Forumi Horizont | Gjithsej 141 faqe: « E parë ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 18 19 20 21 22 23 24 » ... E fundit » Trego 141 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Grupi A1 (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=231)
-- FK Teuta (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=349)
Mbrojtësi veteran i Teutës komenton ndeshjen me Partizanin në "Niko Dovana"
Xhai: Ndaj të kuqve vetëm fitore
Një nga pikat kyçe në mbrojtjen e Teutës, Markelian Xhai, e ka vlerësuar ndeshjen e radhës me ekipin e Partizanit si një ndeshje tepër të rëndësishme: "Ky takim do të konfirmojë edhe një herë tjetër ambiciet e Teutës në këtë kampionat, për të synuar kreun e renditjes." Sipas mbrojtësit Xhai: "Nëse ekipi luan si në ndeshjen me Vllazninë, do të arrijë ta mposhtë edhe Partizanin, ndonëse të kuqtë janë një ekip që duhet vlerësuar maksimalisht."
Nga ana tjetër, Xhai e shikon ndeshjen me Partizanin si një shans për të afruar në shkallët e "Niko Dovanës" spektatorin e munguar durrsak. "Partizani do të jetë një provë e rëndësishme për Teutën edhe për të afruar spektatorin e munguar në shkallët e stadiumit "Niko Dovana", - shprehet mbrojtësi me përvojë i Teutës. - Lojën e Partizanit e njohim deri diku, - shprehet Xhai, - pasi kemi zhvilluar një takim miqësor në Durrës javë më parë, por në dy takimet e para të kampionatit të kuqtë kanë treguar se janë forcuar dukshëm, çka na bën që të jemi më të kujdesshëm dhe të japim maksimumin gjatë 90 minutave të së shtunës."
Gjithsesi, për veteranin e mbrojtjes durrsake, mbi të gjitha, takimi midis Teutës dhe Partizanit do të jetë një takim që do të dhurojë spektakël, për faktin se ndeshen dy emra të mëdhenj të futbollit shqiptar, që do të kërkojnë të ruajnë kreun e kampionatit, por edhe të shfaqin vlerat e tyre më të mira. Faktin që Teuta, në dy ndeshjet e para të kampionatit, nuk ka pësuar asnjë gol, Xhai e shikon më tepër si meritë të të gjithë ekipit sesa të mbrojtjes në veçanti, që gjithmonë ka qenë në lartësinë e duhur.
Gjithsej 141 faqe: « E parë ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 18 19 20 21 22 23 24 » ... E fundit » Trego 141 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.