Forumi Horizont Gjithsej 62 faqe: « E parë ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 18 19 20 21 22 23 24 » ... E fundit »
Trego 62 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Prezantimi i Anëtarëve të Forumit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=251)
-- Ju pershendes! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18560)


Postuar nga robert datë 17 Shkurt 2012 - 17:38:

Jo besa Xhunior, ti arrite vertet te terheqesh vemendjen e disave, por jo per ato qe te kan' ndodhur, por per ato qe neve (te pakten une) nuk kuptojme nga shkrimi yt. E kam fjalen me shume per shkrimin e pare, sepse ne te dytin shton disa gjera, keshtu tregon me teper kush je; por akoma jo ku qendron problemi (apo problemet).
Kete problem qe ti ngren ketu, mospelqimi i marteses nga nje familje kristiane per shkakun se dhendri eshte i fese (apo besimit) mysliman, -neve ne Shq. nuk e njohim kete problem. Por nejse, kemi 20 vjet ne emigracion dhe ndoshta disa gjera mund te kene marre per mbrapsh aty, keshtu qe edhe mund te kete ndonje tek-tuk familje qe refuzon martesen e femijve per shkak feje!?
E dyta, une nuk e kuptoj (dhe besoj asnjeri nuk e kupton), qe midis dy familjeve, (ne kundershtim me ato qe thua ti), paska ekzistuar nje fare komunikimi normal, perderisa i ati vajzes paska ardhur te takoje e te bisedoje me vllain tend dhe, panvarsisht ketij komunikimi deri diku normal, vellai yt i hyka ne dru pabesisht nje burri me te vjeter! Perse e paska rrahur vjerrin? Pse ishte kunder marteses? Apo nga ana tjeter: perse erdhi ky vjerr te takonte vellane tend? Pra, ngado ta vertitesh muhabetin, kemi aty nje njeri qe vjen ne mirbesim te takoje dike, -sepse dhe nuk ju ka asnje borxh-, te sqaroje nje problem apo kontradikte (qofte dhe familjare), dhe rrihet nga nje i ri; biles ne kete rast nuk eshte veshtire te imagjinohet, qe ky burre do te jete goditur edhe kur ka rene per toke! (Ne kete bote ka plot legena qe godasin edhe kur tjetri ka rene per toke, cfare eshte kunder cdo rregulli grindjeje, te ciles do forme! Meqe dukesh besimtar tek Zoti, pra duhet te jesh i sinqerte, do beje mire ti sqaroje me hapur disa detaje ne shkrimin tend!)
Tjetra gje e pasqaruar eshte kjo fusha e Kosoves! Cdo ky vjerr ne Kosove? Jeni te gjithe nga Kosova? Banoni aty? U qelloi rruga te kaloni ne Kosove? Me fal, por une nuk e kuptoj c'do kjo fushe e Kosoves ne kete grindje mes familjesh me fe te ndryshme, (apo te pakten njera ateiste dhe tjetra myslimane)? Apo mos kemi ketu nje shkrim figurativ, sa per te ndezur diskutimet?
Persa i perket punes se zeze qe ben, pra ne kundershtim me ligjin e shtetit, nuk po zgjatem sepse mund te dalesh tek Kurani dhe te thuash se Zoti nuk ka folur per pune te zeze apo te bardhe, dhe diskutimi nuk ka fund. Pastaj, emigrant hesapi, hallexhi, dhe ne disa raste deliktesh te vockla mbyllet njeri sy.
Ajo qe perben per mua impenjimin kryesor ne komentin tim, eshte ajo deshira jote qe dhe nusja te kthehet ne besimin tend, por me deshire dhe jo me nxitje kryenece nga ty. Kete teori une e kam degjuar direkt nga goja e shume te njohurve myslimane. Por ajo qe me habit eshte se nuk kam pare deri me tani qofte dhe nje rast te vetem nga keta respektues te medhenj te deshirave te gruas, ku gruaja te jete pa shami ne koke! (Sinqerisht ta them, per mua nuk perben shamia ne koke problemin, prandaj nuk ta kam ketu qellimin e komentit.) Ketu dua te them, se nuk do jete e larget dita kur edhe nusja jote do vendosi shamine ne koke, dhe ti do pretendosh akoma me tej se kjo qe deshira e saj! Apo beson ti, se do jesh ti i pari revolucionar mes myslimanve praktikante te fese, i cili (dhe i vetmi) qe bashkjeton me nje grua pa shami ne koke?!


  Gjithsej 62 faqe: « E parë ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 18 19 20 21 22 23 24 » ... E fundit »
Trego 62 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.