor fillon me nje aprovim politik dhe pastaj aplikohet. Cdo projekt, cdo ndryshim, cfaredo ideje qe mund te hidhni, do kerkoje nje aprovim nga ata individe qe drejtojne (qofshin shtangista, qofshin mjeke, qofshin basketbollista, qofshin topmodele, qofshin humorista, qofshin "shpirta motrash" , qofshin mercenare, qofshin ca te duan).
Te organizosh nje sistem mjekesor qe te sherbeje ne kohe te gjate, kerkon nje stabilitet politik dhe kompetenca, por cfare mund te organizohet ne nje shtet qe kur nderron qeverite, nderron edhe pastruesit e institucioneve! Te mos flasim per kompetenca sepse nje nder ministrat e mjekesise me duket se e kemi pase me 8 klase shkolle! Efektet e ketyre problemeve? Organizim i keq, mungesa ilaçesh, mungesa aparaturash, probleme me mjeket, nje sherbim i keq! Por efekti me i keq eshte qe nuk mund te besh asnje projekt qe mund te shkoje me teper se 4 vjet sepse ekziston mundesia qe sapo te nderrohet qeveria ti te shpallesh "tradhetar" sepse ke punuar me qeverine tjeter dhe te hiqesh ose ose ne rastin me te mire te marresh komentin "po une cfare fitoj?" (kete pergjigje ja ka dhene nje person drejtues nje mikut tim kur ky i fundit kerkoi te hapte nje qender per fibrozen cistike ne shqiperi dhe te sillte mjeket nga Italia! Projekti falimentoi! ) Thene keto, fare thjeshte ti qe lexon, mund te ndalesh ne kete pike sepse vazhdimi i ketij shkrimi nuk do te te thote asgje te re por vetem do analizoje keto qe thashe me siper dhe se cfare do kishte ndryshuar nese ky element do te funksiononte sic duhet.
Duhet te kemi parasysh qe deri rreth viteve 80-85 kemi qene afersisht me nje ritem me shtetet e tjera per sa i perket kualitetit te sistemit mjekesor dhe se gjithe problemet filluan pasi qe shteti u fut ne krize. Edhe sot kemi mjeke qe njihen ne mbare Europen (ndonjeri prej tyre ndoshta nuk te merr persiper pa i lene te pakten 1000 euro, po hajd mo) qe e kane marre edukimin ne ate periudhe. Keshtu qe te thuash qe nuk kemi mjeke te afte, nuk me duket e drejte. Por mendoj qe keto mjeke kane pasur mundesine te marrin nje edukim te duhur dhe kane gjetur nje fare ambienti qe deri ne ate periudhe te lejonte "Tarrasi". Duhet thene ama qe brenda mundesive qe ka pasur, sistemi mjekesor ne ate kohe ka pasur nje fare rregulli! Nuk po them qe ishte i plote per nga menyra si ishte ndertuar por siguronte gjerat baze qe i nevojitej popullsise.
Nje pike tjeter e rendesishme eshte qe politikat shendetsore duhet te shihen edhe ne baze te potencialit qe ka shteti. Kur kemi nje shtet qe e ka PIL-in sa shpenzimet e finales se futbollit amerikan, nuk eshte qe mund te kerkojme edhe shume prej ketij shteti por te shihet se si mund te perdoren ne menyre sa me efektive keto burime! Edhe ne kete pike, nga momenti i aprovimit te ndonje fondi deri ne momentin e zbatimit, e kane "lemuar" disi keshtu qe leket qe mberrijne ne fund nuk mjaftojne me blere as nje cope te aparaturave a ilaceve. Efektet? Kushdo qe vjen me nje projekt dhe me nje fond te duhur, do ta gjeje veten qe fondin do ta menaxhojne ujqerit dhe ne fund nuk do behet asgje. Ngelim akoma me aparatura te gjenerates se pare qe te japin rezultate qe nuk hyjne ne pune ne klinike (kam pare radiografi "te djegura" nga rrezatimet dhe me kane thene qe jane bere ne laboratoret me te mire qe jane ketu).
Nje pike tjeter qe ka rendesi eshte kontrolli i shtetit mbi sistemin shendetsor! Duhet te kryhen kontrolle ne sistemin mjekesor, ne cilendo pike te ketij sistemi Komenti yt qe po lexon kete shkrim eshte alla shqiptarce : "futja pordhes kot"! E them kete gje sepse duhet te kryhen kontrolle per te pare se ku ngec sistemi, ku ka te meta, si mund te rregullohen keto te meta dhe cilat jane mundesite e zhvillimit! Kjo pike humb qe ne themel duke qene se eshte serish shteti qe nese nuk ecen, nuk ka si te krijoje nje institucion qe te beje keto gjera! Efektet? Me ka qelluar te blej amoksiciline dhe mu dhane dy alternativa : ilac grek dhe ilac italian. diferenca ishte 15.000 leke!!!! si eshte e mundur qe i njejti princip aktiv me keto diferenca? a e justifikon kjo diference ne cmim kete gje? Me ka qelluar qe mjeku dhe infermieri nuk te prek me dore te afermin nese nuk i jep leke sy per sy, me ka qelluar te shoh qe ne terapi intensive nuk kryhen analiza gjaku sepse "jane shpenzime", ashtu sic me ka qelluar qe kryerja e nje analize te vetme te kushtoje edhe me teper se 500 euro.
Per momentin po ndalem ketu por kam edhe ca fjale te tjera ne te ardhmen mbi centalizimin e mjekesise ne Tirane, sistemin e ri te mjekut te familjes,cili sistem eshte me i pershtatshem per Shqiperine, mjekesia ne universitet, mjeket si individe etj etj dhe ne fund Shqiptarin vete (qe po nuk i erdhi shpirti ne fyt nuk shkon me bere nje vizite por kur ngelet ne kete pike te kryp koken me leke vetem e vetem qe ta sherosh)....qenka bere vone per sonte!
p.s: Enigem ur turn per komente! Dashje pa dashje me ktheve ne kete zone :p
Gjithsej 77 faqe: « E parë ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 18 19 20 21 22 23 24 » ... E fundit » Trego 77 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.