Forumi Horizont Gjithsej 32 faqe: « E parë ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 18 19 20 21 22 23 24 » ... E fundit »
Trego 32 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re e prozes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=338)
-- JEHONA E MALLKIMIT ( nga Daku) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3184)


Postuar nga Klodel datë 10 Dhjetor 2003 - 00:12:

X
Vajza ime ben droge?!-Denit i iku gjaku nga fytyra sapo une nxorra keto fjale nga goja. Po dridhej i teri nga tensioni dhe tavolina dridhej bashke me te.Une ndodhesha ne nje pozite shume te veshtire.Kishte nete te tera qe nuk me zinte gjumi,duke menduar se ç’duhet te beja.Dhe me ne fund vendosa,mora ne telefon te jatin.Mbase kur ta merrnin
vesh do te mendonin se shkaktari isha une dhe nuk u gabova.Deni ne keto momente me shihte me nje terbim te tille saqe thashe se do te me hidhej dhe te me bente copa copa.Isha pregatitur per gjithshka,veç Helena te shpetonte dhe ate mund t’a benin vetem prinderit e saj,siç bene edhe te mite me mua.
-Mbase pergjgjesine e kam une,-thashe pas nje heshtjeje te gjate.Nuk duhet t’a lija te shoqerohej me ato njerez.Heret a vone do ta merrnin ne qafe siç e moren me te vertete.U zume keq kur e pashe te droguar.Desha ta shkepusja nga ai ambjent por ajo eshte teper kokeforte,çfare them,ju e dini me mire se une.Me dhimbte ne shpirt ajo qe pashe.Nuk dija se çfare te beja.Mendova t’ju lajmeroja menjehere por s’kisha guxim.Ndoshta ju do te mendonit qe shkaktari per kete do te isha une.Por tashme i mora parasysh te gjitha dhe jua thashe te verteten.Me vjen keq..me vjen shume keq sepse une e dua…e dua tmerresisht.Dua ta shikoj gjithmone mire e te lumtur,kjo eshte dhe deshira ime me e shtrenjte…akoma nuk mundem t’a pranoj ne vetvete qe ajo beri te njejtin gabim qe bera dhe une.Vetem ju mund ta shpetoni,duhet t’a hiqni menjehere nga ky ambjent,ta mbyllni ne shtepi a ku di une.E rendesishme eshte qe te mos kete kontakt me asnje nga keta zagaret,me asnje njeri…-perfundova duke fshire lotet qe me kishin rrjedhur pabesisht.
-Mire bir..mire..-me tha Deni dhe m’a shtrengoi lehte doren,-..Te faleminderit!..
Ne ato momente u ndjeva shume i lehtesuar,te pakten i ati dinte gjithshka tashme dhe diçka do te behej per Helenen time te vogel.


  Gjithsej 32 faqe: « E parë ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 18 19 20 21 22 23 24 » ... E fundit »
Trego 32 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.