Forumi Horizont | Gjithsej 68 faqe: « E parë ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 18 19 20 21 22 23 24 » ... E fundit » Trego 68 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Referendumi Per Bashkimin Kosove+shqiperi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18714)
(vazhdim) Tani, që dhe komuniteti shqiptar i atyshëm, i cili në dekadat e fundit ka përbërë rreth 30 përqind të të gjithë popullsisë, është një komponent favorizues dhe stabilizues për këtë shtet, këtë e di dhe bufi. Me fjalë të tjera, (siç e kemi thënë edhe më parë), kjo mund të interpretohet si shitje e këtyre shqiptarve nga të gjitha komunitetet e tjera shqiptare, si shitje nga shteti shqiptar dhe nga ai kosovar, (që kryesisht ky i fundit është i përbërë nga 90 përqind me shqiptarë të Kosovës), -si gjithnjë në këtë rast kemi si parakusht të këtij interpretimi: mungesën e të drejtave të këtyre shqiptarve në shtetin Maqedonas të Ri, sepse pa këtë parakusht, pra nëse shqiptarët aty i gëzojnë të gjitha të drejtat e tyre gjuhësore-kulturore-fetare-juridike si të tjerët, atëhere nuk mund të bëhet fjalë për shitje të tyre nga bashkësitë e tjera shqiptare.
Por ne nuk do diskutojmë këtu se sa të drejta kanë këta shqiptarë në Maqedoninë e Re, për vetë faktin se këto ndarje nuk janë aq të rastësishme apo të dala krejt papritur në shekullin e 20 ose 21. Jo, këto ndarje janë bërë në bazë të një politike të vjetër (200-300) vjeçare europiane, nën preteksin (si gjithnjë) të paqes dhe sigurisë rajonale. Dhe pa të drejtë nuk janë këto plane, sepse e di çdokush me 7 klasë shkollë, që me ndarjen e Maqedonisë mund të ketë përplasje më të mëdha, si p.sh. midis Serbisë dhe Bullgarisë, apo Bullgarisë dhe Shqipërisë, apo Bullgarisë dhe Greqisë, apo Greqisë dhe Serbisë, apo dhe midis Albanisë dhe Serbisë. Përplasje të tilla kanë pasoja më të mëdha dhe më të pa-parashikueshme.
Ne këtu do merremi direkt me faktin e njohur. Pra, kemi pas këtyre komuniteteve të përçara dhe të „ngujuara“ në një shtet të caktuar, shtete të tjerë më të mëdhenj, çfarë në kohën e sotme d.t.th. se kemi kapitale të mëdha në dorë të të tjerve. Kështu, që këto kapitale të investohen, -sepse ato para që nuk investohen nuk quhen më kapitale, por quhen letra pa vlerë-, duhet një farë autoriteti mbi ato territore të caktuara. Përveç kësaj, janë kapitale nga grupime të ndryshme, të cilët janë konkurrentë me njëri-tjetrin. Kështu: kush do investojë dhe si do investojë? Për këtë kapitalet e mëdha kanë laskarët e tyre, të cilët paguajnë lloj-lloj idiotësh me komplekse dhe karrieristë që duan të përfitojnë apo të bëjnë emër, ose futen vetë si favorizues të një apo tjetrit komunitet. Në rastet ballkanike gjinden kollaj këta gjysëm-intelektualë që blihen me çmim të lirë, e të cilët duan të bëjnë emër dhe karrierë, kështu dalin Albinërat, Koçërat dhe Kreshnikat me fjalë populiste dhe nacionaliste, të cilët hiqen lart e poshtë si patriotë, dhe të cilët nxisin kështu shpejt dhe para kohe urat e zjarrit, në mënyrë që që bota të shohi turma të prapambetura, të vetëlavdëruara dhe gjithë besim në vetvete se mund të arrisin gjithshka. (E që këta gjysëm-intelektualë shqiptarë ti përngjajnë bandës prej katër vëllezërve të filmit hollivudian, ne po u shtojmë këtyre treve edhe Abdiun (Baletën), me të njëjtat teza të rrëmbyera).
Historia e shekujve të fundit kjo ka qenë. Janë provokuar konflikte, të cilat kanë çuar në revolta popullore, shumë prej të cilave kanë qenë të përgjakshme, e pastaj ndërhyrja e ushtrisë ka vendosur qetësin. Kapitali ka nisur të investohet, diku ia ka dalë mbanë, diku është tërhequr pas vitesh e dekadash, (Indi, apo dhe Kinë), diku fitimi ka qenë i pjesshëm e diku i majmë.
Kështu, fuqitë e mëdha europiane i vunë kufirin tek thana Gjermanisë, e cila dikur shkonte nga Strasburgu e deri në Konigsberg, sot shkon nga Boni e deri në lumin Odër. Gjetën një Hitler dhe e paguan, i cili nxiti komplekset e inferioritetit ndër gjermanët deri në kulm, dhe e lanë si fillim të bënte çfarë të donte, derisa së fundi i vunë një kufi të ri; -deri para dy-tre vjetësh Gjermania u paguante akoma shteteve të tjerë dëmshpërblimet e luftës së parë botërore. Ato të luftës së dytë botërore kushedi se kur mbarojnë!
Gjithsej 68 faqe: « E parë ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 18 19 20 21 22 23 24 » ... E fundit » Trego 68 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.