Forumi Horizont Gjithsej 137 faqe: « E parë ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 18 19 20 21 22 23 24 » ... E fundit »
Trego 137 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjuha Shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=122)
-- Ju ftoj te shkruani Fjale te Urta nga krahina apo treva juaj. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3430)


Postuar nga BUCS datë 16 Gusht 2003 - 22:27:

Ja ca te tjera

Kur bie jevgjiti ne kos, lyes edhe by****


Ç'kanë bërë të parët, i paguajnë të pasmit

Ç'të mbjellësh do të korrësh

Çdo e përpjetë ka një tatëpjetë

Çdo fillim ka edhe mbarim

Çdo gjë në vend të vet, çdo punë në kohë të vet

Çdo mësim e ke fitim

Çdo pësim është mësim

Çfarë gatuan atë do të hash

Çka ban baba, e hjek i biri

Çka bën i keqi, s'bën as dreqi

Ç'ke në shtëpi, tregon fëmija, ç'ke në shpirt tregon rakija

Çka mos të duash për vete, mos ia qit vëllait

Çka ndjen zemra, atje të shkon mendja

Çka s'ngop syrin, s'ngop as barkun

Çka ta bën goja s'ta bën armiku

Çka të hedhësh në det, e gjen në krip

Çkull dhëmbin, të të shëndoshet koka

Ç'mund të bëjë një kalë më një karrocë të shkatërruar?

Çon një kashtë e të dalin gjashtë

Çorba e lirë t'i djeg buzët

E bën mizën bullë, qimen tra

E do shiun, por në arën e vet

E drejta ka rrugën e gjatë, por vjen

E dua nipin se do të më marrë hakun me t'im birë

E gjuan gurin dhe e fsheh dorën

E keqja s'ka fund

E keqja vjen me këmbët e kalit dhe ikë me këmbët e breshkës

E keqja vjen shpesh nga ata që janë shumë të uritur ose shumë të ngopur


  Gjithsej 137 faqe: « E parë ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 18 19 20 21 22 23 24 » ... E fundit »
Trego 137 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.