Forumi Horizont | Gjithsej 35 faqe: « E parë ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 18 19 20 21 22 23 24 » ... E fundit » Trego 35 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tenis (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=226)
-- Tenis (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3705)
Henin-Hardene tërhiqet nga Antverpi
Zhustinë Henin-Hardene, numri 1 i botës në tenisin e femrave, është tërhequr nga turneu i Antverpit për shkak të problemeve në aparatin e frymëmarrjes. Ky lajm u bë i njohur dje nga organizatorët e turneut. "Ajo nuk do të luajë më. Sapo e mësova këtë nga WTA," - tha organizatori i turneut, Bob Verbek. Kreu i renditjes së turneut do të zhvillonte ndeshjen e saj të parë të enjten ndaj çekes Denisa Çladkova. Asaj iu dha mundësia ta niste me vonesë konkurrimin për shkak të një infeksioni në laring, por duket se riaftësimi i saj në kohë ishte i pamundur. Henin-Hardene do të zëvendësohet në konkurrim nga francezja Stefani Foretz. Në fundjavën e kaluar u tërhoq nga turneu edhe kampionia në fuqi, Venus Uilliams, e cila kishte një dëmtim në gju. Tërheqja e Heninit dhe Uilliamsit kanë bërë që belgia Kim Klijsters të jetë favoritja kryesore për fitimin e turneut.
Gjithsej 35 faqe: « E parë ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 18 19 20 21 22 23 24 » ... E fundit » Trego 35 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.