Forumi Horizont Gjithsej 79 faqe: « E parë ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 18 19 20 21 22 23 24 » ... E fundit »
Trego 79 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Zona e tifozave (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=241)
-- Maradona apo Pele ??? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2929)


Postuar nga i_lire datë 15 Nëntor 2003 - 11:57:

Se harrova, s'duhet harruar fakti qe Maradona luajti ne kampionatet me te veshtira ne futboll si ai i Spanjes dhe Italise, ku arriti nga sukseset me te medha, po ashtu ishte Maradona qe mbajti gjalle ekipin e Argjentines duke fituar kampionatit boteror. Nderkohe kur Pele luante ne nje ekip me lojtaret me te famshem te historise se futbollit dhe e barazpeshonte lojen me lojtaret e tjere, Maradona luante me nje ekip ku lojtaret ishin emra te panjohur ose jo me eksperiencen e brazilianeve. Ishte Maradona qe mbante mesfushen e Argjentines, ishte po ai qe kishte vrullin e ekipit, tekniken, ishte po ai qe krijonte stemat ne fushe dhe drejtonte gjithe ekipin me levizjet e tij, me qendrimin e tij ne fushe behej trajneri i ekipit. E njejta gje dhe me Napolin ku e mori te gjithe ekipin ne dore duke dhuruar spektakel jo vetem ne fushat italiane, por mbare evropiane. Thote Darke qe Pele ka shenuar me shume gola, por Pele nuk organizoj ndonjehere lojen ne fushe, Pele nuk luajti ndonjehere mesfushore me aftesi sulmi, pra Pele s'ishte nje organizator i ekipit, ku nderkohe Maradona ishte nje i tille dhe nga me te medhenjte e historise. Ja edhe fanellat e Maradones!!!

(Bo sa me zjarr e mora, por me vjen plasja ore me vjen mer Bucs, se flasin si e jema zeqos maje thanes... pa ofendime per njeri - thjesht shaka!)


  Gjithsej 79 faqe: « E parë ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 18 19 20 21 22 23 24 » ... E fundit »
Trego 79 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.